LIVE UPDATES
Bota

Organizoi protestat anti-izraelite në Universitetin e Kolumbias, arrestohet aktivisti palestinez

Mahmoud Khalil ishte brenda konviktit të Universitetit të Kolumbias të shtunën mbrëma afër Manhatanit, kur disa agjentë të Imigracionit dhe Doganave hynë në ndërtesë dhe e arrestuan atë, tha avokatja e tij, Amy Greer, për agjencinë e lajmeve Associated Press.

10 Mars 2025, 20:45 Nga M.B
Organizoi protestat anti-izraelite në Universitetin e Kolumbias, arrestohet
Mahmoud Khalil

SHBA- Autoritetet federale të imigracionit arrestuan një student palestinez, i cili luajti një rol të rëndësishëm në protestat anti-izraelite të pranverës së kaluar në Universitetin e Kolumbias, sipas avokates së tij. Mahmoud Khalil ishte brenda konviktit të Universitetit të Kolumbias të shtunën mbrëma afër Manhatanit, kur disa agjentë të Imigracionit dhe Doganave hynë në ndërtesë dhe e arrestuan atë, tha avokatja e tij, Amy Greer, për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Avokatja Greer tha se kishte folur në telefon me një nga agjentët gjatë arrestimit, i cili tha se ata po vepronin bazuar në një urdhër të Departamentit të Shtetit për të anuluar vizën studentore të Mahmoud Khalilit. I informuar nga avokatja se zoti Khalil ndodhet në Shtetet e Bashkuara me status të banorit të përhershëm me kartë jeshile, agjenti tha se ata po e revokonin edhe atë.

Arrestimi duket se është ndër veprimet e para të njohura bazuar në premtimin e Presidentit Donald Trump për të dëbuar studentët e huaj, që iu bashkuan protestave në universitete kundër luftës së Izraelit në Rripin e Gazës pranverën e kaluar. Administrata e tij ka pretenduar se pjesëmarrësit humbën të drejtat e tyre për të qëndruar në vend duke mbështetur Hamasin, një organizatë terroriste.

Mahmoud Khalil shërbeu si përfaqësues i studentëve ndërsa ata negocionin me zyrtarët e universitetit për të mbyllur kampin me çadra në pronën e universitetit, një rol që e bëri atë një nga aktivistët e paktë studentorë të gatshëm të publikonin emrin dhe identitetin.

Autoritetet nuk pranuan t'i tregonin bashkëshortes së Mahmoud Khalilit, e cila është në muajin e tetë shtatzënisë, nëse ai ishte akuzuar për kryerjen e një krimi, tha avokatja Greer. Mahmoud Khalil që atëherë është transferuar në një qendër paraburgimi për imigrantët në Nju Xhërsi.

"Nuk kemi qenë në gjendje të marrim më shumë hollësi se pse ai është ndaluar", tha avokatja Greer për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Një zëdhënës i Universitetit të Kolumbias tha se agjentët e zbatimit të ligjit duhet të ttegojnë një urdhër gjykate para se të hyjnë në pronën e universitetit, por nuk pranoi të thoshte nëse shkolla kishte marrë një të tillë para arrestimit të Mahmoud Khalilit. Zëdhënësi gjithashtu nuk pranoi të komentonte rreth arrestimit të studentit palestinez. Departamenti i Shtetit, Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Zyra e Imigracionit dhe Doganave nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare mund të fillojë procedurat e dëbimit të një personi me kartë jeshile për një gamë të gjerë aktivitetesh kriminale, duke përfshirë mbështetjen e një grupi terrorist. Sipas Camille Mackler, themeluese e organizatës Immigrant ARC, që ofron shërbime ligjore në Nju Jork, heqja e statusit të banorit të përhershëm është përgjegjësi e një gjykatësi të imigracionit.

"Kjo i ngjan një veprimi hakmarrës kundër një njeriu që ka shprehur një mendim që nuk i pëlqeu administratës së Presidentit Trump", tha zonja Mackler.

Khalil ishte në mesin e atyre që u hetuan nga një zyrë e re e Universitetit të Kolumbias, e cila ka ndërmarrë masa disiplinore kundër dhjetëra studentëve që kanë kritikuar Izraelin, sipas të dhënave që siguroi agjencia e lajmeve Associated Press. Këto hetime pasojnë vendimin e administratës së Presidentit Trump për shtimin e kontrollit mbi Universitetin e Kolumbias për shkak të veprimeve që qeveria thotë se janë dështim në përpjekjet për të shuar antisemitizmin në kampus. Të premten, agjencitë federale njoftuan se do të pezullojnë 400 milionë dollarë grante dhe kontrata për universitetet.

Akuza kundër studentit Mahmoud Khalil u përqëndrua në përfshirjen e tij në grupin ‘Aparteid Divest’ të Universitetit të Kolumbias, duke pretenduar se ai kishte ndihmuar në organizimin e një "marshimi të paautorizuar" që lavdëroi sulmin terrorist të 7 tetorit 2023 të Hamasit në Izraelin jugor dhe luajti një "rol thelbësor" në qarkullimin e postimeve në mediat sociale që kritikonin zionizmin.

“Janë ngritur 13 akuza kundër meje, shumica prej tyre janë për postime në mediat sociale me të cilat nuk kam asnjë lidhje”, tha Mahmoud Khalil javën e kaluar.

"Ata thjesht duan t'i tregojnë Kongresit dhe politikanëve të djathtë se po bëjnë diçka, pavarësisht nga veprimet e studentëve", shtoi ai. “Është kryesisht një zyrë për të kufizuar fjalimin pro-palestinez.”/ VOA

mahmoud khalil

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj