All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

OSBE: Reforma, gjithëpërfshirëse! Procesi për “zgjedhoren” është parlamentar, Bardhi të marrë pjesë

Për grupimin më të madh të deputetëve demokratë që drejtohen nga Gazmend Bardhi dhe që ende nuk e kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në punimet e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore për shkak se janë në mosbindje civile ndaj shumicës socialiste, diplomatja e sheh si të domosdoshme pjesëmarrjen e tyre

17 Janar 2024, 16:14 Nga Enkelejda mema
OSBE: Reforma, gjithëpërfshirëse! Procesi për
Clarisse Pastory
All - Paragraf - 1

TIRANË- Dy ditë nga ulja e qeverisë dhe opozitës në tryezë për të çuar përpara një prej reformave më të rëndësishme politike, në një intervistë të posaçme për Vizion Plus kryetarja në detyrë e OSBE në Tiranë, Clarisse Pastory thotë se “zgjedhorja” nuk duhet të përjashtojë asnjë faktor politik.

Gjithëpërfshirëse, pikë së pari, do të thotë me bazë të gjerë, do të thotë që të gjithë. Të gjitha partitë politike, por jo vetëm partitë politike – të marrin pjesë, të kenë mundësinë të shprehin idetë e tyre, të bëjnë sugjerime dhe të dëgjohen. Kjo do të thotëgjithëpërfshriëse. Së dyti, po, sigurisht, nuk kam asnjë dyshim që edhe grupi i z. Bardhi duhet të përfshihet njësoj. Mendoj se ju i referoheni çështjes së kryesimit. Për mua, kjo është një çështje dytësore: kryetari kryeson, kryetari organizon punën e komisionit, kryetari nuk vendos vetë për rezultatet. Nuk është as komisioni i posaçëm dhe madje as komisioni i përhershëm, por i tërë parlamenti që voton për ndryshimet. Pra, është një proces parlamentar, ku të gjithë ata që janë në parlament kanë rol.

Për grupimin më të madh të deputetëve demokratë që drejtohen nga Gazmend Bardhi dhe që ende nuk e kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në punimet e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore për shkak se janë në mosbindje civile ndaj shumicës socialiste, diplomatja e sheh si të domosdoshme pjesëmarrjen e tyre.

“Tani jemi në fazën kur, më në fund mund të them, do të fillojë puna përmbajtësore në komisionin e posaçëm, dhe shpresoj vërtet që të gjithë pjesëmarrësit ta përdorin këtë instrument, këtë komision, të shkojnë atje, të marrin pjesë, të bëjnë sugjerime aktive. Do të zhgënjehesha pa masë nëse ata nuk do të merrnin pjesë dhe nëse do ta humbin mundësinë për të bërë sugjerimet e tyre, të cilat jam e bindur që janë të mirëmenduara dhe të mirëmbështetura”

Pyetje: Reforma Zgjedhore gjithnjë ka qenë produkt i diskutimeve, debateve, propozimeve mes mazhorancës dhe opozitës. Mendoni se komisioni bipartizan eshte rruga qe politika, qeveria duhet te ndjekë?

“Nuk është modeli i vetëm apo roli i vetëm. Mendoj se është një model i testuar mirë në këtë vend, por, siç thuhet, për tangon duhen dy vetë. Tani është koha për të gjetur një sistem që plotëson kërkesat e këtij vendi, në këtë kohë, për vitin e ardhshëm 2025.  E di që ka probleme për kryesimin, kush e çfarë. T’ju them të drejtën, mendoj se kjo është paksa jashtë debatit. Paketa duhet të dëgjohet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të jetë sa më konsensuale që të jetë e mundur”.

Pyetje: Nëse qeveria dhe opozita kanë probleme për të bërë një reformë zgjedhore të mirë, roli i OSBE-së do të jetë vetëm teknik apo edhe politik?

“Roli ynë është të dyja. Ne jemi plotësisht të gatshëm, nëse na kërkohet, të ndihmojmë me zgjidhje teknike – pra, nëse njerëzit pyesin si ta zgjidhim këtë, çfarë rekomandoni, cilat janë praktikat më të mira, ne ju ndihmojmë. Po ashtu, jemi plotësisht të gatshëm dhe ofrohemi për të lehtësuar kompromisin politik, nëse na kërkohet. Ne kurrë nuk imponohemi, por nëse na kërkohet që të ulim bashkë njerëzit dhe të përpiqemi të krijojmë kompromis, jemi shumë të gatshëm për ta bërë këtë. Por është e rëndësishme të kemi gjithmonë në mend: ne nuk jemi aktorë, këto janë zgjedhjet tuaja, kjo është reforma juaj zgjedhore. Na përdorni, na thërrisni – ju presim – por mos mendoni se do të zgjidhim gjithçka për ju.”

Marrë nga VizionPlus

osbe clarisse pastory

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj