LIVE UPDATES
Bota

Vuçiç shpall sërish fitoren në Beograd/ OSBE: Trysnia ndaj votuesve minoi procesin zgjedhor në Serbi

Partia Progresive Serbe ka fituar 47 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që koalicioni opozitar Serbia Kundër Dhunës fitoi 23 për qind.

18 Dhjetor 2023, 16:45 Nga a.l
Vuçiç shpall sërish fitoren në Beograd/ OSBE: Trysnia
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Partia populiste e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç fitoi zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale të mbajtura të dielën në Serbi, sipas rezultateve paraprake të komisionit zgjedhor.

Partia Progresive Serbe ka fituar 47 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që koalicioni opozitar Serbia Kundër Dhunës fitoi 23 për qind.

“Lista ‘Serbia nuk mund të ndalet’ me siguri do të ketë më shumë se 127 deputetë. Mbase do të kemi 128, 129 apo 130, varësisht nga rezultati i këtyre zgjedhjeve. Kjo listë do ta ketë shumicën absolute në parlamentin e Republikës së Serbisë”, tha presidenti Vuçiç të dielën në mbrëmje duke shpallur fitoren.

Ndërkohë udhëheqësi i koalicionit opozitar Miroslav Aleksiç tha se rezultati i zgjedhjeve nuk mund të pranohet për shkak të një procesi të manipuluar zgjedhor.

“Ishim dëshmitarë të një abuzimi të paparë të votës sot. Ajo që ndodhi gjatë fushatës dhe më herët – trysnia ndaj votuesve, blerja e votave dhe parregullsi që përdori kjo qeveri - u bënë edhe sot në shkallë edhe më të gjerë, sidomos në qytetin e Beogradit. I sollën njerëzit me autobusë, makina, njerëz që nuk jetojnë në Beograd, shumë prej të cilëve erdhën për herë të parë në Beograd, për të votuar si qytetarë të Beogradit. I mblodhën te salla e sporteve. Kemi prova për ta dëshmuar këtë. Thënë troç: ajo që ndodhi sot nëpër Serbi është diçka që thjeshtë, nuk mund të pranohet si rezultat i zgjedhjeve të lira demokratike,” deklaroi zoti Aleksiç.

Beteja më e madhe mes dy grupimeve politike ishte në Beograd. Ndonëse rezultatet për qeverisjen e Beogradit ende nuk janë shpallur nga autoritetet zgjedhore, sipas parashikimeve të grupeve që vëzhguan zgjedhjet, Partia Progresive e Serbisë e zotit Vuçiç ka fituar 38 për qind të votave në Beograd, ndërsa opozita 35 për qind.

Disa qytetarë në Beograd u shprehën të pakënaqur me rezultatin.

“Jam plotësisht i pakënaqur me zgjedhjet, jam i bindur që një vjedhje e madhe ndodhi në Beograd. Nuk mund të pajtohem me këtë fakt. Policia po mbështet vjedhjen e votës. Nuk mund të pajtohem me presidentin që gënjen, që përkrah vjedhjen, që thotë se transportimi i votuesve me autobusë është i pranueshëm. Jam ende me emocione dhe nuk po mund të mendoj racionalisht. Jam shumë i emocionuar, por kjo është e papranueshme nëse duam të kemi një shtet modern,” tha beogradasi Nikola Marjanoviç.

“Kanë vjedhur më shumë tani se në të kaluarën. Pa mëshirë. Të gjithë e prisnin dhe të gjithë e dinin. Askush nuk njeh ndonjë që voton për Partinë Progresive, por në fund del se ata janë shumica. E meritojmë këtë situatë,” tha një banor i Beogradit që u identifikua vetëm me emrin Dragan.

Nëse rezultatet paraprake konfirmohen zyrtarisht, partia e Presidentit Vuçiç do të ketë shumicën absolute në Kuvendin me 250 vende dhe do ta formojë e vetmer qeverinë e re të Serbisë, pa pasur nevojë për koalicion me partitë e tjera.

Parregullsitë janë raportuar nga vëzhguesit e zgjedhjeve dhe mediat e pavarura. Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë deklaroi të hënën se “trysnia ndaj votuesve, angazhimi vendimtar i Presidentit, si dhe përparësitë e partisë në pushtet kanë minuar procesin zgjedhor në tërësi.” Sipas OSBE-së, këta faktorë krahas njëanshmërisë së mediave “krijuan një fushë të pabarabartë për garë.” Sipas raporteve, serbë nga Bosnja janë dërguar në mënyrë të organizuar me autobusë për të votuar në Beograd, rreth 40,000 dokumente identifikimi u janë lëshuar njerëzve që nuk jetojnë në kryeqytet, ndërkohë që në një qytet verior të Serbisë një ekip vëzhguesish është sulmuar dhe makina a tyre është goditur me shkopinj bejzbolli. Partia në pushtet është akuzuar se ka paguar votuesit apo ka bërë trysni mbi ta.

Presidenti Vuçiç dhe partia e tij i kanë mohuar akuzat.Por sipas analistit politik Zoran Stojilkoviç, zoti Vuçiç ka krijuar një atmosferë të “shantazhit politik” duke paralajmëruar destabilizim politik nëse partia e tij nuk fiton zgjedhjet.

“Presidenti serb Vuçiç luajti rol të madh. Ai thjesht krijoi një atmosferë frike, duke bërë shantazh politik – duke thënë se nëse partia dhe koalicioni i tij nuk fitonte, atëherë ai nuk do të ishte president dhe banorët do të ishin përgjegjës për krizën politike që do të pasonte. Mbi këtë teori kërkoi përkrahje masive dhe e mori, i ndihmuar edhe nga qëndrimi shumë pasiv dhe hipokrit i Perëndimit zyrtar, për të cilët një ‘stabilo-krat’ në pushtet është shumë më i rëndësishëm se vlerat demokratike, dikë që mund ta kontrollojnë, që në teori e kanë në xhep – me një fjalë ‘është njeri i keq, por është i tyre,” tha zoti Stojilkoviç.

Ndër urimet e para për fitoren e zotit Vuçiç erdhën nga Rusia. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov përgëzoi zotin Vuçiç dhe tha se Rusia beson se fitorja e tij “do t’i kontribuojë për zhvillimit të mëtjeshëm të Republikës.” Opozita serbe ka paralajmëruar se do të parashtrojë ankesë zytare dhe ka thirrur protesta popullore./VOA

aleksander vucic

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj