LIVE UPDATES
Bota

Osmani: Gjurmët e krimeve të dhunës seksuale vazhdojnë të rëndojnë jetën e qytetarëve

Ajo i ka bërë këto deklarata më 14 prill, datë në të cilën Kosova përkujton të mbijetuarit e dhunës seksuale nga koha e luftës. Ajo ka thënë se në ditë si kjo, të gjithë qytetarët e Kosovës reflektojnë mbi vuajtjet dhe shprehin solidaritetin me të gjithë ata që kanë përjetuar këtë “tragjedi njerëzore”.

14 Prill 2024, 18:28 Nga N.F
Osmani: Gjurmët e krimeve të dhunës seksuale vazhdojnë
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të dielën se gjurmët e krimeve të dhunës seksuale, të kryera nga ushtria e policia serbe në luftën e fundit në Kosovë, vazhdojnë të rëndojnë edhe sot jetën e qytetarëve, edhe 25 vjet pas luftës.

Ajo i ka bërë këto deklarata më 14 prill, datë në të cilën Kosova përkujton të mbijetuarit e dhunës seksuale nga koha e luftës. Ajo ka thënë se në ditë si kjo, të gjithë qytetarët e Kosovës reflektojnë mbi vuajtjet dhe shprehin solidaritetin me të gjithë ata që kanë përjetuar këtë “tragjedi njerëzore”.

“Shënimi i 14 prillit është më shumë sesa thirrje për drejtësi. Është një deklaratë e fortë e solidaritetit ndërnjerëzor me të mbijetuarat dhe të mbijetuarit, si dhe një kujtim i përhershëm i forcës, guximit dhe rezistencës së tyre në ballafaqim me dhunën”.

Numri i saktë i personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, nuk dihet. Sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo shifër arrin deri në 20 mijë.

Por, sipas të dhënave nga nëntori i vitit të kaluar, vetëm gati 2.000 persona kanë aplikuar për ta marrë statusin e personit të dhunuar gjatë luftës në Kosovë. Prej tyre, statusi u është aprovuar rreth 1.600 personave. Verifikimi i dëshmive të personave që duan ta marrin këtë status - gjatë periudhës nga 27 shkurti i vitit 1998 e deri më 20 qershor të vitit 1999 - bëhet nga Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë. Osmani ka bërë thirrje që secili kriminel të ballafaqohet me veprat që ka kryer.

“Forca e të mbijetuarve të dhunës seksuale në luftën e Kosovës është burim frymëzimi për të gjithë ne. Ata kanë shfaqur rezistencë dhe vullnet të pashoq për të luftuar për drejtësi, pavarësisht vuajtjeve të jashtëzakonshme”.

Ajo ka paralajmëruar se tema kryesore e edicionit të dytë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, do të jetë çështja e dhunës seksuale në kohë lufte. Ajo ka thënë se më 15 prill në Prishtinë do të mblidhen personalitete nga 40 shtete të botës për diskutuar për fuqizimin e rolit të grave në të gjithë sferat e jetës.

“Përveç trajtimit të pasojave të luftës, ndërtimit të sistemeve për të mbështetur të mbijetuarit, fuqizimin e rolit të grave në proceset e dialogut, në forum do të diskutohet edhe siguria klimatike”.

Përveç Osmanit, edhe dy gra të Kosovës, të mbijetuara të dhunës seksuale, kanë folur për rëndësinë e mbështetjes së viktimave të dhunës seksuale. Vasfije Krasaniqi ka rrëfyer për dhunimin që ka përjetuar 25 vjet më parë, dhe lutjet që ua ka bërë forcave serbe që ta vrasin, por që ata nuk kanë pranuar, me arsyetimin se “kështu do të vuash më shumë”.

“Fjalia e dytë ishte ‘mos i trego askujt çfarë të kemi bërë sepse do të vijmë prapë’”.

Shyhrete Sylejmani, e mbijetuara tjetër e dhunës seksuale, ka bërë thirrje që të gjithë të dëgjojnë të mbijetuarit e luftës dhe të përhapin të vërtetat e tyre.

“Muaji prill i vitit 1999 ndryshoi rrënjësisht jetën time dhe të mijëra të mbijetuarve tjerë. Për 20 vite e kam ndjerë të nevojshme të mbuloj në heshtje të vërtetën e dhimbshme, por të harrosh vuajtjet ka qenë e vështirë dhe t’i kujtosh ato edhe më rëndë”.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, ndërsa janë zhdukur rreth 6.000, prej të cilëve rreth 1.600 janë ende të pagjetur. Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi.

Marrë nga REL

vjosa osmani kosove dhune seksuale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj