7 Prill 2024, 18:47
Nga N.F
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Polacit dhe të Abrisë së Poshtme. Osmani shprehet se martirët e dëshmorët e vrarë kujtohen dhe para tyre përulen me respekt ata që ranë në altarin e lirisë.
“Polaci dhe Kosova sot kujtojnë prillin e vitit 1999, kur regjimi gjenocidal i Serbisë në një ofansivë njëjavore, vrau 78 martirë të këtij fshati dhe atyre përreth. Sot i kujtojmë dhe përulemi me respekt edhe për 8 dëshmorët e UÇK-së, të cilët ranë në altarin e lirisë”, ka shkruar Osmani.
“Makineria e regjimit gjenocidal të Serbisë afro dy muaj para kapitullimit të saj, intensifikoi përpjekjet për shfarosjen e popullit shqiptar dhe spastrimin etnik anembanë Kosovës. Më 7 prill makineria vrastare njësoj veproi edhe në Abri të Poshtme, ku u vranë 10 civilë nga Qabiqi,” shtoi ajo.
Presidentja shtoi se duke përkujtuar martirët dhe dëshmorët e UÇK-së, nderohet e kaluara, mbahet gjallë e vërteta dhe se ndalet përkushtimi për sjelljen e autorëve para drejtësisë.
“Duke përkujtuar martirët dhe dëshmorët e UÇK-së, ne nderojmë të kaluarën tonë, mbajmë gjallë të vërtetën dhe se ndalim përkushtimin për sjelljen e autorëve para drejtësisë. Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, përfundoi ajo.
kosove serbi deshmore
Bota
7 Prill 2024, 18:11
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Raportimet e fundit kanë sugjeruar se një seri e mistershme e sëmundjeve nga të cilat ka vuajtur stafi diplo...
Bota
7 Prill 2024, 17:55
N.F
Taravari dhe Osmani
KOSOVË- Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga partitë e koalicionit opozitar, Arben Ta...
Bota
7 Prill 2024, 17:51
h.k
Foto ilustruese
SERBI-Mundësia që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Europës, ka ngritur Serbinë në k...
Bota
7 Prill 2024, 17:48
h.k
Foto ilustruese
BRUKSEL-Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, nuk u përgjigj drejtpërdrejt në pyetjen e gazetarëve q&eum...
Bota
7 Prill 2024, 17:42
h.k
Foto ilustruese
FRANCË-Gjithsej 115 ligjvënës të opozitës franceze i kërkuan presidentit Emanuel Macron të premten t&eu...
Bota
7 Prill 2024, 17:23
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Rusia është akuzuar se ka përdorur sistem të sulmeve të paligjshme me gaz kimik kundër ushtarëve u...
Bota
7 Prill 2024, 17:24
h.k
Foto ilustruese
KOSOVË-Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një Automjet ka përplas dy fëmijë t&e...
Bota
7 Prill 2024, 17:06
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi ku është denoncuar një rast përdhun...
Bota
7 Prill 2024, 16:44
N.F
Foto ilustruese
PORTUGALI- Katër persona në bordin e një varke, përfshirë një fëmijë 12-vjeçar, janë zh...
Bota
7 Prill 2024, 16:27
N.F
Kurti dhe Rama
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti për mes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka pë...