6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Osmani tha po ashtu se gjatë takimit është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në.
SHBA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Shtetet e Bashkuara me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, me të cilin ka diskutuar për sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Osmani tha po ashtu se gjatë takimit është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në.
“Takimi i radhës me ndihmëssekretarin e Shtetit, Jim O’Brien, për të diskutuar për thellimin më tutje të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, si dhe ndërmarrjen e hapave që janë në interes të qytetarëve të Kosovës, integrimit euroatlantik të vendit tonë, si dhe paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin”, shkroi ajo në Facebook.
Osmani po qëndron në SHBA dhe po merr pjesë në disa ngjarje, teksa liderët botërorë janë mbledhur për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Takimi mes Osmanit dhe O’Brien pasi kohëve të fundit SHBA-ja ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për disa veprime të ndërmarra në veri të vendit – të banuar me shumicë serbe – që i ka cilësuar si veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, po ashtu ka deklaruar se SHBA-ja është sfiduar nga kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij në disa aspekte. Ai ka thënë se cilësia e partneritetit mes SHBA-së dhe Kosovës “nuk është ajo që do të shpresonim të ishte në disa nga këto çështje që lidhen me mënyrën se si ai trajton veriun dhe si ai e menaxhon dialogun".
SHBA-ja po ashtu i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të marrin seriozisht dialogun për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë të larta që nga viti i kaluar, kur një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.
Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Përgjegjësinë për sulmin e ka marr Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Serbisë. Së fundi, Kosova ka ngritur aktakuzë për sulmin e armatosur në Banjskë kundër 45 personave.
Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, Radoiçiq cilësohet si “kreu i grupit terrorist”. SHBA-ja dhe BE-ja kanë bërë thirrje që përgjegjësit të përballen me drejtësinë. Në paraburgim në Kosovë ndodhen vetëm tre persona që u arrestuan gjatë sulmit në Banjskë: Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviç dhe Dushan Maksimoviç. Shumica dërrmuese e të akuzurave ndodhen në arrati./ REL
Joe Biden SHBA- Presidenti Biden tha se ishte i sigurt se do të kishte mundur ish-presidentin Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2024 nëse nu...
KFOR KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe Ushtria e Serbisë kanë kryer një patrullë të si...
Joe Biden NEW YORK- Presidenti amerikan, Joe Biden është bërë sërish viral pas gafave të një pasnjëshme të ci...
Trump SHBA- Ish Presidenti Donald Trump u shpreh me një gjuhë të zymtë dhe të trishtuar të mërkurën për Ukrain...
Volodymyr Zelenskyy dhe Joe Biden UKRAINË- Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi më 26 shtator për ndihmën e re ushtarake për U...
foto ilustruese LIBAN- Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kreu i një prej njësive ajrore të Hezbollahut është...
Mira Murati SHBA- Drejtori i kompanisë OpenAI, Sam Altman, ka reaguar pas largimit të Mira Muratit. Altman e ka falënderuar shqiptaren p&eu...
Alice Webb ANGLI- Një nënë e pesë fëmijëve ka humbur jetën kësaj jave në Angli pas një ndërhyrjeje ...
Foto ilustruese MAQEDONI- Më 15 tetor, Shqipëria do të hapë kapitullin e parë të negociatave me Bashkimin Evropian, duke u nd...
Anthony Blinken RUSI- Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken e quajti paralajmërimin e presidentit rus Vladimir Putin për ...