LIVE UPDATES
Bota

Panairi i automjeteve në Detroit pasqyron ndryshimin e strategjive të marketingut

Në këtë sallë, ku për dekada është organizuar Panairi i Automjeteve të Detroitit makinave – këtë vit ka më pak drita… më pak kamera… dhe më pak aksion.

20 Shtator 2023, 23:00 Nga I.A
Panairi i automjeteve në Detroit pasqyron ndryshimin e strategjive të
Joe Biden

SHBA- Sindikata e Punonjësve të Industrisë së Makinave ka organizuar grevë ndaj tre prodhuesve më të mëdhenj amerikan të makinave me kërkesë për rritjen e pagave dhe përfitime tjera. Ndërkohë që negociatat po vazhdojnë, këta prodhues të makinave po reklamojnë modelet e tyre të fundit në Panairin e Automjeteve 2023 në Detroit, një ngjarje vjetore që siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh, ka ndryshuar, për t’iu përgjigjur kërkesave të konsumatorëve dhe teknologjisë së re.

Në këtë sallë, ku për dekada është organizuar Panairi i Automjeteve të Detroitit makinave – këtë vit ka më pak drita… më pak kamera… dhe më pak aksion.

“Nuk është si dikur kur kishte shfaqje të mëdha, të sofistikuara,” thotë gazetari Jeff Gilbert.

Gazetari Gilbert mbulon industrinë e automjeteve për radio stacionin “WWJ” të Detroitit. Ai ka marrë pjesë në Panairin ndërkombëtar të Amerikës Veriore të makinave në Detroit për më shumë se 30 vjet dhe thotë se panairi i këtij viti pasqyron se si teknologjia po ndryshon mënyrën e reklamimit të modeleve të reja.

“Interneti u ka mundësuar prodhuesve të makinave të kenë më shumë mënyra se si t’i prezantojnë makinat, dhe ata e kanë kuptuar se ka ikur koha e zbulimit të markave të reja në një vend të vetëm, prodhimet individuale nuk marrin vëmendjen e duhur,” thotë ai.

Zoti Gilbert thotë se panairi i sivjetëm përqëndrohet më pak në markat ndërkombëtare e më shumë në “Treshen e madhe” amerikane të industrisë së automjeteve – “Ford”, “General Motors” dhe “Stellantis”, pronarit të markave “Chrysler”, “Dodge” dhe “Jeep”.

“Në të kaluarën, njerëzit do të vinin nga tërë bota për të parë modelet e reja. Tani, ‘Toyota’ është i vetmi prodhues që nuk është nga Detroiti dhe që ka ekspozitën e vet,” theksoi zoti Gilbert.

“Nuk shoh të njëjtin efekt joshës si dikur,” thotë specialisti i produktit në "Toyota, John Stemberg.

Zoti Stemberg është specialist produkti pranë prodhuesit “Toyota”. Ai thotë se panairi i Detroitit i mundëson këtij prodhuesi makinash jo vetëm të prezantojë modelet e reja të automjeteve, por të tregojë edhe investimin e tij në tregun vendor amerikan.

“Kemi 10 fabrika prodhimi në Shtetet e Bashkuara. Nga të gjitha makinat ‘Toyota’ që shesim në sallonet tona, rreth 55 për qind, janë të prodhuara në Amerikë,” thotë zoti Stemberg.

Zonja Dawn McKenzie, menaxhere komunikimi për kamionat “Ford”, thotë se prezantimi i produkteve të reja në internet i jep këtij prodhuesi nga Miçigani më shumë liri për t’u përqendruar në aspekte të tjera gjatë panairit, si për shembull provat me kamionin apo makinën elektrike të kësaj marke.

“Po shohim se prodhuesit, në veçanti ne në ‘Ford’, po eksperimentojmë me formatin e panairit, por jo domosdoshmërisht konferencë masive shtypi,” thotë zonja McKenzie.

Ndonëse disa prodhues makinash ende organizojnë konferenca shtypi, zonja McKenzie thotë se “Ford” tani është i përqëndruar tek qindra mijëra blerës të mundshëm në panair.

“Konsumatorëve ende u pëlqen të vizitojnë panairin dhe t’i shohin makinat nga afër, të ulen në to, t’i krahasojnë, sepse ndonëse mund t’i lexosh vlerësimet në internet, asgjë nuk e zëvendëson përvojën që ta përjetosh vet,” tha ajo.

Panairi i makinave i Detroitit është mbajtur që nga viti 1899. Ndonëse zoti Stemberg nga “Toyota” thotë se zbulimi me ekstravagancë i produkteve të reja i takon së kaluarës, panairi në Detroit dhe ngjarje të tjera të ngjashme që mbahen në Shtete të Bashkuara, nuk do të mbyllen.

“Pesëdhjetë milionë njerëz ende vizitojnë panairet e makinave dhe kjo paraqet një mundësi të jashtëzakonshme,” thotë zoti Stemberg nga "Toyota".

Panairi i vitit 2022 në Detroit tërhoqi vetëm gjysmën e vizitorëve krahasuar me vitin 2019 para pandemisë, por organizatorët presin të shohin një rritje të përgjithshme të vizitorëve këtë vit.

Marrë nga VOA

joe biden panairi i automjeteve në detroit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj