LIVE UPDATES
Bota

Panserbizmin "do ta ndalte zgjerimi i NATO-s" në Ballkan

Millorad Dodik nga Bosnje dhe Hercegovina dhe Andrija Mandiç nga Mali i Zi ishin në skenë më 17 dhjetor, kur Vuçiç tha se Partia e tij Përparimtare Serbe i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Serbi.

20 Dhjetor 2023, 15:10 Nga I.A

Panserbizmin "do ta ndalte zgjerimi i NATO-s" në Ballkan

SERBI- Fitorja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është negative dhe e rrezikshme, në radhë të parë për stabilitetin e Bosnje dhe Hercegovinës, por edhe të Malit të Zi dhe Kosovës, sepse ai, përmes aleatëve të tij në këto vende, do ta prezantojë veten dhe Serbinë si lojtarë të vetos në rajon, thotë analisti nga Podgorica, Zllatko Vujoviç, për Radion Evropa e Lirë. Dhe këta aleatë ishin pranë tij në natën kur ai shpalli fitoren në zgjedhje.

Millorad Dodik nga Bosnje dhe Hercegovina dhe Andrija Mandiç nga Mali i Zi ishin në skenë më 17 dhjetor, kur Vuçiç tha se Partia e tij Përparimtare Serbe i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Të dy ata, përndryshe, janë zyrtarë të lartë të vendeve të tjera - Dodik është president i Republikës Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa Mandiq është kryetar i Kuvendit të Malit të Zi.

Pikërisht përmes tyre, Serbia do të përpiqet të ndikojë në politikën e fqinjëve të saj, thotë Vujoviq.

“Këtu e kam fjalën për partinë e Mandiqit, veprimet e Dodikut, por edhe për Listën Serbe në Kosovë. Prandaj, Serbia do të paraqitet si një lojtare e vetos, e cila nëse nuk mund ta kontrollojë dhe menaxhojë procesin e integrimit evropian, mund ta bllokojë atë. Është shumë e rrezikshme për Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën dhe Kosovën”, thotë Vujoviq.

Dodik është udhëheqës pro-rus i serbëve në Bosnje dhe Hercegovinë dhe është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mandiq është udhëheqës i Frontit Demokratik pro-rus, i shpërbërë së voni, dhe me vite ka bërë thirrje për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Mali i Zi. Ai, po ashtu, e kundërshton anëtarësinë e Malit të Zi në NATO.

Burim Ramadani, ekspert i sigurisë në Kosovë, thotë se anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës në NATO, do t’i kufizonte tendencat negative të Serbisë në rajon, e cila, siç shprehet, vazhdon ta promovojë panserbizmin [v.j. ideologjinë e ‘Serbisë së Madhe’] dhe ta kërcënojë qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të mbështetjes për serbët jashtë Serbisë, Beogradi zyrtar përkrah politikisht dhe financiarisht forcat e Dodikut dhe ato të Mandiqit.

Por, Vujoviq thotë se bashkëpunimi i Vuçiqit me Mandiqin dhe Dodikun mund të përfshijë edhe mënyra të tjera ndihme, përveç këtyre.

Ai thotë se rreziku më i madh është shfrytëzimi i votuesve nga vendet tjera për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në vendin ku mbahen - gjë që ndodhi në zgjedhjet e fundit në Serbi.

Ky fenomen, sipas Vujoviqit, nuk është i ri. Në disa palë zgjedhje të fundit në Mal të Zi kanë votuar votues të saporegjistruar nga Bosnje dhe Hercegovina, përkatësisht nga Republika Sërpska, duke ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

“E njëjta gjë është edhe në Serbi. Tashmë në disa zgjedhje, një numër i madh i votuesve nga Republika Sërpska, veriu i Kosovës dhe Mali i Zi shkojnë në Serbi, e regjistrojnë vendbanimin e tyre ilegalisht dhe pastaj marrin pjesë edhe në zgjedhjet lokale në Beograd, të cilat janë shumë të rëndësishme”, thotë Vujoviq.

Sipas tij, bëhet fjalë për “marrje me qira të dyanshme” të votuesve.

“Nga Serbia dhe Bosnja vijnë në Mal të Zi për të votuar, nga Mali i Zi, Kosova dhe Republika Sërpska shkojnë për të votuar në Beograd. Kjo është shumë destabilizuese për rajonin”, thotë Vujoviq.

Ai beson në pretendimet se Mandiq dhe Dodik janë angazhuar për dërgimin e votuesve nga Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina në Serbi.

“Duke i nxjerrë ata pranë vetës kur ka shpallur fitoren, ai ka treguar respekt për ta dhe mirënjohje për kontributin e tyre në rezultatin zgjedhor. Ata kanë sjellë votues në Serbi ose i kanë mobilizuar ata në vendet e tyre për të votuar në misionet diplomatike serbe”, thotë Vujoviq.

Ai, po ashtu, beson se Vuçiq, përveç partitë nga Fronti Demokratik, kontrollon edhe pothuajse të gjithë shumicën parlamentare në Mal të Zi.

Kjo shumicë e ka zgjedhur Qeverinë e Millojko Spajiqit në fund të tetorit të këtij viti. Gjatë negociatave, Vuçiq ka thënë se “Serbia është e interesuar vetëm për të drejtat e 30 për qind të serbëve që jetojnë në Mal të Zi”.

Edhe pse mohon se Beogradi është duke ndërhyrë në regjistrimin e popullsisë në Mal të Zi, Vuçiq vazhdimisht ka folur për rëndësinë e këtij procesi për të përcaktuar numrin e saktë të serbëve në Mal të Zi.

Ish-drejtori i AKI-së, Burim Ramadani, thotë për Radion Evropa e Lirë se zgjedhjet në Serbi kanë treguar se “rrjeti nacionalist” në këtë vend “vazhdon të gëzojë mbështetje të madhe” dhe si i tillë “ka marrë edhe mbështetjen e udhëheqësve serbë në vendet e tjera, përfshirë Bosnje dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi”.

“Nëse shikojmë se si [partitë në Serbi] e kanë bërë fushatën zgjedhore, atëherë vëmë re se bëhet fjalë për panserbizëm. Udhëheqja aktuale, e cila tashmë edhe është konfirmuar, promovon panserbizmin dhe kështu kërcënon sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor”, thotë Ramadani.

Ai shton se panserbizmi, i cili në të kaluarën kishte edhe emra të tjerë, si ‘Serbia e Madhe’ dhe ‘Bota serbe’, tani mund të kalojë në ‘konfederatë të territoreve serbe’, e cila është gjithashtu një lloj kërcënimi për Ballkanin Perëndimor.

Ramadani thotë se një ideologji e tillë mund të ndalet vetëm me zgjerimin dhe praninë e mëtejshme të NATO-s në rajon, si dhe me ndëshkimin e drejtpërdrejtë të udhëheqjes së Serbisë, e cila promovon ideologji të ekstremizmit dhe nacionalizmit.

“Kosova dhe Bosnje dhe Hercegovina duhet t’i bashkohen NATO-s me hapa të përshpejtuar dhe, në të njëjtën kohë, Serbia duhet ta marrë dënimin e merituar nëse vazhdon të promovojë ideologji nacionaliste të panserbizmit, qoftë duke futur në listën e zezë individë të saj, qoftë duke e hequr atë nga [programi i NATO-s] Partneriteti për Paqe, për fillim”, thotë Ramadani.

Ai shton se bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht NATO-ja, është e vetëdijshme për ngjarjet në rajon dhe është i bindur se Serbia nuk do ta ndryshojë ideologjinë e saj aktuale.

“Kështu që NATO-ja do të detyrohet të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu ta ndëshkojë udhëheqjen serbe”, thotë eksperti i sigurisë.

NATO-ja ka nisur ta forcojë praninë e saj në Ballkan, duke dërguar forca shtesë në Kosovë, pas sulmit të armatosur në Banjskë.

Në këtë fshat në veri të Kosovës, grupe të armatosura serbësh kanë sulmuar policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic.

Përgjegjësinë për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulm e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit.

Fakti që Dodik dhe Mandiq ishin në podium pranë Vuçiqit, Millan Sitarski, nga Instituti për Kërkime Sociale-Politike në Mostar, thotë se është përpjekje e tyre për të tërhequr një pjesë të kapitalit politik të presidentit të Serbisë.

“Marrë parasysh se ai është president i Serbisë, ka mbështetjen që e ka dhe ka 11 vjet që është në pushtet, ata shohin në këtë arsye për ta transferuar një pjesë të kapitalit të tij simbolik te vetja e tyre”, thotë Sitarski.

Sipas tij, prania e Dodikut pranë Vuçiqit tregon gjithashtu se ata i kanë përmirësuar marrëdhëniet, të cilat janë ftohur para zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje dhe Hercegovinë në tetor të vitit 2022, kur Vuçiq ka refuzuar ta mbështesë Dodikun dhe ka mbështetur kundërshtarët e tij.

Pavarësisht kësaj, Dodik është zgjedhur president i Republikës Sërpska. Nisur nga kjo, Sitarski beson se ndikimi i Vuçiqit në Republikën Sërpska është më shumë simbolik sesa efektiv - pra, ai “nuk ka arritur që pushtetin dhe ndikimin konkret që ka në Serbi, ta transferojë përtej Drinës”.

“Vuçiq, sigurisht, mund të ndikojë te një pjesë e qytetarëve të Republikës Sërpska. Ai ka bërë përpjekje që edhe në Republikën Sërpska të veprojë si lojtar i pavarur politik, duke themeluar Partinë Përparimtare Serbe (SNS), si ekskluzivitet të SNS-së serbe...”, thotë Sitarski për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se Dodik ka qenë i pari që është zbutur pas ftohjes politike të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Banja Llukës, duke kujtuar se, në maj të këtij viti,

Dodik ka mbështetur publikisht Vuçiqin në një tubim në Beograd. Në atë kohë, dhjetëra mijëra qytetarë kanë protestuar në rrugët e Beogradit, të pakënaqur me reagimin e autoriteteve pas dy vrasjeve masive në Serbi, në muajin maj.

Sitarski beson se ka një rivalitet mes Dodikut dhe Vuçiqit. Megjithatë, mes tyre ka edhe ngjashmëri, si qëndrimi ndaj Kosovës, mospranimi i sanksioneve kundër Rusisë dhe afërsia me Kishën Ortodokse Serbe. Vuçiç dhe Dodik kanë, po ashtu, marrëdhënie të mira me Moskën zyrtare. Dodik është takuar intensivisht me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë dy vjetëve të fundit.

Prej vitesh, ai pretendon se Bosnje dhe Hercegovina nuk është shtet funksional dhe se serbët atje janë të kërcënuar. Ai ka paralajmëruar, po ashtu, shkëputjen e Republikës Sërpska nga Bosnja. Dodik është nën sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për “minimin e legjitimitetit dhe paqes së fituar me vështirësi” në Bosnje dhe Hercegovinë.

Marrë nga REL

aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj