Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
88-vjeçari, i cili u shtrua në spitalin Gemelli të Romës të premten me bronkit, duhet të qëndrojë në spital.
ITALI- Sëmundja e Papës është me sa duket më e rëndë se sa pritej. Mjekët duhet të trajtojnë disa patogjenë në traktin e frymëmarrjes. Qëndrimi i tij në spital mund të zgjatet. Sipas Vatikanit, Papa Françesku vuan nga një gjendje klinike "komplekse”. Analizat kanë treguar një "infeksion polimikrobial të traktit respirator”. Me këtë, mjekët nënkuptojnë se komunitetet bakteriale, që janë të vështira për t'u trajtuar, janë zhvilluar në mushkëri.
Ndryshim i trajtimit, qëndrim më i gjatë në spital
Diagnoza çoi në një ndryshim të ri në trajtim, shpjegoi Vatikani. 88-vjeçari, i cili u shtrua në spitalin Gemelli të Romës të premten me bronkit, duhet të qëndrojë në spital. Trajtimi i tij u desh të modifikohej tashmë të shtunën.
Nuk u dha asnjë afat kohor për shtrimin e tij në spital, por kompleksiteti i simptomave të tij "do të kërkojë një qëndrim të përshtatshëm në spital". Mjekët e urdhëruan të pushonte plotësisht. Papa prej javësh vuan nga probleme të frymëmarrjes dhe një kollë.
Pas një "nate të qetë"
Audienca e përgjithshme e Papës të mërkurën u anulua. Vatikani nuk pranoi të komentojë mbi pneumoninë ose një përkeqësim të përgjithshëm të gjendjes së tij. Papa ishte në humor të mirë, tha zëdhënësi Matteo Bruni para gazetarëve në sallën e shtypit të Vatikanit.
Bruni kishte raportuar më parë se Françesku kishte fjetur mirë dhe kishte kaluar një natë të qetë. Ashtu si të dielën, Papa hëngri mëngjes dhe lexoi disa gazeta. Trajtimet mjekësore do të vazhdojnë.
Papa i dytë më i moshuar në histori
Françeskut i mungon një pjesë e mushkërisë së djathtë që nga një operacion në moshë të re. Në moshën 88-vjeçare, ai është Papa i dytë më i vjetër në histori. Pasardhësi i Benediktit XVI, ai ka mbajtur detyrën që nga marsi 2013.
Prej disa kohësh ishte e qartë se shëndeti i tij po rëndohej. Zëri iu ndërpre disa herë gjatë daljeve publike. Ai pothuajse nuk është larguar nga rezidenca e tij në Vatikan. Ky është shtrimi i katërt i Françeskut në spital që nga zgjedhja e tij në krye të komunitetit global katolik. Françesku është kreu i 1.4 miliardë katolikëve në mbarë botën./DW
Hampton Dellinger SHBA- Administrata e Presidentit Donald Trump iu drejtua Gjykatës së Lartë për të ndërhyrë në p&e...
olaf scholz GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë thirrje të hënën për unitet mes Evropës dhe Shteteve të...
sheinbaum MEKSIKË- Meksika do ta çojë Google në gjykatë nëse hartat e shfaqura për përdoruesit me baz&...
aleksander vucic dhe viktor orban BUDAPEST- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të hënën në B...
volodymyr zelenskyy KIEV- Ukraina nuk do të marrë pjesë në bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre rusë në Arab...
Foto ilustruese SHBA- Kalifornia qendrore ndodhet aktualisht në sezonin e mbledhjes së luleshtrydheve dhe agrumeve. Por disa punëtorë f...
ursula von der leyen PARIS- "Siguria e Evropës është në një pikë kthese", kështu është shprehur në mesazh...
Lavrov RUSI- Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov vuri në pikëpyetje rolin e Evropës në negociatat e paqes për...
olaf scholz GJERMANI- Qeveria gjermane ka deklaruar se është e gatshme të dërgojë trupa për të mbështetur një ...
Takimi RIAD- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio mbërriti (sot) të hënën në Arabinë Saudite për një sër&...