Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shkarkimet, që u bën të ditura nga ministri i Teknologjisë dhe Industrisë, Laszlo Palkovics, u përcollën me kritika ndaj shërbimit meteorologjik nga mediat hungareze të lidhura me Qeverinë.
HUNGARI- Dy zyrtarë të lartë të motit në Hungari janë shkarkuar pasi kanë parashikuar gabimisht reshje të shiut, që nxiti shtyrjen e një shfaqjeje me fishekzjarrë duke shkaktuar përplasje politike.
Ajo që ishte cilësuar si “shfaqja më e madhe në Evropë e fishekzjarrëve” e paraparë të mbahej mbrëmje e 20 gushtit për të festuar Ditën e Shën Stefanit u shty nga Qeveria, disa orë pasi Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë lëshoi një paralajmërim për mot ekstrem.
Atë natë, moti megjithatë ishte stabil, që çoi në shkarkimin e drejtueses së shërbimit të motit, Kornelia Radics, dhe zëvendësit të saj, Gyula Horvath.
Shkarkimet, që u bën të ditura nga ministri i Teknologjisë dhe Industrisë, Laszlo Palkovics, u përcollën me kritika ndaj shërbimit meteorologjik nga mediat hungareze të lidhura me Qeverinë.
Festimet për Ditën e Shën Stefanit duhej “të përshkruante një kronikë të përmbledhur të 1.000 vjetësh nga lindja e Hungarisë së krishterë deri në ditët e sotme, duke u përqendruar në mësimet e vlerave kombëtare”, thuhet në faqen e internetit që ka planifikuar këtë shfaqje me fishekzjarrë.
Festimet, sipas organizatorëve, kishin për qëllim të vinin në pah momentet më të rëndësishme të historisë hungareze dhe “vlerat e rëndësishme kombëtare që po ashtu mund të ofrojnë mësim moral për jetën e përditshme”.
Kryeministri populist i krahut të djathtë, Viktor Orban, ka kërkuar që të promovojë Hungarinë si bastion të mbrojtjes të të ashtuquajturave vlera të krishtera dhe traditave kombëtare. Në këtë kuadër, më 2015, Qeveria e tij ngriti një mur në kufirin jugor për të parandaluar kalimin e qindra-mijëra refugjatëve, që po iknin nga konflikti në Lindjen e Mesme.
Por, Qeveria e Orbanit po ashtu është akuzuar nga Bashkimi Evropian, ku Hungaria është anëtare, për korrupsion, nepotizëm dhe tendenca anti-demokratike.
Pothuajse 100.000 persona kanë nënshkruar një peticion për të kërkuar anulimin e lëshimit të fishekzjarrëve në kohën kur shteti po përballet me krizë ekonomike, por edhe për shkak të luftës në Ukrainën fqinje.
“Në një shtet ku vlera e valutës kombëtare bie çdo ditë dhe çmimet rriten vazhdimisht, nuk ka vend për spektakle të tilla luksoze”, thuhet në peticion.
Shërbimi i meteorologjisë, ndërkaq më 23 gusht ka kërkuar që drejtuesit e shkarkuar të rikthehen në punë, duke argumentuar se Qeveria “injoroi pasigurinë shkencore, të pranuar shkencërisht, lidhur me parashikimet meteorologjike”.
Më 2006, pesë persona u vranë dhe mbi 300 u plagosën në Ditën e Shën Stefanit për shkak të motit të keq. Atëbotë, erërat arritën deri në 100 kilometra në orë në Budapest, teksa 1.5 milion persona ishin mbledhur për të parë nga afër festimet.
Marrë nga REL
Pamje nga ceremonia mortore RUSI- Është mbajtur sot në Moskë ceremonia mortore e vajzës së vrarë të një p...
Blogeri bjellorus, Andrey Byalyauski, është dënuar me dy vjet burgim, me dyshimin qw me postimet e tij në mediat sociale ai ka fyer sundim...
Lija e majmunit ITALI- Një 50-vjeçar italian ka ndërruar jetë teksa ishte me pushime në Kubë. Viktima ësht&e...
Kufi KOSOVË- Ditën e sotme janë mbledhur përballë Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë...
Escobar dhe Kurti TIRANË- I dërguari për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, sot pritet të arrij...
Mauro Petriccione BRUKSEL- Drejtor i Përgjithshëm i Departamentit për Veprimin Klimatik (DG CLIMA) në Komisionit Evropian, Ma...
Kostoja e drithërave, drithërave dhe vajrave është rikthyer në nivelet e fundit RUSI- Gjashtë muaj pasi tanket rus...
SHBA-UKRAINË SHBA- SHBA të martën u bëri thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina, duke thënë se...
Putin RUSI- Rusia i ka dhënë një urdhër guximi pas vdekjes Darya Duginas, vajzës së filozofit ultra-nacionalist me ndiki...
Parashutisti rus Pavel Filatyev RUSI- Justifikimi i Kremlinit për pushtimin e Ukrainës "është një gënjeshtër", ...