LIVE UPDATES
Bota

Parlamenti Evropian diskuton raportet vjetore për Kosovën dhe Serbinë

Në draftin e raportit për Kosovën përshkruhet situata politike në vend, si dhe zhvillimet e fundit, përfshirë edhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE dhe raportet me Serbinë.

9 Shkurt 2023, 12:19 Nga I.A
Parlamenti Evropian diskuton raportet vjetore për Kosovën dhe
PE

BRUKSEL- Komisioni i Politikës së Jashtme i Parlamentit Evropian do të diskutojë në leximin e parë draftin e raporteve për Kosovën dhe për Serbinë. Këto dy raporte janë hartuar nga raportuesit për këto dy vende, Viola Von Cramon për Kosovën dhe Vladimir Bilçik për Serbinë. Në draftin e raportit për Kosovën përshkruhet situata politike në vend, si dhe zhvillimet e fundit, përfshirë edhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE dhe raportet me Serbinë.

Në këtë tekst “mirëpritet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, që reflekton orientimin pro-evropian të qytetarëve të saj dhe përcaktim të qartë gjeopolitik”.

Në këtë mënyrë, Parlamenti Evropian përshëndet aktin e aplikimit që Kosova kishte bërë në dhjetor të vitit të shkuar gjatë kryesimit të Çekisë në Bashkimin Evropian. Tash Suedia, e cila e ka kryesimin e radhës, është duke zhvilluar kosultimet me vendet anëtare për hapat e mëtejmë në këtë proces.

Në draftin e raportit të hartuar nga Viola von Cramon, po ashtu, “mirëpritet marrëveshja e shumëpritur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”.

Sipas planit,liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të nisë më 1 nëntor të këtij viti, nëse deri atëherë hyn në funksion sistemi elektronik i BE-së për autorizimin e udhëtimeve, i njohur me shkurtesën ETIAS, ose jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024. Parlamenti Evropian përsërit edhe kësaj radhe thirrjen për njohjen e Kosovës si shtet sovran nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që akoma nuk e kanë bërë një hap të tillë.

Parlamenti Evropian do të ftojë Kosovën që të vazhdojë punën në reformat e nevojshme për progres në rrugëtimin evropian, ku në veçanti përmendet sundimi i ligjit dhe raportet me Serbinë. Në tekst bëhet thirrje edhe për një angazhim të sinqertë të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës për një dialog, i cili "do të forconte besimin e ndërsjellë".

Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, përsëritet thirrja që të dyja shtetet të angazhohen në frymën e kompromisit për të arritur “një marrëveshje gjithpërfshirëse, ligjërisht obliguese për normalizimin e raporteve, të bazuar në njohjen e ndërsjellë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

Po ashtu, bëhet thirrje edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash në dialog, përfshirë edhe atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në tekstin e draftit të raportit për Kosovën dënohen edhe tensionet në veri të vendit, ndërsa mirëpritet pjesëmarrja e Kosovës në nismat rajonale, si dhe përshëndeten edhe marrëveshjet e arritura në kuadër të Procesit të Berlinit.

Parlamenti Evropian mbështet edhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe planin e vendit për t’u përfshirë edhe në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s. Parlamenti Evropian përshëndet përshtatjen e Kosovës me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë, sidomos dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

Në këtë pikë, në raportin për Serbinë, shprehet keqardhje për mospërshtatjen e Serbisë me qëndrimet e BE-së rreth sanksioneve ndaj Rusisë. Serbisë i bëhet thirrje që të mbështesë këto qëndrime për të dëshmuar se është e orientuar drejt integrimeve në BE. Në veçanti, raporti përmend edhe hapësirën që Serbia u jep disa mediave nga Rusia, për të funksionuar dhe për të shtrirë propagandën ruse.

Në Parlamentin Evropian ka propozime edhe për kushtëzimin e vazhdimit të negociatave të anëtarësimit të Serbisë me BE-në, me mbështetjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Deputetët e Parlamentit Evropian do të kenë mundësi deri me 15 shkurt të dorëzojnë amandamentet e tyre për këto raporte dhe më pas do të votohet për to dhe për raportin në tërësi.

Marrë nga REL

viola von cramon parlamenti evropian

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj