LIVE UPDATES
Bota

Parlamenti Evropian synon t’i shtyjë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë BE-së

Gjatë muajit shtator ka përfunduar procesi i themelimit të delegacioneve përkatëse për raportet me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

5 Tetor 2024, 10:38 Nga r.ll
Parlamenti Evropian synon t’i shtyjë vendet e Ballkanit
parlamenti evropian

BRUKSEL- Parlamenti Evropian është duke vazhduar procedurat e themelimit të komisioneve, delegacioneve dhe strukturave tjera që janë të domosdoshme për punën e tij. Mandati i ri i PE-së nisi në verë, pas zgjedhjeve të fundit evropiane që u mbajtën në qershor.

Në kuadër të procesit të konstituimit janë krijuar tashmë edhe delegacionet parlamentare për raporte me vendet jashtë BE-së, me të cilat ekziston një kornizë për bashkëpunim.

Gjatë muajit shtator ka përfunduar procesi i themelimit të delegacioneve përkatëse për raportet me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Këto delegacione do të jenë përgjegjëse edhe për bashkëpunimin me vendet e këtij rajoni - Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën - në kuadër të strukturave të përbashkëta që parashihen me Marrëveshjet e Stabilizim Asocimit (MSA).

MSA parasheh edhe dimensionin parlamentar të bashkëpunimit, andaj themelohen edhe delegacionet e përbashkëta.

Ato përbëhen nga delegacioni i PE-së për raportet me vendin përkatës në njërën anë dhe deputetët nga parlamenti kombëtar i atij vendi në anën tjetër.

Roli i këtyre delegacioneve është që të diskutohet përmbushja e obligimeve nga MSA-ja nga të dyja anët, si dhe avancimi i vendit drejt integrimit në BE.

Parlamenti Evropian ka qenë gjithmonë mbështetës i fuqishëm i avancimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Këtë e ka shprehur edhe në deklaratat e përbashkëta të delegacioneve ndërparlamentare, por edhe në raportet dhe rezolutat e miratuara nga vetë ai.

Ndonëse ka pasur disa ndryshime në përbërjen e Parlamentit Evropian në këtë mandat, pasi është rritur numri i deputetëve nga partitë e ekstremit të djathtë, shumica e deputetëve të tashëm janë të bindur se nuk do të ketë zvogëlim të mbështetjes për procesin e zgjerimit e as për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ka pasur një interesim mjaft të madh të deputetëve për t’u bërë anëtarë të këtyre delegacioneve, sikur edhe për postet udhëheqëse në to.

Java e fundit e muajit shtator dhe fillimi i muajit tetor u shënuan me një varg takimesh dhe mbledhjesh për t’i zgjedhur kryesuesit e këtyre delegacioneve.

Shef i delegacionit të Parlamentit Evropian për raportet me Kosovën, e po ashtu edhe i delegacionit të përbashkët parlamentar të stabilizim-asociimit, do të jetë deputeti nga Kroacia, Davor Ivo Stier.

Stier ka qenë edhe ministër i Jashtëm i Kroacisë, ndërsa më herët edhe deputet i Parlamentit Evropian.

Me dosjen e Kosovës ai është marrë edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ka qenë shef i Grupit të Partive Popullore Evropiane.

Në mbledhjen konstituive të delegacionit për Kosovën dhe për Bosnje e Hercegovinën, Davor Ivo Stier ka thënë se i gëzohet bashkëpunimit me partnerët nga Kuvendi i Kosovës në avancimin e këtij vendi në procesin e integrimeve evropiane.

“Në Kosovë, Komisioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit ka mbajtur takime të rregullta që nga viti 2016 kur është themeluar. Kemi parë një progres inkurajues në reformat demokratike, zhvillimin ekonomik dhe përpjekjet për ta luftuar korrupsionin. Megjithatë, mbetet një punë e rëndësishme për t’u bërë, sidomos në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që është kyç për stabilitetin afatgjatë të rajonit”, ka thënë ai.

Për secilin vend të rajonit ekziston një delegacion i posaçëm, ndërsa ai për Kosovën është edhe delegacion për raportet me Bosnje e Hercegovinën.

Deputeti Marco Tarquinio, social-demokrat nga Italia, do të jetë shef i delegacionit për Shqipërinë dhe i delegacionit të përbashkët të MSA-së me Shqipërinë.

Shef i delegacionit për Serbinë do të jetë deputeti konservator nga radhët e Partisë Popullore Evropiane nga Qiproja, Loucas Fourlas.

Thomas Waitz, deputet i Të Gjelbërve nga Austria, është zgjedhur kryesues i delegacionit për raportet me Malin e Zi. Për Maqedoninë e Veriut, ndërkaq, do të jetë deputeti i Partisë Popullore Evropiane nga Kroacia, Karslo Resler.

Të zgjedhurit në postet e kryesuesve të delegacioneve kanë paralajmëruar se shumë shpejt do t’i nisin kontaktet me kolegët e tyre nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe me parlamentet nacionale të këtyre vendeve, në mënyrë që të punojnë së bashku në agjendën e reformave.

Deputetët e Parlamentit Evropian presin nga kolegët e tyre në rajon që të jenë maksimalisht të angazhuar në kryerjen e detyrave të tyre, sepse dimensioni parlamentar është jashtëzakonisht i rëndësishëm për përmbushjen e kushteve për progres në procesin e integrimeve evropiane. Kjo, për faktin se në këtë proces nevojiten shumë reforma ligjore dhe të gjitha ato duhet të kalojnë edhe përmes parlamenteve nacionale.

Tani pritet që në Komisionin e Politikës së Jashtme të ndahen edhe rolet e raportuesve për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ata kanë përgjegjësi edhe më të mëdha, sepse i hartojnë dhe negociojnë raportet vjetore për vendet e rajonit, të cilat në fund votohen edhe si rezoluta të Parlamentit Evropian.

Së pari, pritet që grupet kryesore politike të ndajnë mes vete se cilit grup do t’i takojë roli i raportuesit për cilin shtet. Pastaj, grupet do t’i nominojnë kandidatët e tyre.

Në 15 vjetët e fundit, raportuesi për Kosovën ka qenë nga radhët e Të Gjelbërve. Raportuesja e fundit ishte deputetja gjermane, Viola von Cramon - Taubadel.

Të Gjelbërit, sipas burimeve nga Parlamenti Evropian, do të preferonin ta kenë përsëri raportuesin për Kosovën, por meqë ky grupim politik ka shënuar rënie të numrit të përgjithshëm të deputetëve, nuk është ende e sigurt nëse partitë tjera do të pajtohen për një gjë të tillë.

Zgjedhja e raportuesit për Kosovën dhe për vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor pritet të përfundojë para fundit të muajit tetor./REL

parlamenti evropian bashkimi evropian vendet e ballkanit perendimor

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj