LIVE UPDATES
Bota

Parlamenti i Izraelit miratoi reformën e diskutueshme, protestat vazhdojnë

Në parlamentin izraelit të hënën (24.07), u dëgjuan protesta të zëshme të opozitës në drejtim të koalicionit në pushtet, duke thirrur “Turp!”, Turp!”, para se ajo të largohej nga Kneseti.

25 Korrik 2023, 12:07 Nga a.l
Parlamenti i Izraelit miratoi reformën e diskutueshme, protestat
Parlamenti Izraelit

IZAREL- Parlamenti i Izraelit ka miratuar një pjesë të madhe të një reforme të diskutueshme që cënon pavarësinë e gjyqësorit. Vendi para protestave të reja.

Në parlamentin izraelit të hënën (24.07), u dëgjuan protesta të zëshme të opozitës në drejtim të koalicionit në pushtet, duke thirrur “Turp!”, Turp!”, para se ajo të largohej nga Kneseti. Pas largimit të opozitës, koalicioni i kryeministrit Benjamin Netanyahu pranoi me 64 vota (nga 120 vende në parlament) një reformë të diskutueshme të ligjit që do t’u lejonte përfaqësuesve të Knesetit të refuzonin vendimet e Gjykatës së Lartë në lidhje me punën e qeverisë, në rastet kur parlamenti i konsideron ato “të paarsyeshme”.

Sipas opozitës dhe qindra mijëra protestuesve, të cilët protestojnë kundër reformës që nga fillimi i vitit, ekuilibri mes pushtetit gjyqësor dhe legjislativ, një nga themelet e demokracisë moderne, është prishur.

Gjendja e jashtëzakonshme

Presidenti izraelit Isaac Herzog, i cili është përpjekur pa sukses të gjejë një kompromis për çështjen e reformës që ka përçarë kombin për muaj të tërë, tha para votimit në parlament se Izraeli po përballet me “një gjendje të jashtëzakonshme kombëtare”. Se si duket vërtet gjendja u pa edhe në rrugët e Izralit kur dhjetëra mijëra njerëz protestuan kundër vendimit të Knesetit. Ndërsa Netanyahu, i cili doli në parlament vetëm një ditë pasi iu nënshtrua një operacioni në zemër, tha se reforma ishte e nevojshme për të rivendosur “ekuilibrin e pushtetit” në vend.

Ndarjet po shtohen

SHBA, një aleat tradicional i Izraelit, paralajmëroi për pasoja të mundshme disa orë para votimit. Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje të dielën qeverisë që të shtyjë votimin në mënyrë që të gjejë një zgjidhje kompromisi. “Nga këndvështrimi i miqve të Izraelit në SHBA, reforma aktuale ligjore nuk e ka zvogëluar por e ka thelluar përçarjen”, tha Biden. Në të njëjtën deklaratë, ai theksoi se nuk ka arsye për të nxituar miratimin e ligjit. “Fokusi duhet të jetë tek bashkimi, jo tek ndarja”, tha presidenti amerikan në një deklaratë.

Reformat gjyqësore në Izrael u kritikuan edhe nga kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë vizitës së Benjamin Netanyahut në Berlin në mars të këtij viti.

Grevat e mundshme

Herzog, i cili sapo u kthye nga Uashingtoni, vizitoi kryeministrin Netanyahu në spital të dielën. Me atë rast ai tha se qeveria konservatore dhe opozita duhet të tregojnë “më shumë përgjegjësi” në gjetjen e një kompromisi. Lideri i opozitës, Yair Lapid tha se “kombi po shkon drejt shkatërrimit”. Ai akuzoi kryeministrin Netanyahu se është në një “konflikt interesi” kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi, duke aluduar për aferat e shumta dhe procedurat gjyqësore me të cilat po përballet kryeministri 73-vjeçar.

Arnon Bar-David, president i sindikatës më të madhe izraelite Histadrut, njoftoi se do të takohej me drejtuesit e sindikatave të tjera për të rënë dakord për një grevë të përgjithshme në Izrael që do të bllokonte jetën publike dhe ekonomike. “Ose do të ketë përparim me mbështetjen e gjerë të popullit ose nuk do të ketë fare përparim,” tha Bar-David, i cili gjithashtu u përpoq të gjente një zgjidhje për reformën.

Klauzola ku përmenden “vendimet e paarsyeshme” të Gjykatës së Lartë dhe e cila u pranua sot, është pjesë e reformës së përgjithshme në drejtësi, e cila ndër të tjera përmban dispozita që do t’u japin përfaqësuesve të Knesetit ndikim më të madh në përzgjedhjen e gjyqtarëve./DW

proteste ne izrael

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj