11 Prill 2024, 15:35
Nga E. D
foto ilustruese
UKRAIN- Parlamenti ukrainas ka miratuar ligjin për mobilizimin ushtarak që do të rrisë numrin e trupave, thanë dy ligjvënës, përderisa vendi po përballet me problemin e mbushjes së radhëve teksa po vazhdon pushtimi që Rusia nisi mbi dy vjet më parë.
Më 11 prill, për mobilizimin ushtarak votuan 283 ligjvënës në Parlamentin prej 450 anëtarësh, thanë ligjvënësit Yaroslav Zheleznyak dhe Oleksiy Honcharenko.
Një nen për çmobilizim të atyre që aktualisht po shërbejnë në forcat e armatosura është hequr nga ligji dhe kjo lëvizje pritet të shkaktojë zemërim në mesin e trupave ukrainase dhe familjarëve të tyre. Heqja e nenit për çmobilizim nga ligji u mbështet nga 227 ligjvënës.
Projektligji për mobilizim ishte miratuar në lexim të parë më 7 shkurt.
Më 2 prill, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nënshkroi një ligj duke ulur moshën e mobilizimit nga 27 në 25 vjeç.
Ukraina është në gjendje lufte që nga 24 shkurti i vitit 2022, ditën kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar në shkallë të gjerë të shtetit fqinj.
Ish-komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhniy, deklaroi në shkurt se Ukrainës i duhen 500.000 rekrutë të rinj për të forcuar radhët./REL
parlamenti ukrainas
Bota
11 Prill 2024, 15:31
E. D
Dmitry Peskov
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me iniciativën ...
Bota
11 Prill 2024, 15:22
E. D
Foto ilustruese
AUSTRI- Dy persona kanë humbur jetën këtë të enjte nga një ortek pranë resortit austriak të skive ...
Bota
11 Prill 2024, 15:18
S.B
Princi William
BRITANI E MADHE- Princi William është rikthyer në rrjetet sociale menjëherë pasi gruaja e tij Kate Middleton n...
Bota
11 Prill 2024, 15:14
E. D
foto ilustruese
KIEV- Raketat dhe dronët rusë shkatërruan një termocentral të madh elektrik pranë Kievit dhe goditën obj...
Bota
11 Prill 2024, 14:54
M.B
Foto ilustruese
MOSKË– Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) tha të enjten se Shërbimi Special i Anijeve t&e...
Bota
11 Prill 2024, 14:50
N.F
Francezja
FRANCË- Një 34-vjeçare franceze ka thyer rekordin botëror të ngjitjes me litar. Anouk Garnier theu rekordin bot&e...
Bota
11 Prill 2024, 14:45
M.B
Volodymyr Zelensky
VILNIUS- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbërriti në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, të enjten për t&...
Bota
11 Prill 2024, 14:35
M.B
Volodymyr Zelensky
LETONIA- Ukraina dhe Letonia nënshkruan një marrëveshje 10-vjeçare të sigurisë të enjten, që p...
Bota
11 Prill 2024, 14:10
N.F
foto ilustruese
KOSOVË- Banka Botërore ka parashikuar në një raport të enjten rritje ekonomike prej 3.2 për qind kët&eum...
Bota
11 Prill 2024, 13:52
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës (KQZ) ka thënë të enjten se plani i saj për të vendosur kamera v...