Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Sipas parashikimeve, partia PiS nuk do të mund ta formojë e vetme qeverinë, në mungesë të ulëseve të mjaftueshme në kuvend.
POLONI- Partia në pushtet në Poloni, Ligji dhe Drejtësia (PiS) vazhdon të jetë forca më e fuqishme edhe pas zgjedhjeve të së dielës, sipas sondazheve më të fundit. Megjithatë, tri parti opozitare janë duke festuar për mundësinë e formimit të qeverisë së re.
Partia nacionaliste e kryeministrit Mateusz Morawiecki, i ka fituar 36.8 për qind të votave, sipas sondazheve të kryera nga Instituti Ipsos në mbrëmjen e së dielës. Partia opozitare liberale Koalicioni Civil, e ish-kryeministrit Donald Tusk, është renditur e dyta me 31.6 për qind të votave.
Sipas parashikimeve, partia PiS nuk do të mund ta formojë e vetme qeverinë, në mungesë të ulëseve të mjaftueshme në kuvend. Tusk e ka konsideruar veten fitues.
“Nuk kam qenë kurrë më i lumtur për pozitën e dytë. Polonia ka fituar, demokracia ka fituar, ky është fundi i qeverisjes së partisë PiS”, ka thënë ai në mbrëmje.
Lideri i partisë në pushtet, Jarosław Kaczyński, ka thënë se do të presin për rezultatet më të fundit. Formimi i qeverisë në Poloni pritet të marrë shumë kohë. Rezultati përfundimtar nuk pritet të dalë deri të martën.
Partia PiS është përballur me rënie të popullaritetit për shkak të menaxhimit të inflacionit të lartë, për çështjet e migrimit dhe për qëndrimin ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë. Dy javë më parë, rreth 1 milion njerëz kanë marrë pjesë në protestat e thirrura nga opozita, në krye me Tuskun.
Dalja në këto zgjedhje të përgjithshme të Polonisë mund të ketë qenë më e larta ndonjëherë prej rënies së komunizmit më 1989 – 72.9 për qind – sipas zyrtarëve polakë për organizim të procesit zgjedhor./REL
Kyriakos Mistotakis GREQI- Greqia mbajti këtë të diel raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku kandidatët e partisë ...
foto ilustruese IZRAEL- Anëtarët e Këshillit Evropian kanë miratuar një deklaratë që përcakton qëndrimin ...
Antony Blinken EGJIPT- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi se kalimi në Rafah midis Gazës dhe Egjiptit "do të...
foto ilustruese IZRAEL- Sulmet ajrore ushtarake të Izraelit kanë vrarë të paktën 2,670 njerëz dhe kanë plagosur 9,6...
foto ilustruese SHBA- Zyrtarët e lartë amerikanë paralajmëruan të dielën se lufta midis Izraelit dhe grupit militant Hamas mu...
Matteo Salvini ITALI- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Infrastrukturës, Matteo Salvini i njohur si lideri i Lega Nord, kundër e...
foto ilustruese IZRAEL- Selia e paqeruajtësve të OKB-së u godit nga një raketë në qytetin jugor të Naqoura, me...
Vladimir Putin RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin në lidhje me marrëdhëniet me Perëndimin deklaroi në një intervistë p&e...
foto ilustruese UKRAINË- Gjashtë persona humbën jetën nga sulmet ruse në Ukrainë gjatë 24 orëve të fundit, njo...
foto ilustruese KONGO-Të paktën 30 persona u mbytën dhe 167 rezultojnë të zhdukur pasi një varkë u përmbys në ...