LIVE UPDATES
Bota

Partitë e reja politike në Evropë: Manovrat e Kremlinit për të infiltruar agjentët e tij në Parlamentin Evropian

Këto të fundit protestojnë kundër furnizimeve të mëtejshme me armë të Ukrainës, dhe bëjnë thirrje për fillimin e negociatave të menjëhershme të paqes, madje edhe me kushtet që ofron Vladimir Putin. Megjithatë, krijimi i forcave të reja politike në Gjermani, që mbështetin hapur Moskën, rrezikon marrëdhëniet e mira të Berlinit me Uashingtonin.

22 Nëntor 2023, 08:18 Nga a.g

Partitë e reja politike në Evropë: Manovrat e Kremlinit për

“Robert Lansing Institute”

Paralajmërimet tona të mëparshme mbi ndërhyrjen e Rusisë në politikën e brendshme të Gjermanisë, janë konfirmuar tashmë. Administrata presidenciale ruse, ka ngarkuar agjencitë e saj të inteligjencës të forcojnë urgjentisht forcat pro-ruse apo pacifiste në Gjermani.

Këto të fundit protestojnë kundër furnizimeve të mëtejshme me armë të Ukrainës, dhe bëjnë thirrje për fillimin e negociatave të menjëhershme të paqes, madje edhe me kushtet që ofron Vladimir Putin. Megjithatë, krijimi i forcave të reja politike në Gjermani, që mbështetin hapur Moskën, rrezikon marrëdhëniet e mira të Berlinit me Uashingtonin.

Vitin e ardhshëm, Gjermania planifikon të mbajë 3 palë zgjedhje:ato për Parlamentin Evropian dhe zgjedhjet lokale (që të dyja në qershor) dhe të shteteve federale në landet Sachsen, Brandenburg dhe Thüringen (në pranverë).

Pavarësisht nga reduktimi i ndjeshëm i numrit të spiunëve të shërbimeve sekrete ruse në Evropën Perëndimore, sidomos në Gjermani, është më se e qartë se Kremlini i ka shtuar operacionet e ndikimit dhe aktivitetin e shërbimeve të tij sekrete jashtë vendit.

Natyrisht, synimi i Kremlinit shtrihet shumë përtej ndikimit mbi vendimet e qeverive evropiane. Ai planifikon që ta përdorë krizën si një sfond për të krijuar projekte politike pro-ruse, dhe për të diskredituar pjesërisht ato që tashmë ekzistojnë dhe bashkëpunojnë me regjimin e Putinit.

Kështu, një parti e re në Gjermani është regjistruar zyrtarisht nën udhëheqjen e Sahra Wagenknecht, një politikane e shquar populiste e krahut të majtë, që më herët ka bërë karrierë në partinë Die Linke, dhe e ka promovuar imazhin e saj duke organizuar “demostrata paqeje” pro-ruse gjatë muajve të fundit.

Ka të ngjarë që Wachenknecht të promovojë idetë e saj radikale pro-ruse në partinë e sapokrijuar “Aleanca Sahra Wagenknecht”. Kjo parti ka shpallur tashmë si synim të saj reduktimin e ndikimit të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara në Gjermani.

Kështu, ne mund të konfirmojmë përfundimet, të cilat i bëmë publike në një studim të kohëve të fundit, se Rusia do të përpiqet të diversifikojë orientimin e projekteve të saj partiake dhe të vendosë nën kontroll e saj votuesit e majtë në Evropë.

Sapo u regjistrua në gjykatë partia e re, 10 deputetë të majtë, duke përfshirë aktivistët pro-rusë më me ndikim, si Sevim Dagdelen, e cila ka kërkuar rregullisht që Gjermania të largohet nga NATO, dhe pro-rusi Andrej Hunko (Die Linke), që vizitoi territoret e pushtuara të Ukrainës nga Rusia, u larguan nga partia e tyre dhe iu bashkuan forcës së re politike.

Si alternativë ndaj  NATO-s, aleanca e re lobon për krijimin e një strukturë të ngjashme me CSTO-në ruse, ku të marrë pjesë edhe Rusia. Ndoshta kjo nënkupton edhe anëtarësimin e Berlinit në CSTO, e cila qendrën vendimmarrëse e ka të vendosur në Moskë.

Këto lojëra politike, ndikojnë drejtpërdrejt mbi Bundestagun gjerman. Më 7 nëntor, Dietmar Bartsch, bashkëkryetar i grupit parlamentar të së Majtës, njoftoi se fraksioni do të kërkojë vetë-shpërbërjen, sepse pas largimit të disa deputetëve, partia nuk arrin dot minimumin prej 37 anëtarësh që kërkohen për të qenë një grup parlamentar.

Ka të ngjarë që fraksioni të kthehet në një grup deputetësh, dhe kjo do të nënkuptojë të drejta të kufizuara në Bundestag (para së gjithash në vendet që zihen në komisione) dhe të më pak fonde shtetërore. Megjithatë, ne mendojmë se kandidimi për Parlamentin Evropian do të jetë objektivi kryesor i Aleancës së re.

Ka të ngjarë që ky skenar të shndërrohet në një tendencë për partitë e tjera pro-ruse në vendet e BE-së. Tani për tani, është e vështirë të thuhet se sa vota mund të fitojë partia e re. Politikisht, ajo do të përpiqet të fitojë mbështetjen e nacionalistëve-populistë të krahut të majtë, një pjesë shumë e ngushtë e spektrit politik gjerman.

Vlerësimi i saj në sondazhe nuk i kalon ende 5 për qind, gati të njëjtin mbështetje që ka tani Partia e Majtë. Kjo mund të nënkuptojë se Wagenknecht do ta forcojë partinë e re përmes vlerësimit të saj si një figurë publike.

Natyrisht, suksesi i mëtejshëm i Aleancës do të varet shumë nëse ajo do të ketë sukses në krijimin e një strukture të re horizontale të degëve partiake, apo do të fitojë mbështetjen e strukturën ekzistuese të së Majtës. Ka një hipotezë se gjatë Luftës së Ftohtë, Wagenknecht ka bashkëpunuar me STASI-in, shërbimin sekret të Gjermanisë Lindore.

Në vitin 1991, ajo iu bashkua me fraksionin marksist të Partisë së Socializmit Demokratik, Platforma Komuniste. Po ashtu thuhet se edhe pas ribashkimit gjerman, Sahra i ruajti idetë socialiste duke promovuar një axhendë antikapitaliste. Ka të dhëna për kontaktet e saj të ngushta me Partinë Komuniste në Rusi.

Ndaj ne presim që Wagenknecht të fokusohet në promovimin e ideve anti-amerikane, të cilat do ta lejojnë atë të arrijë mbështetjen e segmenteve të caktuara si në elektoratin e majtë ashtu edhe atë të djathtë. Në sfondin e anti-amerikanizmit, Wagenknecht do të tregojë si alternativë ndaj Amerikës afrimin e Gjermanisë me Rusinë.

Mediat shtetërore ruse dhe besnike ndaj Kremlinit, po e duartrokasin me entuziazëm projektin politik të Wagenknecht, duke parashikuar kthimin e Gjermanisë në sferën e ndikimit të Moskës, si në kohën e Republikës Demokratike Gjermane, ose siç njihej zyrtarisht Gjermania Lindore.

Ka të ngjarë që bazuar në bindjet e saj, Wagenknecht ta shtyjë Gjermaninë drejt modelit ekonomik të RDGJ-së komuniste. Deklaratat e saj që komplimentojnë modelin stalinist të ekonomisë, na nxitin të besojmë në prezantimin e vërtetë të kësaj ideje.

Wagenknecht ka qëndrime të përbashkëta me partinë “Alternativa për Gjermaninë” për bashkëpunimin me Rusinë dhe mbi migracionin. Në këtë kuadër, Moska po konsideron me gjasë skenarë të mëtejshëm të projektit të përbashkët të aleancës me ADG-në në Bundestag. Një skenar i tillë është më se realist, duke pasur parasysh narrativat e mëparshme të së djathtës ekstreme të Wagenknecht.

kremlin europe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj