LIVE UPDATES
Bota

Pas dorëheqjes së Vulin, reagon ambasada amerikan: Ne nuk ndërhyjmë në vendimet e personelit të autoriteteve serbe

Ambasada ka thënë se SHBA-ja synon ta thellojë partneritetin me Serbinë, me qëllim të integrimit evropian dhe euro-atlantik.

4 Nëntor 2023, 13:00 Nga A.B
Pas dorëheqjes së Vulin, reagon ambasada amerikan: Ne nuk
Vulin

SERBI- Ambasada amerikane në Serbi i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë rol në vendimet e autoriteteve në Serbi, teksa e ka komentuar dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin.

Pozicioni ynë për Vulinin është i ditur. Ai është nën sanksione amerikane”, ka thënë një zëdhënës i ambasadës në kërkesën e Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë për ta komentuar dorëheqjen e Vulinit.

Ambasada ka thënë se SHBA-ja synon ta thellojë partneritetin me Serbinë, me qëllim të integrimit evropian dhe euro-atlantik.

Vulin ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të agjencisë së inteligjencës së Serbisë, më 3 nëntor.

“Po e dorëzoj dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e drejtorit të BIA-s”, ka thënë Vulin më 3 nëntor, i cili është në listën e sanksioneve amerikane prej korrikut të këtij viti, për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe për përfshirje në trafikim të drogës, si dhe për lidhjet me Rusinë.

SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë kokën time si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë. Unë nuk jam shkaktar i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejoj veten të jem shkaktar i shantazheve dhe presionit ndaj Serbisë dhe botës serbe. Prandaj, parashtroj dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i drejtorit të BIA-s”, ka thënë Vulin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciç, ka thënë se ka ekzistuar presion prej kur Vulin është emëruar në atë pozitë.

“Ai e di shumë mirë si lëviz dhe çfarë pasoja mund të ketë. Nuk mund të komentoj për të gjitha gjërat për arsyen e thjeshtë se jam i obliguar që të mos flas për këto gjëra”, ka thënë Vuçiç për Televizionin Pink më 3 nëntor, duke shtuar se e kupton reagimin e Vulinit.

Mes tjerash, Vuçiç ka thënë se Vulin nuk është agjent i askujt, përfshirë Rusinë.

Ai i ka thënë Televizionit Pink se dëshiron ta falënderojë Vulinin “për kontributin që e ka bërë për ruajtje të shtetit tonë, për ta bërë atë stabil dhe të pavarur”.

Në dekadën e fundit, Vulin ka mbajtur disa pozita politike, përfshirë atë të kryetarit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, si dhe në departamente të mbrojtjes dhe çështjeve të brendshme.

Ai ka mbajtur lidhje të ngushta me zyrtarët rusë edhe pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Ndonëse Serbia është kandidate për anëtarësim në BE, ajo nuk u është bashkuar sanksioneve të bllokut evropian kundër Rusisë, për luftën e nisur kundër Ukrainës.

Daniel Sever, profesor në Universitetin Johns Hopkins, ka thënë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, se dorëheqja e Vulinit prej pozitës së shefit të BIA-s, nuk nënkupton distancim të politikës së Serbisë ndaj Rusisë, mirëpo përpjekje për t’i shmangur sanksionet shtesë.

Sipas tij, Uashingtoni do ta mirëpresë dorëheqjen e Vulinit, ndërsa Moska nuk do të jetë e lumtur.

I pyetur se pse ka dhënë dorëheqje Vulini, Server ka thënë se ai ka qenë në presion të evropianëve dhe amerikanëve.

“Mirëpo fakti që i janë dashur tre muaj, dhe jo tri ditë, tregon se ka pasur rezistencë të madhe të presidentit të Serbisë, Vuçiç, i cili e ka pikëpamjen e njëjtë me të Vulinit dhe ambicien e njëjtë për kontroll politik të popullsisë serbe në shtetet fqinje.

Ai madje ka thënë se beson që Vulin e ka thënë të vërtetën, kur ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja e kanë kërkuar dorëheqjen e tij, në mënyrë që të mos vendosin sanksione ndaj Serbisë.

Megjithatë, ai nuk beson se dorëheqja e tij nënkupton se Serbia do të pajtohet për koncesione tjera.

“Vulini nuk është problem i vetëm në Serbi, apo në shërbimet e saj të inteligjencës. Presidenti Vuçiç nuk ka treguar asnjë shenjë keqardhjeje për ngjarjet e 24 shtatorit në veri të Kosovës”, ka thënë Server.

Ai është pyetur edhe për kërkesat e reja eventuale ndaj Serbisë.

“Më 24 shtator, Serbia ka tentuar të kryejnë rebelim në Kosovë, me qëllim të krijimit të kushteve për intervenim të ushtrisë serbe. Sipas mendimit tim, Serbia do të duhej ta merrte përgjegjësinë për këto zhvillime, të kërkonte falje dhe të premtonte që diçka e tillë nuk do të ndodhë kurrë më në të ardhmen. Ajo edhe duhet t’i dorëzojë organizatorët te autoritetet e Kosovës për gjykim. Serbia i ka kundërshtuar edhe marrëveshjet për normalizim me Kosovën, të shkurtit dhe marsit. Uashingtoni dhe Brukseli duhet t’i kërkojnë Vuçiçit që t’i nënshkruajë ato, mirëpo natyrisht, ai nuk do të bëjë diçka të tillë para zgjedhjeve të dhjetorit. Ndoshta as pas tyre”.

Serbia i ka shpallur zgjedhjet parlamentare dhe lokale për 17 dhjetor./REL

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj