Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gati 15 mijë sanksione të ndryshme iu vendosën qeverisë ruse, individëve dhe kompanive, vitin e parë të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës. E megjithatë, ekonomia e Rusisë vazhdoi të rritet. Ndihmat ushtarake nga Koreja e Veriut dhe Irani kontribuan në këtë drejtim dhe po kështu edhe imagjinata e inxhinierëve rusë.
RUSI- Pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa i vendosën Rusisë sanksione të shumta ekonomike. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Liliya Anisimova, ekonomia e Rusisë nuk ka pësuar dëmin e parashikuar edhe pasi janë mbushur dy vite luftë.
Gati 15 mijë sanksione të ndryshme iu vendosën qeverisë ruse, individëve dhe kompanive, vitin e parë të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës. E megjithatë, ekonomia e Rusisë vazhdoi të rritet. Ndihmat ushtarake nga Koreja e Veriut dhe Irani kontribuan në këtë drejtim dhe po kështu edhe imagjinata e inxhinierëve rusë.
“Rusia ka treguar imagjinatë për të përdorur gjysmëpërçuesit që gjenden në pajisjet si frigoriferët, apo pajisje të tjera. I kanë hequr gjysmëpërçuesit dhe qarqet e këtyre pajisjeve dhe i kanë përdorur për pajisjet ushtarake”, thotë Klaus Larres, nga Qendra Wilson.
Shumë biznese e kanë bojkotuar tashmë Rusinë. Firma si Prada, IKEA apo LG, së bashku me mijëra të tjera kanë kufizuar aktivitetin e tyre në Rusi, ose janë larguar nga vendi.
Rusia e ka përballuar të gjithë këtë, pjesërisht duke forcuar marrëdhëniet me Kinën. Eksportet kineze drejt Rusisë janë rritur me 120%, që nga viti 2021. Në këmbim, nafta ruse po furnizon Kinën.
“Nga këndvështrimi kinez, është pjesa e eksporteve dhe ajo e importeve. Për sa i përket importeve, ata janë bërë klienti më i madh në botë për naftën ruse dhe qymyrgurin”, thotë Kenneth Pomeranz, nga Universiteti i Çikagos.
Sanksionet perëndimore kanë ngrirë llogaritë e Bankës Qendrore të Rusisë, kanë vendosur një çmim tavan për naftën ruse, si dhe kanë mbyllur hapësirën ajrore evropiane për avionët rusë. E megjithatë, ekonomia ruse vazhdon të rritet.
“Duhet vlerësuar puna e Bankës Qendrore të Rusisë, që megjithëse iu ngrinë rezervat jashtë vendit, u përball me zhvillimet e reja dhe filloi të ndërmarrë një seri hapash për ta ndrequr situatën”, thotë Vladimir Dashkeev, nga Universiteti i Siatëllit.
Rusia i ka shmangur sanksionet edhe duke marrë mallra perëndimore nëpërmjet vendeve të treta, si Gjeorgjia, Bjellorusia dhe Kazakistani. Megjithë sanksionet, Fondi Monetar Ndërkombëtar rriti parashikimin për rritjen ekonomike të Rusisë për këtë vit, nga 1.1% në 2.6%.
Marrë nga VOA
Volodymyr Zelenksyy dhe Kyriakos Mitsotakis UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensyy duke folur në një television francez sa i pë...
Prokurori i Posaçëm, Robert Hur SHBA- Prokurori i Posaçëm, Robert Hur do të dëshmojë sot para një komisioni t&e...
Foto Ilustrim IZRAEL- Izraeli dhe Hamasi nuk janë as afër një marrëveshjeje për t’iu dhënë fund luftimeve në ...
Foto Ilustrim SHBA- Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë ka deklaruar se nuk ka asnjë agjenci tjetër që ësh...
Pusi që u gjet në shtëpi ANGLI- Një familje mbeti e habitur në momentin që gjetën një pus misterioz 6 metra t&...
foto ilustruese BRITANI E MADHE- Bananet do të shtrenjtohen dhe kjo do të vijë si pasojë e ndryshimeve klimaterike. Pascal Liu, ek...
Janusz Bugajski SHBA- Eksperti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor Janusz Bugajski ka ngritur çështje mjaft shqetës...
Pamje nga torturat ndaj mjekeve GAZA- Stafi mjekësor palestinez në Gaza ka rrëfyer për BBC poshtrimin dhe torturat që iu desh t&eu...
Jamshid Hsarmahd IRAN- Një gjykatë në Teheran i ka urdhëruar shtetasin gjermano-iranian, Jamshid Hsarmahd, dhe Qeverinë e Shteteve...
Millan Radoiçiç SERBI- Kur dhe ku janë takuar ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriç, dhe ish-në...