LIVE UPDATES
Bota

PDK kërkon zgjedhje të parakohshme pas masave ndëshkuse të BE-së ndaj Kosovës

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i tha Zërit të Amerikës se tashmë është pezulluar puna e organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova gjithashtu nuk do të ftohet në takime të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen, përveç atyre të përqendruara në adresimin e krizës në veri të Kosovës, në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, programi IPA 2024 është vënë gjithashtu në pritje dhe propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (ËBIF) nuk janë dorëzuar për shqyrtim në bord më 29-30 qershor”.

3 Korrik 2023, 21:54 Nga k.m.
PDK kërkon zgjedhje të parakohshme pas masave ndëshkuse të
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha të hënën se subjekti i tij nga sot do të shkëpusë dhe pezullojë çdo lloj komunikimi zyrtar me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani, për shkak të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian. Ai i bëri këto komente pak ditë pasi Bashkimi Evropian njoftoi se tashmë masat ndëshkuese ndaj Kosovës kanë hyrë në fuqi dhe për këtë janë njoftuar institucionet në Prishtinë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i tha Zërit të Amerikës se tashmë është pezulluar puna e organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova gjithashtu nuk do të ftohet në takime të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen, përveç atyre të përqendruara në adresimin e krizës në veri të Kosovës, në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, programi IPA 2024 është vënë gjithashtu në pritje dhe propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (ËBIF) nuk janë dorëzuar për shqyrtim në bord më 29-30 qershor”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka quajtur të padrejta masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndërsa theksoi se nuk mund të bëjë kompromis me sundimin e ligjit dhe kushtetutshmërinë e vendit. Partitë opozitare në Kosovë thanë se do të ndërmarrin hapa të ndryshëm për të kundërshtuar, siç thanë, politikat e qeverisë që po e çojnë vendin drejt izolimit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha të hënën pas mbledhjes se Këshillit drejtues të partisë, se vendi po përballet me krizën më të madhe.

“Nga sot shkëpusim dhe pezullojmë çdo lloj komunikimi zyrtar me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, përveç në situata emergjente apo të jashtëzakonshme ose për të diskutuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. Këta janë njerëzit që e kanë çuar Kosovën nën sanksione nga SHBA-të, këta janë njerëz që e kanë ndryshuar kursin euro-perëndimor dhe euro-atlantik të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë, këta janë njerëzit që tashmë i kanë sjellë sanksione dhe masa ndëshkuese nga BE-ja”, tha ai.

Krasniqi tha se kërkesa e tyre kryesore tashmë është mbajtja e parakohshme e zgjedhjeve parlamentare.

“Qoftë përmes dorëheqjes së Kryeministrit Albin Kurti qoftë përmes shpërndarjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës sepse kjo shumicë parlamentare edhe zgjedhjet e kaluara nuk i kanë prodhuar këto institucione për të shkatëruar çdo raport të Kosovës me aleatët dhe me partnerët tanë perëndimorë”, tha kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi.

Krasniqi paralajmëroi se ngae hëna subjekti i tij nuk do të votojë në asnjë nismë ligjore apo vendime në Parlamentin e Kosovës.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë ka paralajmëruar marrjen e vendimeve ndaj institucioneve të vendit për shkak të, siç thanë, situatës së krijuar me partnerët e Kosovës. Ky subjekt bojkotoi të hënën mbledhjen e kryesisë së parlamentit.

Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike, Arben Gashi tha të hënën se “ne si grup parlamentar vlerësojmë së është e dëmshme për Kosovën dhe është e pamundur që të sillemi në mënyrë normale sikur nuk ka ndodhur asgjë. Prandaj nuk do të marrim pjesë në mbledhjen e Kryesisë as në të ardhmen”, tha ai.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar nisjen e një nisme, për siç ka thënë, “artikulimit të një mendimi të përbashkët shoqëror, si rrugë e re e Kosovës, përballë politikave përplasëse të qeverisë së Kosovës me aleatët historik të saj”.

Ai njoftoi përmes rrjeteve sociale se së shpejti do të fillojë diskutime me opinionistë e gazetarë, organizata të shoqërisë civile, profesorë universitarë e ish-diplomatë dhe biznese nga sektori privat në vend, për të shtruar siç tha ai, “jo vetëm nevojën e ndërtimit të një mendimi e rrugëtimi të përbashkët euro-atlantik, por dhe propozimet tona për dalje nga kriza e tanishme izoluese e tensionuese”.

Ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje subjekteve tjera të opozitës dhe deputetëve të shumicës që të mbështesin një mocion për shkarkimin e Kryeministrit Albi Kurti, për shkak të sanksioneve nga aleatët e Kosovës, tha ai.

“Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e SHBA-së se qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, e dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja, e cila fatkeqësisht do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë”, shkroi ai në rrjetet sociale duke nënvizuar se mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit është në interesin kombëtar. Kosova po përballet me një nga krizat më të thella në marrëdhëniet e saj me aleatët ndërkombëtarë për shkak të situatës në veri të Kosovës./VOA

memli krasniqi pdk

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj