Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryeministri ka komentuar gjithshtu diskutimin që pritet të zhvillohet në Parlamentin Evropian ditën e sotme, lidhur me ngjarjet dhe tensionet në veri të Kosovës.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot se sipas informatave të autoriteteve të Kosovës shumica dërmuese e personave të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit janë ose pjesëtarë të organizatës, Mbrojtja Civile ose të Brigadës Veriore, të dyja të shpallura terroriste në Kosovë, në qershor të këtij viti.
Sipas Kurtit, çështja më e rëndësishme aktualisht është siguria e Kosovës dhe ndëshkimi për sulmuesit e Policisë së Kosovës.
“Ndëshkimi për sulmuesit nënkupton ndëshkimin e Serbisë, e cila e mbështeti financiarisht, ushtarakisht, logjistikisht, politikisht, publikisht, zyrtarisht, atë që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, por në të njëjtën kohë edhe ekstradimi, dorëzimi i të gjithë atyre, të cilët janë duke u përndjekur, sepse ikën nga vendi i krimit dhe nga shteti ynë”, ka thënë Kurti teksa ka marrë pjesë në një tryezë të Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS) lidhur me arritjet e deritanishme dhe pritjet nga Procesi i Berlinit.
Kryeministri ka komentuar gjithashtu diskutimin që pritet të zhvillohet në Parlamentin Evropian ditën e sotme, lidhur me ngjarjet dhe tensionet në veri të Kosovës.
“Unë besoj që diskutimet që do të zhvillohen në vijim, përfshirë edhe ato në forumet e Bashkimit Evropian, më i larti i tyre Parlamenti Evropian, për nga përfshirja qytetare demokratike, është siguria për Kosovën, ndëshkimet për sulmuesit, dhe në të njëjtën kohë, të mos provojmë të vazhdojmë me çfarëdo ideje të status quo-së, që mund ta ketë e nuk besoj që do të duhej ndokush”, ka thënë Kurti.
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.
foto ilustruese SERBI- Pas tensioneve në veri të Kosovës, liderët e Luginës së Preshevës shprehën frikën se mu...
KFOR KOSOVË- KFOR-i do shtojë praninë e forcave dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovës pas sulmit terrorist në veri. ...
Familja BRITANI E MADHE- Faqja zyrtare e familjes mbretërore britanike është vendosur në shënjestër të një sulmi ki...
Doug Larsen dhe familja SHBA-Senatori amerikan, Doug Larsen, së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijët e tyre kanë ndërruar je...
Frank Walter Steinmeier GJERMANI- Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier u shpreh në “Tagesthemen” në ARD, se nj&...
Termet ITALI- Një tërmet është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Napoli, duke bërë që shumë njerë...
Rozeta Hajdari KOSOVË- Policia e Kosovës ka vendosur në pranga një 33-vjeçare si autore të dyshuar të grabitjes së...
Parlamenti BRUKSEL- Parlamenti Evropian do të mbajë sot një seancë ku do të diskutojë lidhur me sulmin terrorist më 24 s...
Donald Trump dhe Alina Haba SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump, u shfaq mes avokatëve të tij të hënën në gj...
Shperthimi BRITANI-Një shpërthim misterioz tronditi Oksfordin rreth orës 20:00 të së hënës dhe shkaktoi p...