LIVE UPDATES
Bota

Pekini kritikon planet për shitjen e raketave amerikane Tajvanit

Këtë javë administrata e Presidentit Biden njoftoi Kongresin për planet për t’i shitur Tajvanit armë që kapin vlerën prej 619 milionë dollarësh. Në paketë përfshihen edhe raketa për avionët luftarakë tajvanez F-16 dhe pajisje të tjera. Kjo marrëveshje shkel sovranitetin kinez, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning.

3 Mars 2023, 17:48 Nga k.m.
Pekini kritikon planet për shitjen e raketave amerikane Tajvanit
Foto ilustruese

Ndërkohë që Uashingtoni është i shqetësuar se Kina mund të furnizojë me armë Rusinë, Pekini po kritikon një vendim të administratës së Presidentit Biden për t’i shitur Tajvanit armë me vlerë prej 619 milionë dollarësh, ku përfshihen qindra raketa për avionët luftarakë F-16.

Këtë javë administrata e Presidentit Biden njoftoi Kongresin për planet për t’i shitur Tajvanit armë që kapin vlerën prej 619 milionë dollarësh. Në paketë përfshihen edhe raketa për avionët luftarakë tajvanez F-16 dhe pajisje të tjera. Kjo marrëveshje shkel sovranitetin kinez, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning.

“SHBA-të pretendojnë se respektojnë sovranitetin territorial, por kanë shkelur angazhimin ndaj çështjes së Tajvanit, madje i kanë shitur armë të avancuara rajonit tajvanez të Kinës”.

Shitjet e huaja ushtarake zakonisht realizohen ndërmjet dy shteteve, por administrata thotë se propozimi, që ka gjasa të marrë mbështetje dypartiake në Kongres, është në përputhje me Ligjin për Marrëdhëniet me Tajvanin. Në bazë të ligjit Uashingtoni mund t’i shesë armë Tajvanit për të patur një vetëmbrojte të mjaftueshme përballë Kinës. Pekini e konsideron ishullin e vetëqeverisur si territor të vetin. Përfaqësuesi i Taipeit në Uashington thotë se e vlerëson angazhimin amerikan për forcimin e vetëmbrojtjes së Tajvanit.

Këshilli i Biznesit SHBA-Tajvan, një grup lobues për tregtinë, thotë se administrata po përpiqet të shtojë rezervat ushtarake në rast të një bllokade kineze ndaj ishullit, thotë për Zërin e Amerikës presidenti i këshillit, Ruper Hammond-Chambers.

“Tajvani furnizohet përmes ajrit ose detit. Nëse ushtria kineze ndërpret qasjen do të sillte probleme për furnizimin me municione. Pra ishulli duhet të parapërgatitet sa më shumë që të jetë e mundur”.

Qeveria amerikane i hedh poshtë kritikat se shitja e tendos edhe më tej industrinë amerikane të mbrojtjes, e cila po përpiqet të furnizojë Ukrainën me armë dhe municione.

“Shitja e armëve është një proces dhe metodologji krejtësisht e ndryshme. Në bazë të një urdhëri presidencial ne po i ofrojmë Ukrainës armë dhe pajisje që janë në depot e ushtrisë amerikane. Është një proces krejt ndryshe”, tha John Kirby me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Propozimi për shitjen e armëve Tajvanit i thellon edhe më tej tensionet me Pekinin, mes drojës së Perëndimit se Kina po shqyrton mundësinë e furnizimit të Rusisë me armatime dhe shtimin e lidhjeve mes Moskës dhe Pekinit. Në fillim të javës Kina shtroi tapetin e kuq për presidentin bjellorus Alexander Lukashenko, aleat i ngushtë i Kremlinit.

“A po përpiqet Kina t’i shesë armë Bjellorusisë? Nëse po, kufiri nga Bjellorusia në Rusi është tejet i përshtatshëm”, thotë për Zërin e Amerikës Patrick Cornin me Institutin Hudson. Po ashtu, është planifikuar një takim mes Presidentit kinez Xi Jinping dhe udhëheqësit rus Vladimir Putin./VOA

tajvan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj