LIVE UPDATES
Bota

Pence pritet të kundërshtojë ftesën e gjykatës në procesin kundër ish-presidentit Trump

Mike Pence pritet të përdorë këtë arsyetim në vend të asaj se ai gëzonte privilegjin ekzekutiv si nënpresident i atëhershëm.

14 Shkurt 2023, 19:26 Nga k.m.
Pence pritet të kundërshtojë ftesën e gjykatës në
Mike Pence

Ish-nënpresidenti republikan i SHBA-së, Mike Pence, pritet ta kundërshtojë një thirrjeje të jurisë së madhe për të dëshmuar në lidhje me përpjekjet e Donald Trumpit për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020. Agjencia e lajmeve Reuters raportoi për këtë duke u mbështetur në informacionet e një burimi anonim të afërt me nënpresidentin.

Pence pritet të thotë se duke qenë edhe kreu i Senatit, ai ishte gjithashtu pjesë e legjislativit dhe kjo, sipas nënpresidentit e mbron atë nga disa kërkesa të Departamentit të Drejtësisë. Pence pritet të përdorë këtë arsyetim në vend të asaj se ai gëzonte privilegjin ekzekutiv si nënpresident i atëhershëm, tha burimi.

Një përfaqësues i Pence nuk iu përgjigj kërkesës për koment mbi vendimin e tij për të kundërshtuar kërkesën e prokurorit të posaçëm, Jack Smith.

Smith, prokuror i pavarur politik dhe ish-prokuror i krimeve të luftës, po heton përpjekjet për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020, të cilat përfshinin sulmin vdekjeprurës të mbështetësve të ish presidentit Trump më 6 janar 2021, kundër Kapitolit ndërsa Kongresi u mblodh për të certifikuar fitoren e demokratit Joe Biden.

Donald Trump ka bërë vazhdimisht pretendime se ai humbi zgjedhjet e vitit 2020 kundër presidentit Biden përmes mashtrimit masiv të votuesve. Ai gjithashtu e ka kritikuar ashpër Pence për mosbllokimin e certifikimit të rezultatit nga Kongresi më 6 janar, ndërsa mbështetësit e ish presidentit Trump hynë në Kapitol, disa duke brohoritur: “Vareni Mike Pence”.

Shefi i stafit të Pence, Marc Short, dhe Greg Jacob, i cili ishte këshilltari kryesor ligjor i ish-nënpresidentit, së bashku me ish avokatë të tjerë të lartë të Shtëpisë së Bardhë janë paraqitur më parë para jurisë së madhe që tani drejtohet nga prokurori Smith.

Një komision i posaçëm tani i shpërndarë i Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi sulmin, kërkoi gjithashtu dëshmi nga Pence, por ai nuk u paraqit. Paneli në fund u bëri thirrje prokurorëve federalë të akuzojnë Trump për katër krime, përfshirë kryengritjen.

Ish-Presidenti Trump, i cili ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, i ka quajtur hetimet pjesë të një gjuetie të vazhdueshme politike shtrigash. Ish-nënpresidenti Pence i cili raportohet se po peshon vetë shpalljen e kandidaturës për president u ka kërkuar republikanëve që të mos merren më me humbjen e zgjedhjeve të vitit 2020./VOA

mike pence

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj