LIVE UPDATES
Bota

Pengjet izraelite të liruara nga Hamasi, rrëfejnë përjetimet e tyre

Vajza e zonjës Litfshitz thotë se nëna e saj ishte mbajtur me 25 pengje të tjera. Ajo megjithatë tha se nuk dinte për fatin e babait të saj dhe të pengjeve të tjera që dyshohet se po mbahen nga Hamasi.

24 Tetor 2023, 16:29 Nga I.A
Pengjet izraelite të liruara nga Hamasi, rrëfejnë përjetimet
Pengjet

GAZA- Tetëdhjetë e pesë vjeçarja Yocheved Lifschitz dhe Nurit Cooper, 79 vjeçe, janë dy pengjet e fundit të liruara nga Hamasi që u rrëmbyen bashkë me bashkëshortët e tyre nga vendbanimi Nir Oz. Përmes vajzës së saj, zonja Lifschitz tregon për momentin e përballjes me Hamasin.

“Nëna ime po tregon një rrëfim tmerrues. Ajo thotë se shumë, shumë njerëz, një lumë njerëzish, depërtuan përmes rrethimit, rrethimit së sigurisë, që kushtoi 2 miliardë e gjysmë shekel dhe që nuk ndihmoi fare. Nëna thotë se e hipën në pjesën e pasme të motoçikletës, me këmbë të lidhura në njërën anë… Pastaj ka kaluar nëpër fusha të lëruara, me burra që ngisnin motoçikleta përpara dhe pas saj. Gjatë rrëmbimit e godisnin me shkopinj. Pasi arritën tek tunelet, ecën në këmbë për disa kilometra nëpër tokë të lagur. Kishte një rrjet të madh tunelesh nën tokë, duket si një rrjet merimange,” tha zonja Lifschitz përmes vajzës së saj Sharone.

Vajza e zonjës Litfshitz thotë se nëna e saj ishte mbajtur me 25 pengje të tjera. Ajo megjithatë tha se nuk dinte për fatin e babait të saj dhe të pengjeve të tjera që dyshohet se po mbahen nga Hamasi.

“Nëna ime tha se është trajtuar mirë. Dhe se njerëzit ishin të sjellshëm me të. Nuk e dimë se si qëndron puna me 175 të rrëmbyerit e tjerë. Nuk mund të arrijmë në përfundimin nga kjo përvojë, se edhe ata janë në gjendje të mirë,” sipas zonjës Sharone Lifschitz.

Gjendja shëndetësore e dy pengjeve, sipas ekipit mjekësor në një spital të Tel Avivit ku ato u dërguan për trajtim pas lirimit, është përgjithësisht e mirë.

“Jemi të lumtur që i kemi këtu, janë mirë, familjet e tyre janë të gëzuara, janë njerëz të mirë, dhe gjendja e tyre është e mire në përgjithësi. Tani janë në dhomë me familjet e tyre, po hanë mëngjes,” tha ndihmësja mjekësore Eti Uziel.

Sipas Hamasit, dy pengjet izraelite u liruan me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe për shkaqe humanitare dhe shëndetësore, sipas një deklaratëe të Brigadave al-Qassem, krahu i armatosur i Hamasit. Por, Mark Regev, këshilltari i Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i tha televizionit Sky News se trysnia diplomatike dhe ushtarake po detyron Hamasin të fillojë gradualisht lirimin e pengjeve.

“Hamasi nuk po i liron këta njerëz për shkak se paprimtas u shndërruan në humanitarë. Këta njerëz nuk janë humanitarë, ata janë vrasës gjakatarë. Dhe fakti që po lirojnë njerëzit ka të bëjë me trysninë që po bëjmë mbi ta. Dhe sa më shumë që rritet trysnia, besoj do të shohim më shumë të liruar,” deklaroi zoti Regev.

Ish udhëheqësi i Hamasit, Khaled Mashaal deklaroi për televizionin Sky News nga Katari, se miliantët do t’i lirojnë pengjet në këmbim të ndërprerjes së sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës.

“Nëse Netanyahu merakoset për sigurinë e tyre, Izraeli duhet të ndalojë agresionin, t’i jep fund gjenocidit, këtyre krimeve brutale të luftës që po kryhen çdo ditë. Vetëm dje 400 viktima brenda natës. T’i japin fund këtij agresioni dhe do të gjeni ndërmjetës si Katari dhe disa shtete arabe si Egjipti dhe të tjerë, që do të gjejnë mënyra për t’i liruar dhe do t’ua dërgojmë familjeve të tyre,” deklaroi ish udhëheqësi i Hamasit Mashaal.

Bashkëshortët e dy pengjeve, të rrëmbyer të njëjtën ditë, ende po mbahen nga Hamasi. Dy pengjet e fundit të liruara me ndërmjetësimin e Egjiptit e çojnë në katër numrin e pengjeve izraelite të liruara nga Hamasi ndërkohë që lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit hyri në ditën e 18. Izraeli ka njoftuar se Hamasi po mban të paktën 222 pengje izraelite dhe shtetas të tjerë të rrëmbyer gjatë sulmit të militantëve në vendbanimet në pjesën jugore të Izraelit.

Marrë nga VOA

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj