LIVE UPDATES
Bota

Për herë të parë, dy OJQ izraelite deklarojnë se Izraeli po kryen gjenocid në Rripin e Gazës

Raporti i B'Tselem bazohet në një analizë të dëshmive, statistikave dhe fakteve të politikës izraelite gjatë më shumë se 20 muajve.

29 Korrik 2025, 08:08 Nga r.ll
Për herë të parë, dy OJQ izraelite deklarojnë se
foto ilustruese

IZRAEL- Dy grupe izraelite për të drejtat e njeriut, B'Tselem dhe Mjekët për të Drejtat e Njeriut, thanë të hënën se Izraeli po kryen "gjenocid " në Rripin e Gazës. Këto dy organizata janë zërat e parë të mëdhenj në shoqërinë izraelite që bëjnë akuzën kundër qeverisë, e cila e ka mohuar kategorikisht atë.

"Asgjë nuk të përgatit për të kuptuar se je pjesë e një shoqërie që po kryen gjenocid. Është një moment thellësisht i dhimbshëm për ne", tha Yuli Novak, drejtor ekzekutiv i B'Tselem, në një deklaratë të lëshuar së bashku me një konferencë për shtyp në Jerusalem për të prezantuar raportet e OJQ-ve.

"Raporti që po publikojmë sot është një që nuk e imagjinoja kurrë se do të duhej ta prodhonim", tha Novak. "Populli i Gazës  është zhvendosur, bombarduar dhe është zhveshur plotësisht nga njerëzimi dhe të drejtat e tij", shtoi ai.

Raporti i B'Tselem bazohet në një analizë të dëshmive, statistikave dhe fakteve të politikës izraelite gjatë më shumë se 20 muajve.

“Një shqyrtim i politikës izraelite në Rripin e Gazës dhe pasojave të saj të tmerrshme, si dhe deklaratat e politikanëve të lartë izraelitë dhe zyrtarëve ushtarakë në lidhje me objektivat e sulmit, na çojnë në përfundimin e pamohueshëm se Izraeli po kryen një veprim të koordinuar që synon shkatërrimin e qëllimshëm të shoqërisë palestineze në Rripin e Gazës”, thekson raporti i B’Tselem.

Nga ana e tyre, Mjekët për të Drejtat e Njeriut u përqendruan në “çmontimin e qëllimshëm dhe sistematik të sistemit shëndetësor të Gazës” dhe arritën në përfundimin se operacionet e Izraelit në Gaza “përmbushin kriteret për gjenocid siç përcaktohet në Konventën për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, nënshkruese e së cilës është Izraeli”, sipas një deklarate të përbashkët nga dy OJQ-të.

David Mensher, një zëdhënës i qeverisë izraelite, theksoi se Izraeli e hedh poshtë fuqimisht këtë akuzë.

“Nuk ka qëllim (që përbën) bazën për akuzën për gjenocid (…) thjesht nuk ka kuptim që një vend të dërgojë 1.9 ton ndihma, shumica e të cilave janë ushqime, nëse synon të kryejë gjenocid”, tha ai.

Dhe ushtria izraelite i ka hedhur poshtë përfundimet e raporteve si të pabaza, duke theksuar se i përmbahet ligjit ndërkombëtar dhe merr masa të paprecedentë për të siguruar që civilët të mos dëmtohen, ndërsa Hamasi i përdor ata si mburoja njerëzore.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Galland pasi ka dyshime se ata kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit .

Në të njëjtën kohë, Afrika e Jugut i është drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë duke e akuzuar Izraelin për kryerjen e gjenocidit në Rripin e Gazës.

Lufta në Gaza filloi pas sulmit të paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, i cili vrau 1,219 persona - kryesisht civilë - sipas një llogaritjeje të AFP bazuar në të dhënat zyrtare izraelite. Në përgjigje, Izraeli nisi operacione ushtarake në shkallë të gjerë në enklavën palestineze, të cilat deri më tani kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 59,920 personave, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e Hamasit.

lufta ne gaza izrael b'tselem mjekët për të drejtat e njeriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj