LIVE UPDATES
Bota

Përfaqësuesit e Listës Serbe takohen me Vuçiç në Beograd

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, përsëriti kërkesat që ia ka parashtruar të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atij evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur si dhe statuti për Asociacionin duhet të miratohet nga Beogradi, Prishtina dhe BE-ja, sepse blloku evropian është garantues dhe nënshkrues i marrëveshjes.

12 Qershor 2023, 15:57 Nga f.i
Përfaqësuesit e Listës Serbe takohen me Vuçiç
përfaqësuesit e Listës Serbe

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka biseduar me serbët nga Kosova lidhur me situatën aktuale në Kosovë. Ata e kanë informuan presidentin serb se do të vazhdojnë protestat e tyre në veri, raporton transmetuesi publik serb, RTS. Përfaqësuesit e Listës Serbe partisë më të madhe të serbëve në Kosovë thanë pas takimit se shkuan në Beograd për të informuar Vuçiçin lidhur me situatën “jashtëzakonisht të vështirë” jo vetëm në veri, por edhe në jug të lumit Ibër.

Vetë Vuçiç kishte paralajmëruar se do të takohej me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova nga 9 deri më 12 qershor. 

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, tha se solli me vete video që, sipas tij, shfaqnin qartë arrestimin e Radosh Petroviç dhe Dushan Obrenoviç. Rakiç tha se këta dy persona, që janë arrestuar nga autoritetet në Kosovë, nuk kanë kërcënuar askënd, veçmas ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Ai po ashtu përsëriti kërkesat që ia ka parashtruar të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atij evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur si dhe statuti për Asociacionin duhet të miratohet nga Beogradi, Prishtina dhe BE-ja, sepse blloku evropian është garantues dhe nënshkrues i marrëveshjes. Ndërkaq, kërkesa e tretë e Listës Serbe, sipas Rakiç është tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

Ndërkaq, ish-kreu i komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviç, tha se ata janë në favor të shtensionimit të situatës, të një zgjidhjeje paqësore dhe arritjen e kompromiseve, por po ashtu, sipas tij, informuan Vuçiçin se serbët lokalë në Kosovë po vazhdojnë protestat.

“Ne informuan presidentin se po vazhdojmë protestat paqësore dhe demokratike. Sot është dita e 17-të e protestave. Qytetarët tanë po qëndrojnë 24 orë në ditë për të luftuar për të drejtat e tyre legjitime, ligjore dhe të drejtat themelore të njeriut”, tha Milloviç.

Që nga 26 maji, në komunat në veri të Kosovës janë rritur tensionet, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit, hyn në ndërtesat komunale me asistimin e policisë, pavarësisht kundërshtimit të serbëve lokalë. Më 29 maj, tensionet kulmuan me përleshjet mes protestuesve dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan. Dhjetëra persona u lënduan nga të dyja palët.

SHBA-ja dhe BE-ja i kanë paraqitur tri kërkesa kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me situatën në veri: qetësimin e situatës në komunat veriore, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri dhe kthimin në dialogun për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga blloku evropian. Kurti, ndërkaq, ka thënë se ka ofruar një “dalje të qëndrueshme dhe të sigurt” nga kriza në veri. Ai ka thënë se “grupet kriminale”, që sipas tij, mbështeten nga Beogradi dhe po organizojnë protestat në veri, duhet të përballen me drejtësinë ose të kthehen në Serbi. Po ashtu, ai ka thënë se është i hapur që të organizojë zgjedhje të reja në veri, por fillimisht duhet të ndërpriten trazirat, e më pas Kosova do të zvogëlojë praninë e policisë në ndërtesat komunale.

“Pra, po zgjedhje të reja, zgjedhje të parakohshme, por pas sundimit të ligjit dhe pas përgatitjes së terrenit”, ka deklaruar Kurti më 7 qershor.

Po atë ditë, Escobar kanë deklaruar se Vuçiç e ka siguruar Uashingtonin se do të shfrytëzojë ndikimin e tij për të bindur komunitetin serb në veri të Kosovës që të marrë pjesë në zgjedhjet eventuale. Kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, të banuara me shumicë serbe, u zgjodhën në zgjedhjet e 23 prillit. Votimet u bojkotuan nga partitë serbe dhe popullata lokale serbe.

Marrë nga REL

tensionet në veri të kosovës lista serbe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj