Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë protestave në Tbilisi të martën, policia arrestoi 63 persona ndërsa gjashtë policë u plagosën, tha zëvendësministri i Brendshëm Aleksandre Darakhvelidze.
GJEORGJI- Ligjvënësit gjeorgjianë u përleshën të mërkurën në parlament, ndërsa rifilluan debatin mbi projektligjin për "agjentët e huaj". Projektligji është bërë shkak për javë të tëra protestash që të martën kulmuan me një goditje të dhunshme të policisë ndaj protestuesve.
Televizioni kombëtar gjeorgjian transmetoi pamje të tensioneve të larta në parlament. Një deputet pro-qeveritar shihej teksa i hidhte një libër ligjvënësve të opozitës, ndërsa të tjerë, tek bërtisnin e përballeshin fizikisht me kundërshtarët politikë. Projektligji për agjentët e huaj ka shkaktuar rritje të akteve dhunës në parlamentin shpeshherë të zhurmshëm të Gjeorgjisë.
Të martën në mbrëmje forcat gjeorgjiane të sigurisë përdorën ujë, gaz lotsjellës dhe granata trullosëse kundër protestuesve jashtë parlamentit, duke e përshkallëzuar ashpër goditjen ndaj atyre që protestojnë kundër ligjit. Opozita dhe vendet perëndimore e kanë kritikuar projektligjin dhe përqasjen autoritare që paraqet si dhe e kanë cilësuar si të frymëzuar nga Rusia.
Gjatë protestave në Tbilisi të martën, policia arrestoi 63 persona ndërsa gjashtë policë u plagosën, tha zëvendësministri i Brendshëm Aleksandre Darakhvelidze.
Levan Khabeishvili, kreu i partisë Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, blloku më i madh opozitar në vend, foli në parlament të mërkurën me fytyrën pothuajse të fashuar tërësisht. Partia e tij tha se ai ishte rrahur keq nga policia ndërsa ndodhej në protestë, duke i shkaktuar tronditje ne tru, kocka të fytyrës si dhe katër dhëmbë te thyer.
Në një postim në rrjetin social X shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell “dënonte fuqishëm dhunën kundër protestuesve në Gjeorgji”, që sikurse shkruante ai “po demonstronin paqësisht kundër ligjit për ndikimin e huaj".
Bashkimi Evropian, që i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit në muajin dhjetor, ka bërë të ditur se nëse ligji miratohet mund të dëmtojë shpresat e Tbilisit për integrim evropian.
Mbështetësit e projektligjit sikurse Bidzina Ivanishvilin, miliarderi themelues i partisë qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane që ka mbajtur më parë edhe detyrën e kryeministrit, thotë se ligji për agjentët e huaj do të forconte sovranitetin kombëtar mes përpjekjesh siç tha ai të Perëndimit për ta çuar Gjeorgjinë në një konfrontim me Rusinë./VOA
foto ilustruese KINË- Shumica e amerikanëve besojnë se Kina e përdor rrjetin TikTok për të ushtruar ndikim tekopinioni publik...
foto nga vendngjarja KANSA- Një person u vra dhe gati 20 shtëpi u shkatërruan në Westmoreland në shtetin amerikan të Kansas p...
foto ilustruese JEMEN- Houthi-s e Jemenit të mbështetur nga Irani po kërcënojnë anijet tregtare në Oqeanin Indian, paralajm&e...
Petrit Halilaj NEW YORK- Këtë javë, artisti i mirënjohur nga Kosova, Petrit Halilaj hapi në njërin ndër institucionet m...
Pamje nga vendi i ngjarjes SHBA- Një alarm u dha të mërkurën në një shkollor në ëisconsin pasi një person...
Papa Françesku ROMË- Papa Françesku dënoi të mërkurën industrinë globale të armëve, duke thën&eu...
milojko spajiç GJERMANI- Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, ka thënë se Podgorica nuk do të heq dorë n...
Foto ilustruese SHBA- Çmimet e naftës ranë me rreth 2% të mërkurën, niveli më i ulët në shtatë javë...
Anthony Blinken dhe Benjam Natanyahu IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i tha Sekretarit amerikan, Anthony Blinken ditën e sotme se a...
Varka Adella Shores SHBA- Anija me avull e cila dyshohej se ishte e mallkuar "Adella Shores" është gjetur pas 115 vitesh pasi u zhduk në Liq...