LIVE UPDATES
Bota

Përpjekjet e grave për të tejkaluar pengesat gjinore në karrierë

Në vitin 2015 ajo u vendos në Shtetet e Bashkuara në moshën 22 vjeçare pasi përfundoi fakultetin në Irak. Në vitin 2017, ajo mori masterin për biologji molekulare dhe qelizore nga Universiteti Shtetëror i Kolorados.

7 Mars 2025, 20:20 Nga N.F
Përpjekjet e grave për të tejkaluar pengesat gjinore në
Foto ilustruese

SHBA- Një raport nga Forumi Ekonomik Botëror thotë se do të duhen afërsisht 130 vjet që bota të arrijë barazi të plotë gjinore, ku gratë dhe burrat kontribuojnë në mënyrë të barabartë në të gjitha dimensionet e jetës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Svitlana Prystynka bisedoi me dy gra, një emigrante nga Iraku dhe një refugjate nga Ukraina që kanë arritur suksese falë mundësive që ofrojnë Shtetet e Bashkuara.

Shkencëtarja irakiane, dhe muzikante në kohë të lirë, Mirna Ayshoa thotë se lira për të jetuar siç dëshiron ajo dhe për të bërë atë që dëshiron, janë përkufizimi i jetës së saj në Amerikë.

“Situata e grave në Irak është krejtësisht ndryshe me Shtetet e Bashkuara”.

Në vitin 2015 ajo u vendos në Shtetet e Bashkuara në moshën 22 vjeçare pasi përfundoi fakultetin në Irak. Në vitin 2017, ajo mori masterin për biologji molekulare dhe qelizore nga Universiteti Shtetëror i Kolorados. Më pas bëri stazh për specialiste të instrumenteve laboratorike, duke testuar cilësinë dhe efikasitetin e pajisjeve mjekësore dhe mjeteve të tjera. Më pas u punësua si specialiste e kësaj fushe.

“Më pëlqeu shumë teknologjia dhe nuk vura re shumë gra që bënin një gjë të tillë", thotë Mirna për Zërin e Amerikës.

E dhënë pas muzikës, ajo gjeti lirinë për të marrë pjesë në koncerte dhe festivale si xhezbandiste, një tjetër profesion për të cilin thotë se do të ishte i pamundur në Irak.

“Imagjino një baterist si unë në Irak. Do të më akuzonin për besime të caktuara”.

8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Grave, që vlerëson arritjet sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të grave. Zëdhënësja e Kombeve të Bashkuara për gratë, Paloma Escudero, thotë duhet bërë më shumë për të përmirësua jetën e grave.

“Ekziston një hendek i madh për barazinë e grave pothuajse në çdo sferë. Si në luftërat dhe krizat me të cilat përballet bota, përfshirë korona virusin, gratë janë ato që preken fillimisht dhe më rëndë”, thuhet në deklaratën e zonjës Escudero.

Zonja Ayshoa është vullnetare me organizata jofitimprurëse që i ndihmojnë gratë dhe fëmijët refugjatë të vendosen në Shtetet e Bashkuara.

Ajo u njoh me kuzhinieren Tatyana Stratilat, refugjate nga Ukraina që u largua nga vendi i saj pas agresionit të Rusisë. Zonja Ayshova i dha asaj disa këshilla për imigracionin ndërsa zonja Stratilat ndau me të kuzhinën ukrainase. Jetët e grave në Ukrainë dhe Irak janë të ndryshme, por lufta e tyre për karriera të suksesshme jo tradicionale është universale, thotë ukrainasja Stratilat.

“Në Ukrainë, si dhe këtu, nuk ka shumë kuzhiniere femra. Shumica janë burra. Nuk ishte e lehtë të provosh të kundërtën”, thotë për Zërin e Amerikës refugjatja nga Ukraina.

Tatyana thotë se është e inkurajuar që gratë nga vende të ndryshme mbështesin dhe mësojnë nga njëra-tjetra.

“Pas emigrimit në Shtetet e Bashkuara kam filluar të punoj si kryekuzhiniere. Jap mësime për kuzhinën në Universitetin Shtetëror të Kolorados dhe për restorantet lokale. Po ashtu u mësoj shumë komuniteteve kuzhinën ukrainase si dhe jam instruktore private. Ndarja e pasionit të gatimit me gra nga vende të ndryshme të botës më ka sjellë shumë kënaqësi”.

Falë përhapjes së teknologjive novatore, fusha profesionale e zonjës Ayshova po zgjerohet. Ajo thotë se është e lumtur që ka gjetur profesionin e duhur.

“Kam shumë pasion për hapësirën dhe kam fatin të bashkëpunoj me NASA-n dhe SpaceX në zgjedhjen e instrumenteve të duhura laboratorike për eksperimente të ndryshme. Aktualisht, detyra ime është analizimi i rrezatimit për gjithçka që dërgohet në hapësirë apo sillet në Tokë”, thotë zonja Ayshova.

Një raport i vitit 2024 nga Forumi Ekonomik Botëror tregon se do të duhen 134 vjet, afërsisht pesë gjenerata, për të arritur barazinë e plotë gjinore në katër dimensione kryesore: mundësitë dhe pjesëmarrja ekonomike, arritjet arsimore, shëndetin dhe mbijetesën, si dhe fuqizimin politik./VOA

karriere pengesa gjinore

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj