LIVE UPDATES
Bota

Përplasja me SHBA-në dhe tensionet në Detin e Kuq/ Çfarë përfaqësojnë rebelët Houthi?

Menjëherë pas sulmeve të udhëhequra nga SHBA dhe Britania rebelët huthi u përbetuan për hakmarrje.

14 Janar 2024, 10:25 Nga r.ll
Përplasja me SHBA-në dhe tensionet në Detin e Kuq/
foto ilustruese

JEMEN- Pasoperacionit "Prosperity Guardian” ndaj rebelëve huthi gjendja po përshkallëzohet ndjeshëm. Me sulmet e tyre ndaj anijeve rebelët po demonstrojnë prej javësh mbështetjen e tyre për kauzën palestineze dhe radikalët islamikë Hamas në Rripin e Gazës.

Ata deklaruan se do të vazhdojnë të sulmojnë çdo anije që shkon për në Izrael, derisa ushtria e Izraelit të heqë bllokadën e Rripit të Gazës dhe të lejojë dërgimin e ushqimeve dhe të furnizimeve të tjera të nevojshme për jetesën. Menjëherë pas sulmeve të udhëhequra nga SHBA dhe Britania rebelët huthi u përbetuan për hakmarrje.

"Beteja do të zgjerohet shumë përtej imagjinatës dhe pritshmërive të amerikanëve dhe të britanikëve," citoi agjencia e lajmeve AP, Ali al-Kahumin, një zyrtar të lartë Huthi.

Origjina dhe identiteti

Huthit i përkasin një grupi fisnor nga një zonë malore në Jemenin verior që kufizohet me Arabinë Saudite. Nga pikëpamja fetare ata u përkasin zaidëve, një drejtim brenda grupit të myslimanëve shiitë. Ndryshe nga shumë shiitë të tjerë, zaidët nuk besojnë në kthimin e një imami të fshehur, të ashtuquajturit Mehdi.

Megjithatë përkatësia e huthive ndaj islamit shiit është një bazë e rëndësishme për lidhjet e tyre të mira me Iranin, i cili e sheh veten si supremaci dhe përfaqësues i interesave të shiitëve në rajon. Në Jemen zaidët përbëjnë një të tretën e popullsisë.

Huthit dhe lufta civile

Që nga e ashtuquajtura Pranvera Arabe e vitit 2011 huthit e kanë akuzuar gjithnjë e më shumë qeverinë qendrore të Jemenit në Sana për margjinalizimin e zaidëve dhe shtypjen e të drejtave të tyre. Po ashtu e e akuzonin qeverinë jemenase se ishte jashtëzakonisht e afërt me Izraelin dhe SHBA-në.

Mbi bazën e këtyre akuzave huthit u ngritën në vitin 2014 kundër qeverisë së presidentit të atëhershëm Abed Rabo Mansur Hadi. Ai mundi të qëndronte në detyrë vetëm falë një aleance ushtarake ndërkombëtare të udhëhequr nga Arabia Saudite. Aleanca luftom kundër rebelëve huthi që nga viti 2015 - por pa ndonjë sukses.

Qeveria e mbështetur nga Arabia Saudite kontrollon jugun e vendit, ndërsa huthit kontrollojnë veriun. Ata mbështeten nga Irani. Kjo është arsyeja pse lufta civile në Jemen konsiderohet gjithashtu edhe një luftë përfaqësuese midis Arabisë Saudite dhe Iranit. Huthit kanë tanke, automjete dhe raketa llojesh të ndryshme, të cilat ata thonë se kryesisht i kanë grabitur nga ushtria e rregullt jemenase.

Ideologji radikale anti-izraelite

Kursi ideologjik i rebelëve huthi mund të kuptohet nga motoja e tyre: "Allahu është më i madhi, vdekje Amerikës, vdekje Izraelit, mallkim hebrenjve, fitore për fenë islame".

Në territorin e tyre në Jemenin verior ata kanë vendosur një rend të rreptë islamik. Ata e kombinojnë militantizmin fetar me një kurs të rreptë anti-perëndimor dhe anti-izraelit. Emri që huthit përdorin për veten e tyre - "Ansar Allah" (ndihmës i Allahut, mbështetësi i Allahut) - pasqyron gjithashtu këtë frymë.

Marrëdhënie të ngushta me Iranin

Huthit konsiderohen si aleatë të ngushtë të qeverisë iraniane. Ata e shohin veten si pjesë e të ashtuquajturit "bosht rezistence" kundër Izraelit dhe SHBA-së, i cili përfshin edhe Hezbollahun libanez, milici të ndryshme irakiane dhe regjimin sirian, shpjegon në bisedë me DW politologu Hamidreza Azizi nga Fondacioni i Shkencë dhe Politikë (SWP) në Berlin.  Megjithatë huthit ndryshonjë nga partnerët e tjerë të Iranit. Nga njëra anë, ata janë më pak të varur nga Teherani sesa, për shembull, Hezbollahu libanez, dhe nga ana tjetër, ata nuk janë drejtpërdrejt në varësi të sistemit të komandës dhe të kontrollit iranian, thotë Azizi./DW

tensionet ne detin e kuq rebelët houthi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj