14 Gusht 2022, 20:46
Nga F.M
Guayaquil
EKUADOR- Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Guayaquil, Ekuador. Të shtënat u pasuan me një shpërthim që dëmtoi dhjetëra banesa dhe për pasojë, shumë qytetarë të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ata dyshohet se kanë mbetur në rrënojat e shtëpive të shembura.
Kjo ngjarje ka si autorë bandat kriminale që sundojnë vendin. Të shtënat dhe shpërthimi, janë cilësuar si një luftë ndaj shtetit, sipas autoriteteve vendase. Ministri i Brendshëm Patricio Carrillo bëri thirrje për bashkim për tu dalë përpara këtyre grupeve kriminale që lënë të vdekur çdo ditë.
“Dhuna e së dielës është një shpallje lufte kundër shtetit. Ose bashkohemi për ta përballuar ose çmimi do të jetë edhe më i lartë për shoqërinë,”- tha ai.
Trafiku kombëtar e ndërkombëtar i drogës është motivi që sjell përplasje të shumta mes bandave që operojnë në qytetin port të Ekuadorit. Në këtë vend ka pasur masakra dhe në burgje e atentate të shumta, viktimë e të cilave kanë mbetur edhe shqiptarë të përfshirë në këtë lloj ‘tregtie’.
ekuador guayaquil perplasje ne guayaquil
Bota
14 Gusht 2022, 20:37
F.M
Foto Ilustruese
KOSOVË- Debati për shtrimin e një rruge me zhavorr ka sjellë një sherr masiv me thika mes tre kushërinjve n&e...
Bota
14 Gusht 2022, 20:29
F.M
Avioni i rrëzuar
SHBA- Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në në Illinois n&...
Bota
14 Gusht 2022, 19:38
F.M
Sherri në aeroport
SHBA- Një punonjës i një kompanie ajrore amerikane është konfliktuar fizikisht me një pasagjere. Sher...
Bota
14 Gusht 2022, 19:33
Kabul
SHBA- Në prag të përvjetorit të parë të tërheqjes kaotike të ushtrisë amerikane nga Afganistani, zyrtar&...
Bota
14 Gusht 2022, 19:22
F.M
Tornado
GREQI- Për vetëm 5 minuta, një tornado që u krijua ditën e sotme në ishullin grek të Lemnosit ka habitur të...
Bota
14 Gusht 2022, 18:49
F.M
Ish-sekretari amerikan i shtetit, Henry Kissinger
SHBA- Ish-sekretari amerikan i shtetit, Henry Kissinger, beson se Uashingtoni është aktualisht ...
Bota
14 Gusht 2022, 18:25
F.M
Makina e djegur
SHBA- Një burrë përplasi makinën e tij dhe më pas vrau veten. Ngjarja e rëndë mësohet të ket&...
Bota
14 Gusht 2022, 18:12
F.M
Avioni
GREQI- Alarm në Greqi. Një avion është ulur në aeroportin "Eleftherios Venizelos" duke nxjerrë tym nga kabina. Mediat ...
Bota
14 Gusht 2022, 17:15
F.M
Vassilis Gorgolitsa
GREQI- Vassilis Gorgolitsa, një këngëtar grek që futi makinën parkingun e Gjykatës së Apelit dhe e k...
Bota
14 Gusht 2022, 17:01
k.m.
Tom Holland
SHBA- Tom Holland është bërë një nga yjet e rinj më të mëdhenj në industrinë e filmit. ...