LIVE UPDATES
Bota

Përplasje ‘e rrallë’ publike mes Biden dhe Netanyahu-t për krizën politike dhe tensionet në Izrael

Presidenti Biden tha se është "shumë i shqetësuar" nga tensionet politike në Izrael dhe se vendi "nuk mund të vazhdojë në këtë rrugë", duke i bërë thirrje Kryeministrit Netanjahu të tërhiqet nga plani.

29 Mars 2023, 19:11 Nga k.m.
Përplasje ‘e rrallë’ publike mes Biden dhe Netanyahu-t
Joe Biden dhe Benjamin Netanjahu

Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu të heqë dorë nga plani për reformën e gjyqësorit që do të tkurrte kompetencat e këtij sistemi dhe do të forconte kontrollin e qeverisë mbi të. Thirrja ngjalli reagimin e udhëheqësit izraelit i cili tha se nuk merr vendime bazuar tek presioni nga jashtë. Shkëmbimi mes dy udhëheqësve ishte një përplasje e rrallë publike midis dy vendeve që janë aleatë të ngushtë.

Presidenti Biden tha se është "shumë i shqetësuar" nga tensionet politike në Izrael dhe se vendi "nuk mund të vazhdojë në këtë rrugë", duke i bërë thirrje Kryeministrit Netanjahu të tërhiqet nga plani.

"Shpresoj që ai të heqë dorë prej tij”, tha Biden duke bërë thirrje “për një kompromis të vërtetë”.

Ai po ashtu tha se nuk ka në plan ta ftojë kryeministrin izraelit në Shtëpinë e Bardhë në të ardhmen e afërt. 
Kryeministri Netanjahu reagoi menjëherë, duke u shprehur përmes Twitterit se "Izraeli është një vend sovran që i merr vendimet me vullnetin e popullit të tij dhe jo bazuar në presionet nga jashtë, përfshirë edhe miqtë tanë më të mirë.”

Netanjahu tha se administrata e tij po përpiqej të bënte reforma "me një konsensus të gjerë".

"Unë e njoh Presidentin Biden prej më shumë se 40 vjetësh dhe e vlerësoj angazhimin e tij ndaj Izraelit,"- tha ai.

Ai tha se aleanca Izrael-SHBA është e pathyeshme "dhe i tejkalon gjithmonë mosmarrëveshjet e herëpashershme”.

Benny Gantz, një opozitar dhe ish-ministër i mbrojtjes e kritikoi kryeministrin Netanyahu duke shkruar në Twitter se "Dëmtimi i marrëdhënieve me SHBA-në, mikun tonë më të mirë dhe aleatin tonë më të rëndësishëm, është një sulm strategjik."

Michael Oren, ish-ambasador i Izraelit në SHBA tha se nuk i takonte presidentit Joe Biden të shprehej për një problem të brendshëm të Izraelit.

"Nuk i takon presidentit të Shteteve të Bashkuara të ndërhyjë në një polemikë të brendshme politike në Izrael. Dhe sigurisht nuk është në interesin e Izraelit që presidenti ndërhyri tani, ndërsa të dy palët, si qeveria ashtu edhe opozita, janë ulur me Presidentin (Isaac) Herzog rreth tryezës për të diskutuar mënyrat e zgjidhjes së kësaj krize në një mënyrë nga e cila të përfitojnë të gjithë izraelitët."

Kryeministri Netanjahu dhe aleatët e tij fetarë dhe ultranacionalistë paraqitën propozimet për reformën në janar, vetëm disa ditë pasi formuan qeverinë, më e djathta në historinë e Izraelit. Plani do t'i jepte Netanjahu, i cili po gjykohet nën akuzat për korrupsion, fjalën e fundit në emërimin e gjyqtarëve të vendit. Ai gjithashtu do t'i jepte parlamentit, i cili kontrollohet nga aleatët e kryeministrit, autoritet për të rrëzuar vendimet e Gjykatës së Lartë dhe për të kufizuar aftësinë e gjykatës për të rishikuar ligjet.

Propozimi e ka zhytur Izraelin në krizën më të rëndë politike në dekada. Dhjetëra mijëra vetë dolën për të protestuar në qytete anembanë vendit. Udhëheqësit e biznesit, ekonomistët e lartë dhe ish-shefat e sigurisë e kanë kundërshtuar të gjithë planin, duke thënë se ai po e çon vendin drejt autokracisë.

Ekipet negociuese të fraksioneve politike rivale të Izraelit mbajtën takimin e tyre të parë të martën vonë për të filluar bisedimet mbi një plan të mundshëm kompromisi. Të hënën Netanjahu shtyu planin e tij për ndryshimet në gjyqësor, duke thënë se donte "të shmangte luftën civile" dhe të linte kohë për të gjetur një kompromis me kundërshtarët politikë./VOA

joe biden benjamin netanjahu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj