LIVE UPDATES
Bota

Përplasjet për buxhetin rrezikojnë mbylljen e pjesshme të qeverisë amerikane

Një grup konservatorësh të vijës së ashpër kanë kërcënuar me shkarkimin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, pas arritjes së një kompromisi për shpenzimet midis tij dhe Presidentit Joe Biden në fillim të këtij viti për të shmangur dështimin për të paguar borxhet qeveritare.

25 Shtator 2023, 16:12 Nga I.A
Përplasjet për buxhetin rrezikojnë mbylljen e pjesshme të
Kapitol

SHBA- Qeveria amerikane është në prag të mbylljes së pjesshme nëse Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët, nuk pajtohet për buxhetin federal për vitin e ri fiskal, që fillon më 1 tetor. Disa republikanë madje kanë kërcënuar me shkarkimin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy. Në më pak se një javë, qeveria amerikane rrezikon të mbyllet pjesërisht, nëse Kongresi nuk arrin një marrëveshje për shpenzimet federale, çka ka nxjerrë në pah krisjet brenda republikanëve.

Një grup konservatorësh të vijës së ashpër kanë kërcënuar me shkarkimin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, pas arritjes së një kompromisi për shpenzimet midis tij dhe Presidentit Joe Biden në fillim të këtij viti për të shmangur dështimin për të paguar borxhet qeveritare.

“Po ndodh për shkak se ligjvënësit republikanë nuk mund të bien dakord as mes tyre. Duhet të kujtojmë se zoti McCarthy dhe Presidenti Biden arritën një marrëveshje të vështirë për të gjitha palët. E tillë ishte për agjencinë tonë. Nënkupton shkurtimin e disa programeve që donim të realizonim, disa fonde do përdoreshin për përmirësimin e rrugëve, urave dhe aeroporteve. Por ne e pranuam marrëveshjen e bërë në fillim të vitit. Po kërkojmë që republikanët ta respektojnë këtë marrëveshje”, tha Sekretari i Transportit, Pete Buttigieg.

I njëjti grup republikanësh dëshiron shkurtime të thella për shpenzimet e brendshme, si dhe për mbështetjen amerikane për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit të Rusisë.

Presidenti Biden priti javën e kaluar Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë pas fjalimeve, që ata mbajtën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Presidenti Biden u zotua për vazhdimin e mbështetjes së palëkundur për Ukrainën.

“Populli i Ukrainës është i çelikosur për këtë betejë dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë me ju”.

Zoti McCarthy përfshiu 300 milionë dollarë fonde për Ukrainën në një projektligj për shpenzimet e mbrojtjes, që duhet të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve. Por nuk ka gjasa që të marrë miratimin e republikanëve të vijës së ashpër.

“Do të jem me zotin McCarthy çdo ditë dhe sigurisht që kemi ende kohë, por ai është në një pozitë shumë të vështirë, sepse kundërshtarët vazhdojnë t'i thonë që të mos i paraqesë për votim projektligjet dypartiake, mos t’i përdorë votat e demokratëve për të shmangur mbylljen. Por ata po përdorin votat e demokratëve për të shkaktuar mbylljen. Ky grup republikanësh po voton me Nancy Pelosin kundër projektligjeve republikane që kanë dalë për votim”, tha ligjvënësi republikan Mike Turner.

Partia e zotit McCarthy ka një shumicë të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve. Mjafton kundërshtimi nga pesë republikanë për të bllokuar çdo legjislacion që përpiqet të miratojë shumica. Ligjvënësit do të përpiqen përsëri që të shmangin një mbyllje të pjesshme të qeverisë, e cila mund të ndodhë pas mesnatës së një tetorit nëse ligjvënësit dështojnë të pajtohen qoftë edhe për një financim afatshkurtër.

Marrë nga VOA

kevin mccarthy pete buttigieg joe biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj