LIVE UPDATES
Bota

Përshkallëzohen protestat në Iran/ Demonstruesit kërkojnë ndryshimin e qeverisë! Shënohen disa viktima gjatë përplasjeve me forcat e rendit

Protestat filluan të dielën, por fillimisht ato patën një rrjedhë paqësore. Prej ditësh në Iran mijëra vetë protestojnë kundër rënies dramatike të kursit të monedhës kombëtare dhe krizës ekonomike në përmasa historike. Ajo që nisi si grevë e tregtarëve, gjithnjë e më shumë po kthehet në një indinjatë politike, që kulmon deri në thirrjen "vdekje diktatorit".

3 Janar 2026, 07:49 Nga E. D
Përshkallëzohen protestat në Iran/ Demonstruesit
foto ilustruese

Pakënaqësia sociale po kthehet në protestë të hapur kundër udhëheqjes në Iran. Gjatë konfrontimeve ndërmjet demonstruesve dhe forcave të rendit në perëndim të Iranit, sipas të dhënave të mediave iraniane, deri të enjten (01.01.2026) kanë humbur jetën gjashtë vetë.

Protestat filluan të dielën, por fillimisht ato patën një rrjedhë paqësore. Prej ditësh në Iran mijëra vetë protestojnë kundër rënies dramatike të kursit të monedhës kombëtare dhe krizës ekonomike në përmasa historike. Ajo që nisi si grevë e tregtarëve, gjithnjë e më shumë po kthehet në një indinjatë politike, që kulmon deri në thirrjen "vdekje diktatorit". Prej kohësh protestat nga Teherani janë përhapur edhe në qytete të tjera si Isfahan, Mashhad e më tej.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

A është rënia aktuale e kursit të monedhës kombëtare një krizë inflacioni?

Rreth 1,45 millionë rial duhet të paguajnë aktualisht iranianët për një dollar amerikan. Përpara një viti kursi i këmbimit ishte rreth 820.000. Një iranian me të ardhura mesatare për një pagë mujore pune me orar të plotë merr në rial rreth 100 dollarë amerikan. Pasoja: Rroga mujore konsumohet që me blerjen e ushqimeve bazë.

Në një vend të varur prej importit si Irani një shok i tillë inflacioni shakton menjëherë destabilizim social. Avokatja e të drejtave të njeriut Gissou Nia nga Think Tank Atlantic Council ndonëse konsideron si shkas të protestave zhvleftësimin e monedhës, mendon se nuk është ky thelbi i protestave: "Ngjashëm si në protestat që nga dhjetori 2017 merret shpesh shkas nga gjendja ekonomike. Por nëse dëgjon parrullat dhe sheh përmasat e protestatve, kupton se ato kanë të bëjnë me pakënaqësinë e thellë me regjimin në Iran dhe dëshirën që ky regjim të largohet." Kolapsin ekonomik me sa duket shumë iranianë nuk e shohin më si një të krizë të korrigjueshme, por më tepër si një dështim sistemik të regjimit përreth udhëheqësit të moshuar revolucionar Ali Khamenei.

Çfarë i dallon këto protesta nga ato të mëparshmet?

Protestat në fund të 2025-ës pasohen nga një cikël protestash të mëparshme. Ashtu si edhe në vitet 2017/2019 bëhet fjalë për indinjatë sociale, përvoja me dhunën ekstreme (si më 2019) dhe kritikë kulturore ndaj sistemit (si më 2022). Ky intensitet e rrit rrezen dhe aftësinë e rezistencës së lëvizjes.

Ekspertja e Iranit Nia në bisedë për DW i referohet radikalizimit dhe vazhdimësisë së parrullave: "Dëgjon shprehje të tilla si 'Zan, Zendegi, Azadi' pra grua, jetë, liri – duke iu referuar protestave të vitit 2022. Por dëgjon edhe thirrje ‚vdekje diktatorit‘. Regjimi duhet të largohet."

Kërkesat ndaj udhëheqjes për reforma pothuajse janë shuar, tani vet sistemi është objektivi. Lëvizja i rikthehet një repertori të përbashkët, që lidh breza të ndryshëm politik.

Çfarë roli luan pazari?

Fakti që protestat filluan në pazar shënon kthesë historike. Për dekada pazari ka qenë arteria ekonomike dhe spiranca politike e stabilitetit të sistemit. Ai konsiderohet si sistem paralajmërues politik dhe si një multiplikator i mundshëm i protestave. Edhe Revolucioni Islamik më 1979 ishte i lidhur ngushtë me një grevë të tregtarëve.

Grevat në pazar prekin jo vetëm furnizimin, por edhe palcën konservatore të republikës. Nia e quan atë "gjakun jetësor të tregjeve qendrore të Iranit. Pronarët e dyqaneve dhe të tjerë u mblodhën për të protestuar, sepse situata aktuale ekonomike nuk mund të durohet më."

Çfarë hapësire veprimi ka presidenti i shtetit Peseschkian?

Faktikisht ka pak hapësirë politike veprimi për presidentin Massud Peseschkian për t'u bërë lëshime demonstrueve. Në një çast të rrallë sinqeriteti presidenti pranoi së fundi: "Nëse problemet nuk zgjidhen, ne nuk mund të qeverisim". Kjo tingëllon si një deklaratë e falimentimit politik. Njoftimi i qeverisë, se do të ndryshojë kreun e deritanishëm të Bankës Qendrore, vështirë se mund t'i qetësojë demonstruesit. 

Projektbuxheti i qeverisë për vitin 2026 parashikon rritje taksash me 62 përqind në kushtet e një inflacioni prej 50 përqind. Nga protestuesit në rrugë një gjë e tillë perceptohet si plaçkitje. Reagimet e opinionit publik lenë të kuptohet, se iranianët nuk bëjnë më dallimin ndërmjet "reformatorëve" dhe "përfaqësuesve të vijës së ashpër", por kanë humbur besimin tek e gjithë klasa politike.

Sa fort e prek kriza popullsinë?

Kriza ekonomike prej kohësh është kthyer edhe në një krizë sociale dhe infrastrukturore. Kursimet janë devalvuar, ushqimet dhe medikamentet nuk mund të blihen – ose nuk gjenden dhe po shtohen mungesat e ujit dhe të energjisë. Të prekur nuk janë më vetëm grupet e margjinalizuara, por një pjesë e madhe e shtresës së mesme qytetare.

"Realiteti është, që njerëzit nuk janë më në gjendje të përballojnë blerjen e ushqimeve. Shumë gjëra ato nuk mund t'i paguajnë", analizon Gissou Nia në intervistë për DW. Në qytete prej kohësh uji ndërpritet rregullisht. Ky zhvillim mund të nxisë më lehtë mobilizimin politik. Kush nuk ka më se çfarë të humbasë materialisht, është i gatshëm të përballet me rrezikun e dhunës shtetërore.

Përse kritika drejtohet kundër politikës së jashtme?

Prej dekadash republika islamike investon miliarda në "aksin e saj të rezistencës", që synon të sigurojë luajalitetin ndaj saj të milicëve në Liban, Jemen dhe Gazë. Protestat tani po drejtohen eksplicit kundër kësaj politike të ndërhyrjes rajonale. Me këtë po thyhet një tabu ideologjike. Gissou Nia: "Dëgjohet refuzimi i politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit. Pra thirrja: As Gaza dhe as Libani – jeta ime për Iranin." 

Nga ky nacionalizim i protestës duket, se luajaliteti nuk argumentohet më me religjonin apo raportin ndërkombëtar, por me shtetin social. Çdo dollar, që shkon në duart e Hisbollahut ose të Hamasit, percpetohet si vjedhje ndaj popullit në vend.

Si mund t'i ndalojë regjimi protestat?

Udhëheqja politike në Teheran dërgon sinjale qetësimi, ndërkohë që forcat e rendit kanë filluar t'i shtypin me dhunë protestat. Krahasuar me valët e mëparshme të protestave regjimi po përpiqet ta frikësojë lëvizjen qysh në fillim në mënyrë të dhunshme. Kjo mund të jetë një shenjë e nervozitetit të madh. Gissou Nia: "Ne shohim videot online, që tregojnë, se si forcat e rendit përdorin gazin lotësjellës. Ne shohim edhe, që po qëllohet ndaj demonstruesve paqësorë."

Për regjimin iranian situata është deikate: Sa më herët shteti të përdorë dhunën, aq më qartë ai sinjalizon dobësinë e vet. Ndërkohë që rutina e njohur e represionit nuk ka më efekt frikësues, por u konfirmon shumë demonstruesve, që regjimi nuk mund të ofrojë më zgjidhje politike.

Çfarë roli luajnë shërbimet e huaja sekrete?

Regjimi iranian protestat e së kaluarës automatikisht i ka shpjeguar me ndërhyrjet e shërbimeve sekrete nga jashtë. Në shënjestër kanë qenë kryesisht shërbimet nga SHBA dhe Izraeli si armiku kryesor, të cilit regjimi i Iranit ia mohon ekzistencën.

Pasi shërbimi sekret izraelit Mossad publikisht bëri thirrje për mbështetjen e protestave, mediet iraniane dhe organet e sigurisë po përhapin sërish narrativën e një "destabilizimi të komanduar". Por as shpejtësia dhe as shtrirja sociale e mobilizimit nuk mund të komandohen nga jashtë. Narrativa duke iu referuar "komploteve të huaja" për shumë iranianë konfirmon jo forcën, por largimin e udhëheqjes nga realiteti./DW

iran protesta ne iran

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj