Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ligji përkatës në Itali përcakton që çdo referendum të konsiderohet i vlefshëm, duhet të votojnë të paktën 50% + 1 e atyre që kanë të drejtë vote.
ITALI- Pjesëmarrja e qytetarëve italianë që zgjodhën të shprehnin vullnetin e tyre në pesë referendumet që kishin të bënin me të drejtat e punës dhe dhënien e shtetësisë shtetasve të huaj, sipas të dhënave të deritanishme, nuk kaloi as 30%. Si pasojë, rezultati i tyre është i pavlefshëm, sepse ligji përkatës përcakton që çdo referendum të konsiderohet i vlefshëm, duhet të votojnë të paktën 50% + 1 e atyre që kanë të drejtë vote.
Në një postim në rrjetet sociale, partia e kryeministres italiane Giorgia Meloni theksoi se "qëllimi i vetëm i vërtetë i këtij referendumi ishte rrëzimi i qeverisë. Megjithatë, në fund, italianët votuan për rrëzimin e opozitës".
Partitë e koalicionit qeverisës konservator që qeveris vendin kishin mbështetur abstenimin, ndërsa forcat më të mëdha të opozitës (Partia Demokratike, Lëvizja Pesë Yje dhe e Majta Italiane me të Gjelbrit) mbështetën një votë "po" në referendume.
Ministri i Jashtëm italian dhe kreu i partisë Forza Italia, Antonio Tajani, deklaroi në të njëjtën kohë se shumica qeveritare do të merrte iniciativën për të rritur numrin e nënshkrimeve të nevojshme për të kërkuar organizimin e një referendumi. Deri më sot, numri përkatës është 500,000 nënshkrime.
Lidhur me katër referendumet për forcimin e të drejtave të punës, qytetarët që shkuan në votime votuan "po" në një përqindje që varionte nga 85% në 88%. Për referendumin që kërkonte uljen e kohës së nevojshme, nga dhjetë në pesë vjet, për t'u dhënë shtetësinë italiane qytetarëve të huaj që jetojnë përgjithmonë në vend, 62% e qytetarëve që shkuan në votime votuan pro.
Foto ilustruese KANADA- Kanadaja do të shpenzojë 2% të PBB-së së saj për mbrojtje këtë vit për ...
Foto ilustruese ITALI- Rezultatet e pesë referendumeve në Itali shpallen të pavlefshme , pasi nuk morën numrin e kërkuar...
foto ilustruese SHBA- Rrugët e Los Anxhelosit kanë qenë skenë e përleshjeve të reja për një ditë tje...
Foto ilustruese TEHERAN- Irani tha se shumë shpejt do të paraqesë një kundërpropozim për një marrëveshje bërth...
Dmitry Peskov RUSI- Zedhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ka theksuar se plani i NATO- s për të rritur masivisht aftë...
GJERMANI- Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Dobrindt flet për rritje të dhunës midis ekstremistëve të rinj. Ai beson se p&e...
foto ilustruese SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar autoritetetet ligjzbatuese të arrestojnë protestuesit që mb...
Donald Trump dhe Xi Jinping SHBA- Një raund i ri negociatash tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës ka filluar në Londër, ...
SHBA- Ndalimi i hyrjes në SHBA për qytetarët e 12 vendeve hyri në fuqi sot pas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar jav&...
Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka planifikuar të flasë me kryeministrin izraelit&nb...