LIVE UPDATES
Bota

Petkoviç akuzon Kosovën për shkaktim krizash

Sipas njoftimit të Zyrës që udhëhiqet nga Petkoviç, rundi i ri i dialogut në Bruksel do të mbahet javën e ardhshme dhe tema kyçe do të jetë sërish vendimi i Kosovës që të ndalojë përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave.

10 Maj 2024, 17:21 Nga E. D
Petkoviç akuzon Kosovën për shkaktim krizash
Petar Petkoviç

KOSOVË- Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, ka kritikuar sërish Kosovën gjatë takimit me ambasadorët dhe përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it dhe kreut të delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, duke thënë se Kosova është “fajtorja e vetme që shkakton kriza”.

Sipas njoftimit të Zyrës që udhëhiqet nga Petkoviç, rundi i ri i dialogut në Bruksel do të mbahet javën e ardhshme dhe tema kyçe do të jetë sërish vendimi i Kosovës që të ndalojë përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave.

Gjatë takimit me diplomatët nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia dhe BE-ja, Petkoviq tha se çështja e përdorimit të dinarit serb në Kosovë duhet të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe theksoi “gatishmërinë e Beogradit që nga fillimi i këtij procesi për të gjetur një kompromis, një zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranueshme”.

Ai shtoi se Kosova po vendos “kushte të pamundshme dhe pengesa” me “qëllim që të mos arrihet kompromis dhe të thellohet edhe më tej kriza”.

Kosova dhe Serbia kanë këmbyer akuza për dështimin që deri më tani të arrihet një zgjidhje në dialogun në Bruksel, teksa BE-ja pret që palët të gjejnë një zgjidhje bazuar në propozimin e të dërguarit të posaçëm të bllokut, Mirosllav Lajçak, gjatë takimit të radhës që mbahet në mes të majit.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i tha Radios Evropa e Lirë më 29 prill se palët kanë paraqitur qëndrimet e tyre dhe propozimet gjatë takimeve të kaluara, duke shtuar se propozimi i BE-së synon “një zgjidhje kompromisi”, teksa u bëri thirrje palëve që ta pranojnë atë.

Megjithatë, Stano nuk specifikoi se për çfarë zgjidhje bëhet fjalë.

Më 1 shkurt ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, që parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave.

Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e rregullores, me qëllim që të gjendet një zgjidhje për popullsinë në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – që preket nga vendimi.

Serbët në Kosovë, për vite të tëra, pranojnë pagesa me dinarë nga buxheti i Serbisë.

Gjatë takimit me QUINT-in dhe BE-në, Petkoviq po ashtu tha se Beogradi nuk do të heqë dorë nga kërkesa që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ai tha se Asociacioni “është parakusht për t’u siguruar të drejtat individuale dhe kolektive të serbëve” në Kosovë.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin - më 2013 dhe 2015 - por, Prishtina ende nuk ka ndërmarrë hapa drejt themelimit të tij.

Qeveria e Kosovës është shprehur kundër një asociacioni njëetnik./REL

petar petkoviç

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj