LIVE UPDATES
Bota

Pikat kryesore të propozimit për armëpushim në Gaza

Një javë para se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, të marrë detyrën nga presidenti Joe Biden, zyrtarët thanë se ishte arritur një përparim në bisedimet në Doha dhe marrëveshja mund të jetë afër.

14 Janar 2025, 10:37 Nga N.F
Pikat kryesore të propozimit për armëpushim në Gaza
Gaza

GAZA- Ndërmjetësuesit nga Katari kanë dërguar projekt-propozimin për një marrëveshje për ndalimin e luftimeve në Rripin e Gazës dhe shkëmbimin e pengjeve izraelite me të burgosurit palestinezë, si hap i parë drejt përfundimit të luftës gjatë 15 muajve. Luftimet po zhvillohen në mes të Izraelit dhe Hamasit-grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Një javë para se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, të marrë detyrën nga presidenti Joe Biden, zyrtarët thanë se ishte arritur një përparim në bisedimet në Doha dhe marrëveshja mund të jetë afër.

Ja pikat kryesore nga projekti, sipas një zyrtari izraelit dhe një zyrtari palestinez, derisa Hamasi nuk ka dhënë detaje. Në fazën e parë, do të lirohen 33 pengje izraelite. Në mesin e tyre janë fëmijë, gra, edhe ato ushtarake, burra mbi 50 vjeç, të plagosur dhe të sëmurë. Izraeli beson se shumica janë gjallë, por nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga Hamasi.

Sipas marrëveshjes, faza e parë do të zgjasë 60 ditë. Nëse vazhdon siç është planifikuar, në ditën e 16-të nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, do të fillojnë negociatat për një fazë të dytë gjatë së cilës do të lirohen pengjet e mbetura gjallë - ushtarët burra dhe djemtë civilë më të rinj - dhe trupat e pengjeve të vdekur do të kthehen.

Tutje, në këmbim të pengjeve, Izraeli do të lirojë nga burgjet e tij më shumë se 1.000 të burgosur dhe të ndaluar palestinezë, përfshirë të dënuar me dënime të gjata për sulme vdekjeprurëse. Luftëtarët e Hamasit që morën pjesë në sulmin ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 nuk do të lirohen.

Tërheqja do të jetë me faza, me forcat izraelite që do të qëndrojnë në kufi për të mbrojtur qytetet dhe fshatrat izraelite. Do të ketë marrëveshje sigurie në korridorin Filadelfi që kufizon Egjiptin, në anën jugore të Gazës, me Izraelin që do të tërhiqet nga disa pjesë të tij pas ditëve të para të marrëveshjes.

Banorët e paarmatosur në veri të Gazës do të lejohen të kthehen, me një mekanizëm për të siguruar që aty të mos lëvizin armë. Forcat izraelite do të tërhiqen nga korridori Netzarim në pjesën qendrore të Gazës. Kalimi në Rafah mes Egjiptit dhe Gazës do të fillojë të funksionojë gradualisht, duke lejuar kalimin e atyre që janë të sëmurë dhe rasteve humanitare për trajtim jashtë enklavës.

Do të ketë një rritje të konsiderueshme të ndihmës humanitare në Rripin e Gazës, ku organet ndërkombëtare përfshirë Kombet e Bashkuara, thonë se popullsia po përballet me një krizë të thellë humanitare.

Izraeli lejon hyrjen e ndihmave në enklavë, por ka pasur mosmarrëveshje për sasinë e ndihmës që lejohet dhe sasinë që arrin te njerëzit në nevojë, derisa plaçkitjet nga bandat kriminale po bëhet një problem në rritje.

Kush do ta drejtojë Gazën pas luftës është një nga pikat e panjohura të negociatave. Duket se rundi aktual i bisedimeve e ka lënë këtë çështje jashtë propozimit për shkak të kompleksitetit të saj dhe mundësisë që ajo mund të pengonte një marrëveshje të kufizuar.

Izraeli ka thënë se nuk do ta mbyllë luftën duke e lënë Hamasin në pushtet. Ai gjithashtu ka refuzuar administratën e Gazës nga Autoriteti Palestinez, organi i mbështetur nga Perëndimi që u krijua sipas akordeve të paqes të Oslos 30 vjet më parë dhe që ka sovranitet të kufizuar në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ai ka thënë, gjithashtu, që nga fillimi i fushatës ushtarake në Gaza se do të mbajë kontrollin e sigurisë mbi enklavën pasi të përfundojnë luftimet. Komuniteti ndërkombëtar ka thënë se Gaza duhet të drejtohet nga palestinezët, por përpjekjet për të gjetur alternativa nga fraksionet kryesore mes shoqërisë civile apo liderëve të klaneve, kanë rezultuar kryesisht të pasuksesshme.

Megjithatë, ka pasur diskutime mes Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shteteve të Bashkuara për një administratë përkohshme që do të drejtonte Gazën deri në një reformim të Autoritetit Palestinez që do të ishte në gjendje të merrte drejtimin./REL

armepushimi ne gaza

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj