Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh nuk dha hollësi mbi llojin e ndihmës që do të vihej në dispozicion, por zoti Austin tha se kishte dhënë udhëzime për të planifikuar dhe ofruar mbështetje ndaj Shërbimeve Sekrete në disa vendndodhje, përgjatë fushatës.
SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin miratoi një kërkesë për mbështetje ushtarake shtesë për Shërbimin Sekret me qëllim forcimin e kapaciteteve të kësaj agjencie për fushatat zgjedhore të kandidatëve për president dhe nënpresident, njoftuan të enjten, në dy deklarata të ndara Pentagoni dhe Shërbimi Sekret.
Zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh nuk dha hollësi mbi llojin e ndihmës që do të vihej në dispozicion, por zoti Austin tha se kishte dhënë udhëzime për të planifikuar dhe ofruar mbështetje ndaj Shërbimeve Sekrete në disa vendndodhje, përgjatë fushatës.
Një zëdhënës i Shërbimit Sekret tha më vonë se kjo agjenci kishte forcuar operacionet mbrojtëse pas ngjarjes së 13 korrikut në Pensilvani, ku kandidati republikan Donald Trump, ish President i Shteteve të Bashkuara, u qëllua dhe i mbijetoi një përpjekjeje për ta vrarë.
“Në kuadër të këtyre masave, Departamenti i Mbrojtjes do t’i mundësojë Shërbimit Sekret amerikan ndihmë shtesë, në logjistikë, transport dhe në komunikim, përgjatë gjithë fushatës zgjedhore”, tha zëdhënësi i Shërbimit Sekret.
Për masat e sigurisë gjatë tubimit zgjedhor të zotit Trump në Butler të Pensilvanisë u ngritën pikëpyetje, mes shqetësimeve se si i dyshuari ishte në gjendje të hipte në një çati nga ku mund të shihte direkt podiumin ku po mbante fjalimin zoti Trump.
Shërbimi Sekret është shprehur “i turpëruar” për dështimin në marrjen e masave të sigurisë dhe drejtoresha e agjencisë dha dorëheqjen pas ngjarjes.
Një pjesëmarrës në tubim mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën gjatë sulmit. Byroja Federale e Hetimeve, FBI, nuk ka arritur ende në një përfundim se çfarë e shtyu të dyshuarin të qëllonte.
Kandidati republikan për presidenti, Donald Trump dhe Nënpresidentja demokrate Kamala Harris janë në garë të ngushtë për zgjedhjet e 5 nëntorit./VOA
pamje nga sulmet UKRAINË- Një sulm rus me bomba me drejtim në qytetit Kharkiv, në pjesën verilindore të Ukrainës, goditi...
ceremonia GREQI- Kreu i SYRIZA-s në Greqi Stefanos Kasselakis dhe partneri i tij Tyler Macbeth kanë celebruar martesën ...
alicia kearns, vucic dhe macron BRITANI- Deputetja britanike, Alice Kearns, ka reaguar pas vizitës së presidentit të Francë Emmanuel Ma...
Leonardo Bertulazzi ARGJENTINË- Policia në Buenos Aires ka arrestuar një person të kërkuar në Itali prej dekadash për nj...
foto ilustruese KOSOVË- Autoritetet kosovare i kanë mbyllur të premten pesë komunale paralele serbe në veri të vendit –...
Princat William dhe Harry MBRETËRI E BASHKUAR- Princat William dhe Harry morën pjesë në funeralin e xhaxhait të tyre të ...
foto ilustruese TOKIO- Gati 40,000 njerëz vdiqën vetëm në shtëpitë e tyre në Japoni gjatë gjysmës së par&...
Pavel Durov FRANCË- Arrestimi në Francë javën e kaluar i Pavel Durovit, shefit miliarder të platformës së rrjeteve soci...
foto ilustruese IZRAEL- Forcat izraelite e kanë vrarë të premten një komandant vendës të Hamasit – grupit palestinez t&...
miroslav lajcak BRUKSEL- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka th...