LIVE UPDATES
Bota

Pjesë të mëdha të Spanjës dhe Portugalisë mbeten pa energji, REL: Kaos në vend! Pezullohen ndeshjet në turneun e tenisit "Madrid Open"

Një burim nga kompania ajrore TAP Air në Portugali tha se aeroporti i Lisbonës po funksiononte me gjeneratorë rezervë, ndërsa AENA, që menaxhon 46 aeroporte në Spanjë, raportoi për vonesa të fluturimeve në gjithë vendin.

28 Prill 2025, 15:35 Nga N.F
Pjesë të mëdha të Spanjës dhe Portugalisë mbeten
Foto

SPANJË- Spanja dhe Portugalia u goditën të hënën nga një ndërprerje e energjisë elektrike që paralizoi transportin publik, shkaktoi bllokime të mëdha në trafik dhe vonesa në fluturime. Aktualisht, operatorët e shërbimeve publike po përpiqen të rikthejnë funksionimin e rrjetit elektrik.

Autoritetet nuk kanë mundur ta shpjegojnë shkakun e ndërprerjes së energjisë, megjithëse nuk u përjashtua mundësia që ndërprerja ishte shkaktuar nga një sulm kibernetik. Përderisa zyrtarët thanën se hetimet po vazhdojnë, një komitet krize u krijua në Spanjë për ta menaxhuar situatën, sipas burimeve agjencisë Reuters.

Qeveritë e Spanjës dhe Portugalisë thirrën mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit pas ndërprerjes, e cila gjithashtu preku përkohësisht një pjesë të Francës, në kufirin verilindor me Spanjën.

Ndeshjet në turneun e tenisit Madrid Open u pezulluan, duke detyruar tenistin, Grigor Dimitrov, dhe kundërshtarin britanik, Jacob Fearnley, të linin fushën, pasi tabelat e rezultateve u fikën dhe kamerat humbën energjinë.

Radiot spanjolle raportuan se një pjesë e metrosë së Madridit po evakuohej, ndërkohë që kishte bllokime trafiku në qendër të Madridit pasi semaforët kishin dalë jashtë funksionit, raportoi radioja Cadena Ser.

Qindra njerëz qëndronin jashtë ndërtesave të zyrave në rrugët e Madridit dhe kishte një prani të shtuar të policisë rreth ndërtesave kryesore, duke drejtuar trafikun si dhe duke patrulluar nëpër rrugët kryesore, sipas një dëshmitari të Reuters.

Një nga katër kullat në Madrid që strehon Ambasadën Britanike ishte evakuuar, shtoi dëshmitari. Radiot lokale raportuan për njerëz të bllokuar në vagonët e metrosë dhe në ashensorë të ngecur.

Policia portugeze tha se semaforët ishin prekur në gjithë vendin, metroja ishte mbyllur në Lisbonë dhe Porto, dhe se trenat nuk po funksiononin. Operatori i metrosë në Lisbonë, Metropolitano de Lisboa, tha se metroja kishte ndaluar plotësisht ndërsa njerëzit ndodheshin ende brenda trenave, sipas gazetës Publico.

Një burim nga kompania ajrore TAP Air në Portugali tha se aeroporti i Lisbonës po funksiononte me gjeneratorë rezervë, ndërsa AENA, që menaxhon 46 aeroporte në Spanjë, raportoi për vonesa të fluturimeve në gjithë vendin.

Në Francë, operatori i rrjetit elektrik RTE tha se kishte pasur një ndërprerje të shkurtër të energjisë, por furnizimi ishte rikthyer.

Operatori portugez i rrjetit elektrik REN konfirmoi një ndërprerje të energjisë në gjithë Gadishullin Iberik që preku gjithashtu një pjesë të Francës, ndërsa operatori spanjoll i rrjetit Red Electrica tha se po punonte me kompanitë rajonale të energjisë për të rikthyer furnizimin me energji.

“Të gjitha planet për rikthimin gradual të furnizimit me energji janë aktivizuar, në koordinim me prodhuesit dhe operatorët energjetikë evropianë”, tha një zëdhënës i REN-it.

“REN është në kontakt të përhershëm me entitetet zyrtare, përkatësisht me Autoritetin Kombëtar të Mbrojtjes Civile. Në të njëjtën kohë, po vlerësohen shkaqet e mundshme të këtij incidenti”, tha ai./REL

spanje portugali energji elektrike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj