LIVE UPDATES
Bota

Tragjedia në Indonezi/ “Po kërkoja korridoreve të spitalit, kur më treguar trupin e vdekur të djalit", flet babai i një prej viktimave

Babait të Muhamedit, Alif, iu kujtua momenti teksa ecte nëpër korridoret e spitalit disa orë më vonë, duke pyetur veten nëse djali i tij i vetëm ishte gjallë. Ai i tha gruas së tij të ishte e fortë.

4 Tetor 2022, 14:55 Nga e.k
Tragjedia në Indonezi/ “Po kërkoja korridoreve të spitalit,
Familjarë mblidhen jashtë stadiumit

INDONEZI- Mohammad Hafis nuk duhej të ishte brenda stadiumit Kanjuruhan mbrëmjen e së shtunës, pasi nuk kishte biletë. Por 19-vjeçari dhe e dashura e tij kishin arritur që të hynin brenda.

Trupat e tyre u identifikuan nga prindërit disa orë më vonë, teksa endeshin nëpër korridoret e një spitali të mbushur plot pas tragjedisë së stadiumit në Malang, Indonezi. Të paktën 125 njerëz, shumë prej tyre adoleshentë si Mohammad, vdiqën gjatë rrëmujës në stadium, shkaktuar nga policia që hodhi gaz lotsjellës ndaj tifozëve.

Oficerët hodhën gaz lotsjellës pasi tifozët e skuadrës humbëse Arema FC, u futën në fushë pas fishkëllimës së fundit. Tifozët u larguan drejt daljeve të stadiumit ku shumë prej tyre vdiqën, u shkelën ose u mbytën. Babait të Muhamedit, Alif, iu kujtua momenti teksa ecte nëpër korridoret e spitalit disa orë më vonë, duke pyetur veten nëse djali i tij i vetëm ishte gjallë. Ai i tha gruas së tij të ishte e fortë.

“Kur më treguan trupin e pajetë të djalit tim, u ndala. Nuk doja ta shihja. Ishte shumë”, tha ai për BBC. “Po qaj, por më duhet ta lë që të shkojë. Shpresa ime për futbollin në Indonezi? Mjaft. Ky është fundi, nuk ka më futboll në Indonezi.”

Mohammad Hafis
Mohammad Hafis

Të gjitha ndeshjet në Liga janë anuluar pasi kombi po përballet me tragjedinë e madhe.

Një komunitet i shkatërruar po kërkon përgjigje dhe llogari për tragjedinë e ndodhur. Shumë nga të vdekurit ishin të rinj dhe të reja. Të paktën 32 fëmijë vdiqën në përleshje, duke përfshirë një 3 vjeçar. Të hënën, 22-vjeçarja e mbijetuar Aris Usmatul u kthye në stadium për të vendosur lule.

Ajo tha se ishte tmerruar kur doli nga portat të shtunën dhe pa trupa të pajetë në rrugë dhe njerëzit u rrëzuan rreth saj.

“Pse policia nuk hodhi gazin lotsjellës në fushë? Pse e hodhi atë në tribuna? Kishte shumë gra dhe fëmijë dhe shumë nga portat ishin të mbyllura. Ata nuk mund të dilnin.”

Qeveria e Indonezisë ka dekretuar një kompensim prej 3,300 dollarë për secilën nga familjet e viktimave. Presidenti Joko Widodo ka urdhëruar një hetim, duke u zotuar për ndëshkimin e autorëve. Hetimi duhet të bëhet brenda dy deri në tre javë, kanë thënë zyrtarët. Po bëhen pyetje për organizatorët e ndeshjes. Janë shitur 42.000 bileta për një stadium 38.000 vendesh, sipas një ministri të qeverisë.

Por zemërimi i publikut është drejtuar më shumë ndaj policisë dhe përdorimit të gazit lotsjellës nga ana e saj. FIFA thotë se hedhja e gazit për të kontrolluar turmat nuk duhet të përdoret në ndeshje, një udhëzim që shpesh injorohet në Indonezi. Autoritetet kanë zbuluar rreth 2.000 oficerë – duke përfshirë disa njësi policore dhe ushtarë – ishin të pranishëm atë natë.

Autoritetet e policisë kombëtare kanë shkarkuar shefin lokal në Malang. Ata kanë pezulluar nëntë oficerë të tjerë dhe thanë se dhjetëra të tjerë ishin nën hetim. Zyrtarët nuk dhanë detaje mbi rolin e tyre, por thanë se përdorimi i gazit lotsjellës po hetohet. Në një foto të publikuar shihen lojtarët dhe zyrtarët e Arema FC që janë kthyer të hënën në stadium për të mbajtur zi për viktimat.

Në stadiumin Kanjuruhan, qindra njerëz janë rreshtuar për të vendosur lule, për të hedhur petale trëndafili dhe për të bërë nderimet e tyre.

indonezi muhamed hafiz

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj