LIVE UPDATES
Bota

Protestat për ligjin e "agjentëve të huaj"/ A po e rrezikon Gjeorgjia statusin e vendit kandidat të BE?

Megjithë protestat në vend, Gjeorgjia po bën hapa përpara drejt zbatimit të një ligji për OJQ-të. Nga jashtë vijnë thirrje për tërheqjen e këtyre planeve dhe vihet në pikëpyetje edhe statusi i saj si vend kandidat i BE.

5 Maj 2024, 08:33 Nga r.ll
Protestat për ligjin e "agjentëve të huaj"/ A po e
protesta ne gjeorgji

GJEORGJI- Qeveria e Gjeorgjisë do të miratojë një ligj për kontrolle të forcuara të organizatave jo qeveritare. Nëse ky ligj kalon të gjitha fazat dhe miratohet, Gjeorgjia duhet të dijë, se po rrezikon statusin e vendit kandidat në BE. Kështu shprehur drejtuesi i Komisionit Parlamentar për Europën në Bundestag, politikani gjerman i Të Gjelbërve, Anton Hofreiter.

"Me ligjin e ashtuquajtur, ligji i agjentëve, Gjeorgjia nuk mund të bëhet pjesë e BE", ka theksuar kreu i Komisionit të Parlamentar për Europën për rrjetin redaksional gjerman, Gjermania.

Hofreiter me këtë deklaratë nuk lidh vetëm me anëtarësimin e Gjeorgjisë në BE. Edhe ligji i planifikuar për kufizimin e të drejtave të homoseksualëve bie po ashtu ndesh me BE. "Në Gjeorgji demokracia është në pikëpyetje", theksoi Hofreiter.

Paralele me Rusinë

Sipas projektligjit në Gjeorgji, organizatat joqeveritare që janë aktive në Gjeorgji dhe financohen më shumë se 20% nga jashtë, duhet të regjistrohen tek autoritetet dhe të bëjnë transparente të ardhurat. Një numër i madh organizatash që angazhohen për demokracinë në ish-republikën sovjetike mbështeten financiarisht nga BE dhe SHBA.

Kritikët akuzojnë qeverinë gjeorgjiane, se përmes ligjit të ri kërkojë të dobësojë ndikimin e organizatave joqeveritare që kritikojnë qeverinë. Ekspertët shohin paralele me Rusinë, ku që nga fundi i vitit 2020 është ashpërsuar ligji kundër "agjentëve të huaj" në Rusi. Përmes ligjit të ri, si organizatat ashtu edhe personat duhet të regjistrohen në një regjistër shtetëror, nëse angazhohen për çështje politike apo ushtarake ose nëse marrin fonde nga jashtë.

Votimi i tretë pas dy javësh

Parlamenti në Gjeorgji e miratoi në raundin e dytë projektligjin të mërkurën (01.05) Raundi i tretë i votimit pritet pas dy javësh, sipas kreut të qeverisë, Irakli Kobadshi. Presidentja e vendit, Salome Surabishvili mund të vendosë veton kundër ligjit, por vetoja mund të hiqet në rast të një shumice parlamentare. "Ka ende kohë për të ndikuar", ka thënë politikani gjerman, Hofreiter duke apeluar tek vendet e tjera të BE. Ato duhet ta bëjnë të qartë, se "ky veprim i qeverisë gjeorgjiane nuk shkon, dhe se duhet të kërkojnë që të kufizohet ndikimi i oligarkëve". BE duhet të mbështesë popullin gjeorgjian "që me 80% e dëshiron anëtarësimin në BE", ka theksuar Hofreiter.

Edhe Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Tück i bëri thirrje Gjeorgjisë të mos e miratojë ligjin për "transparencën e ndikimit të huaj" dhe në vend të kësaj të hyjë "në dialog me shoqërinë civile dhe mediat". Në një njoftim të komisionerit të OKB-së thuhet, se përmes ligjit krijohet dyshimi, se organizatat që marrin fonde nga jashtë "veprojnë në interes të një fuqie të huaj". Kjo kërcënon lirinë e shtypit dhe organizimit./DW

protesta ne gjeorgji

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj