LIVE UPDATES
Bota

Politikania nga Kosova "trazon" Zvicrën, Die Weltwoche: Po të ishte në vendlindje do mbetej pa arsim

Ahmeti, një politikane liberale, tani është kryetare e lëvizjes politike “Operacioni Libero” dhe ky post e ka bërë tashmë të njohur në të gjithë Zvicrën. Nga viti 2019 ajo ishte anëtare e bordit ekzekutiv të Partisë Liberale të Gjelbër në Zvicër dhe që nga viti 2020 anëtare e kryesisë së partisë së Partisë Liberale të Gjelbër të Kantonit të Cyrihut.

10 Gusht 2022, 11:08 Nga d.a.
Politikania nga Kosova "trazon" Zvicrën, Die Weltwoche: Po
Sanija Ahmeti

ZVICËR- Sanija Ahmeti, një politikane në Zvicër e cila kishte lindur në vitin 1992 në Kosovë, po shkakton debate për kundërshtarët e saj politikë dhe mbështetësit e tyre atje.

Ahmeti, një politikane liberale, tani është kryetare e lëvizjes politike “Operacioni Libero” dhe ky post e ka bërë tashmë të njohur në të gjithë Zvicrën. Nga viti 2019 ajo ishte anëtare e bordit ekzekutiv të Partisë Liberale të Gjelbër në Zvicër dhe që nga viti 2020 anëtare e kryesisë së partisë së Partisë Liberale të Gjelbër të Kantonit të Cyrihut.

Sanija Ahmeti është ndjerë e diskriminuar në Zvicër. Në një intervistë për gazetën e njohur zvicerane, Neue Zürcher Zeitung vitin e kaluar, ajo kishte thënë: “Unë përfaqësoj historinë e shumë të rinjve në Zvicër, të cilët, si fëmijë refugjatë, duhej të punonin për privilegjet në këtë vend”.

Është një brez i ri që ne fillimisht duhet ta njohim si pjesë të këtij vendi, sepse do ta mbështesin këtë vend, duan apo nuk duan të gjithë. Prandaj, ‘Operacioni Libero’ do të bëjë fushatë për të drejtat civile liberale në mënyrë që kjo pjesë e popullsisë të njihet si anëtare e plotë e Zvicrës. Kjo do të thotë, nga ana tjetër, se kjo pjesë duhet ta marrë përgjegjësinë për këtë vend. Të bësh politikë do të thotë të marrësh përgjegjësi për këtë vend. Për mua personalisht, sfida më e madhe është të jap shembull dhe t’i inkurajoj të tjerët të përfshihen politikisht”, ishte shprehur ajo.

Por politikanja ambicioze nga Kosova duket se ka krijuar shpejt armiq në Zvicër. Së fundmi, ajo është sulmuar ulët nga gazeta “Die Weltwoche“. Ankesat e Sanija Ahmetit për Zvicrën nuk i kanë pëlqyer asapak kësaj media.

“Sanija Ameti u ankua në Tages-Anzeiger për Zvicrën, në të cilën prindërit e saj ikën nga Kosova në vitin 1995 me vajzën e tyre trevjeçare”, shkruan kjo media.

“Die Weltwoche” shkon deri në racizëm, duke shkruar për një situatë hipotetike, sikur politikanja kosovare të ishte rritur në vendlindjen e saj.

Nëse Sanija Ameti do të ishte rritur në Kosovë në vend të Zvicrës, ajo mund të mos lejohej ta vazhdonte universitetin me shpenzimet e taksapaguesve dhe të mos ishte lejuar të studionte drejtësi. Dhe ndoshta do të vishej më pak zbuluar. Dhe ajo mund të mos lejohej ta zgjidhte vetë burrin e saj”, vijon shkrimi.

Më tej, për Sanija Ahmetin shkruajnë se ajo “e krahason ardhjen e saj në Zvicër me Portat e Ferrit të Dantes, mbi të cilat shkruhej: “Ju që hyni: Hiqni dorë nga çdo shpresë”.

Pra, Zvicra është një ferr i pashpresë për kosovaren”, shkruan “Die Weltwoche“, duke vazhduar me një pyetje: “Pse ajo e ka duruar këtë ferr deri më sot?”.

Media zviceran e sulmon ashpër Ahmetin, duke e akuzuar se po dëshiron të shfuqizojë gjithçka që e ka bërë Zvicrën shtetin që është sot. “Prandaj preferon të jetojë këtu sesa në Kosovën e saj të lindjes”, shkruan ndër tjerash.

Në fund shkruhet se ajo “duhet t’i jetë mirënjohëse Zvicrës dhe zviceranëve” dhe se “ajo nuk duhet të presë që zviceranët të jenë mirënjohës ndaj saj dhe operacionit të saj Libero”. Sanija Ahmeti përshkruhet në zvicër si “e huaja që nuk dëshiron t’ua lërë pushtetin politik atyre që kanë qenë këtu për dekada”./Express/

sanija ahmeti zvicer

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta