LIVE UPDATES
Bota

Porfirije në Kremlin: Patriarku serb përkrah "botën ruse", dënon Perëndimin dhe i përcjell mesazhe Putinit për Kosovën

Gjatë takimit në Kremlin, më 22 prill, ku morën pjesë edhe kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Kirilli, dhe mitropoliti i Baçkës, Irineji, u fol për dashurinë ndaj Rusisë që është “e ngulitur gjenetikisht në popullin serb” dhe për “punët djallëzore” të Perëndimit.

24 Prill 2025, 13:48 Nga r.ll
Porfirije në Kremlin: Patriarku serb përkrah "botën
foto ilustruese

RUSI- Dënimi i “revolucionit me ngjyra” dhe “pushteteve perëndimore”, bashkë me dëshirën që Serbia t’i bashkohet botës ruse, ishin mesazhet që kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, ia përcolli presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Porfirije, përveç falënderimeve ndaj Putinit për mbështetjen, foli edhe për Kosovën, Republikën Sërpska dhe Malin e Zi, duke thënë se qëndrimi i Serbisë varet nga qëndrimi i Rusisë.

Gjatë takimit në Kremlin, më 22 prill, ku morën pjesë edhe kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Kirilli, dhe mitropoliti i Baçkës, Irineji, u fol për dashurinë ndaj Rusisë që është “e ngulitur gjenetikisht në popullin serb” dhe për “punët djallëzore” të Perëndimit. Takimi i udhëheqësve të Kishës Ortodokse Serbe me presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin, më 22 prill 2025.
Ai ia përcolli Putinit përshëndetjet e Aleksandar Vuçiçit dhe konfirmoi se presidenti i Serbisë do të jetë në Moskë më 9 maj.

Analisti i politikës së jashtme, Boshko Jakshiç, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se vizita e kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Moskë është “shumë më tepër sesa një gjest”.

“Konfirmimi i tij se Vuçiçi do të vijë në Moskë nënkupton se ai është takuar me të para se të nisej dhe se, me gjasë, ka marrë udhëzime, kërkesa ose lutje që të ndërhyjë tek Vladimir Putini për ta shpëtuar Vuçiqin nga ajo që ai e quan ‘revolucion me ngjyra’”, tha Jakshiç.

Ai shtoi se vizita e Vuçiqit në Moskë do të ketë “pasoja serioze për pozicionin gjeostrategjik të vendit”. Pavarësisht paralajmërimeve të shpeshta nga Brukseli dhe synimit të deklaruar për anëtarësim në BE, Beogradi vazhdon bashkëpunimin me Moskën dhe refuzon t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Çfarë u tha në Moskë për protestat studentore?

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe përsëriti mesazhet e pushtetit në Beograd, i cili protestat studentore disa mujore – që kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 16 personave në një aksident në Novi Sad – i quan “revolucion me ngjyra”.

“Shpresoj që ta kalojmë këtë sprovë. Sepse e dimë dhe e ndiejmë se qendrat e pushteteve nga Perëndimi nuk dëshirojnë zhvillimin e identitetit dhe kulturës së popullit serb. Lutjet tona janë gjithmonë me ju dhe shpresoj që Zoti do t’ju ndihmojë”, i tha Porfirije presidentit rus.

Për “përpjekjet për rrëzim të shtetit”, autoritetet në Serbi fajësojnë shërbime të paemëruara perëndimore, ndërsa nga Moska ka ardhur disa herë mbështetje për t’iu kundërvënë “revolucionit me ngjyra”.

Me këtë term përshkruhen protestat që rrëzuan regjime autoritare në republikat ish-sovjetike. Mbështetje për autoritetet serbe kanë dhënë edhe hetues të Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB). Pas akuzave se gjatë protestës masive më 15 mars në Beograd u përdor top zanor, i cili është i ndaluar në protesta, FSB-ja pas një hetimi në Serbi erdhi në përfundim se autoritetet nuk e kishin përdorur atë.

Në videon e takimit të publikuar në faqen zyrtare të Kremlinit, vetë Putini nuk iu përgjigj drejtpërdrejt komenteve të patriarkut për “revolucionin me ngjyra”, por tha se “e di që situata në Ballkan nuk është e thjeshtë” dhe se Rusia është e vetëdijshme për përpjekjet e kreut të Kishës Ortodokse Serbe për ta “forcuar pozicionin e Serbisë”.

Teologu Vukashin Milliqeviç vlerëson se gjuha e përdorur nga patriarku tregon se ai nuk shkoi në Moskë si përfaqësues i Kishës Ortodokse Serbe apo popullit serb, por “vetëm si përfaqësues i regjimit”.

“Ka gjithnjë më shumë zëra brenda vetë kishës që dalin hapur, të udhëhequr nga ndërgjegjja dhe besnikëria ndaj vlerave të krishtera, dhe besoj se vala e ndryshimeve që falë studentëve ka prekur Serbinë, do të prekë edhe Kishën Ortodokse Serbe”, tha Milliqeviç.

Protestat studentore kanë ndarë zyrtarët e Kishës Serbe.  Ndërsa drejtuesit e kishës me mesazhet nga Moska dolën hapur në krah të pushtetit, një pjesë e klerikëve të Kishës Ortodokse Serbe mbështeti studentët.

“Dihet që gjithmonë ka përvëluar ajo përplasja mes krahut konservator dhe atij liberal të kishës. Konservatorët ishin tani në Moskë. Krahu liberal u dëgjua në Munih kur peshkopi Grigorije mbajti fjalimin e mirëseardhjes për studentët që shkuan me biçikleta”, thotë Boshko Jakshiç.

Vuçiq në vizitën e parë në Moskë që nga pushtimi i Ukrainës

Presidenti rus deklaroi se Kisha Ortodokse Serbe jep një kontribut të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes popullit rus dhe atij serb, duke thënë se ato gjithmonë kanë “karakter të veçantë”.

“Kjo është, ndër të tjera, sepse na lidhin rrënjë të fuqishme, të thella të përbashkëta shpirtërore. Gjithmonë na vjen mirë t’ju shohim”, tha Putini.

Ai tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet në Moskë më 9 maj në ceremonitë për Ditën e Fitores. Porfirije, përmes përshëndetjeve të presidentit serb, konfirmoi se Vuçiq do të jetë më 9 maj në Moskë “pavarësisht rrethanave në Evropë dhe gjetkë”.

Vizitën e parë në Rusi që nga nisja e agresionit ushtarak të Kremlinit ndaj Ukrainës, presidenti i Serbisë e njoftoi në fillim të marsit, pas një bisede telefonike me Putinin. Në deklaratat e mëvonshme, Vuçiç këmbënguli se nuk do ta ndryshojë vendimin për të udhëtuar, pavarësisht se Perëndimi, siç tha, mund të përgjigjet me ndonjë lloj sanksionesh.

“Është një çështje e madhe nëse Vuçiq me të vërtetë e dëshiron Serbinë në BE, apo dëshiron ta afrojë më shumë me Lindjen dhe nesër të na ofrojë BRIKS-un në vend të Bashkimit Evropian”, thotë analisti Boshko Jakshiç.

Ai shton se presidenti i Serbisë “do të kishte shmangur kritikat edhe nga Perëndimi edhe nga Lindja” nëse, në vend të udhëtimit në Moskë, do të organizonte kremtimin e Ditës së Fitores mbi fashizmin në Beograd.

“Por, ai zgjodhi Lindjen”, thotë Jakshiç. Si kandidat për anëtarësim në BE, Serbia që nga dhjetori 2021 nuk ka hapur asnjë kapitull negociues. Procesi ka ngecur për shkak të refuzimit për të harmonizuar politikën e jashtme me atë të BE-së dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës. Brukseli i kërkon Beogradit edhe përparim në sundimin e ligjit dhe në dialogun me Kosovën.

“Bota serbe dhe ajo ruse” në sytë e kreut të Kishës Serbe

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Kirilli, tha gjatë takimit në Kremlin se dashuria ndaj popullit dhe Kishës ruse është “organikisht e përfshirë në kulturën e Serbisë, në popullin serb”.

“Disa vende sllave, pa i përmendur, nën ndikimin e fuqive të fuqishme militariste perëndimore, përkohësisht e ndryshuan orientimin, pastaj u penduan, por e ndryshuan. Serbët nuk e kanë ndryshuar kurrë”, tha Kirilli.

Ai shtoi se ajo që po ndodh me moralin dhe etikën njerëzore në Perëndim është një “punë djallëzore”. Pasi Porfirije u pajtua, Kirilli sqaroi se “qëllimi i djallit është që njeriu të humbasë dallimin mes të mirës dhe të keqes”. Patriarku Porfirije, i cili foli në rusisht në Kremlin me ndihmën e mitropolitit të Baçkës Irinejit, deklaroi se populli serb e sheh popullin rus si të vetin.

Ai citoi fjalët e patriarkut të mëparshëm Irinej, i cili thoshte se “barka e vogël serbe, duke lundruar në një det të trazuar, duhet të jetë gjithmonë e lidhur pas anijes së madhe ruse”.

“Qëndrimi ynë për Kosovën, Republikën Serbe dhe Malin e Zi, e konsideroj dhe e ndiej se varet edhe nga qëndrimi i Federatës Ruse në nivel global. Dëshira ime, dhe e shumicës në Kishën tonë, është që në të ardhmen, nëse ndodh një rigrupim i ri gjeopolitik, të jemi pranë atij rrethimi rus, në botën ruse”, tha Porfirije.

Këtë mesazh e komentoi zyrtarisht edhe Prishtina edhe Podgorica. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, tha se deklaratat e Porfirijes në Moskë cenojnë sovranitetin e Kosovës dhe nxisin përçarje në të gjithë rajonin.

“Fjalët e Porfirijes nuk janë fjalë pa peshë - ato përçojnë një vizion për të kaluarën, jo për të ardhmen. E ardhmja e rajonit nuk ndërtohet mbi nostalgjinë për dominim e konflikt, por mbi respektin dhe bashkëjetesën”, shkroi ajo ne Facebook.

“Presim reagim të qartë nga Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut Kosovë–Serbi. Heshtja ndaj deklaratave që minojnë paqen dhe nxisin urrejtje nuk është neutralitet — është normalizim i gjuhës së urrejtjes”, shtoi Gërvalla.

Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi i cilësoi deklaratat e patriarkut serb si “të papërshtatshme dhe të papranueshme”. Nga ministria u tha se çështjet shtetërore janë ekskluzivisht kompetencë e institucioneve të Malit të Zi, që është shtet laik, anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në BE.

“Porfirije i përcolli Putinit lavde për mbështetjen ndaj Kosovës, Republikës Serbe dhe popullit serb në Mal të Zi, dhe më pas, më duket se hyri drejtpërdrejt në një territor që duhej t’i ishte i ndaluar në një vend nominalisht laik. Ai nuk ishte mesazh i një njeriu të Zotit, por i një njeriu të Vuçiçit”, vlerëson Boshko Jakshiç.

Teologu Vukashin Milliqeviç mesazhet e kreut të Kishës Serbe në Moskë i cilëson si të papërgjegjshme.

“Kur bëhet fjalë për mënyrën se si politika e jashtme ruse dhe ndikimi i tyre në përgjithësi reflektohet në rajonin tonë, nuk ka asnjë dyshim se ai është destruktiv, sepse është e qartë që Rusisë i konvenon hapja e sa më shumë pikave të konfliktit”, tha Milliqeviç.

Parlamenti Evropian në mars 2022 shprehu shqetësimin për “përpjekjet e Kishës Ortodokse në Serbi, Mal të Zi dhe në entitetin e Bosnjë-Hercegovinës, Republika Serbe, për ta promovuar Rusinë si mbrojtëse të vlerave tradicionale familjare dhe për të forcuar lidhjet mes shtetit dhe Kishës”. Eurodeputetët e dënuan me një rezolutë përpjekjen e Rusisë për të shfrytëzuar tensionet etnike në Ballkanin Perëndimor “për të nxitur konflikte dhe ndarje mes komuniteteve”./REL

patriarku serb ne rusi vladimir putin kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj