LIVE UPDATES
Bota

Postimi i 6 viteve më parë i Muratit, vajza e Jakup Krasniqit: Pse ke kaq urrejtje patologjike ndaj UÇK-së

Në një postim në Facebook Gresa ka komentuar postimin ku Murati shkruante se për “këta tre muaj luftë të një ushtrie guerile dojnë me na dalë shumë ma shtrenjtë se ni ushtri e rregullt”.

30 Qershor 2022, 15:57 Nga d.a.
Postimi i 6 viteve më parë i Muratit, vajza e Jakup Krasniqit: Pse ke
Jakup Krasniqi dhe Gresa

KOSOVË- Vajza e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, Gresa ka komentuar statusin në rrjetet sociale të ministrit të financave Hekuran Murati në vitin 2016.

Në një postim në Facebook Gresa ka komentuar postimin ku Murati shkruante se për “këta tre muaj luftë të një ushtrie guerile dojnë me na dalë shumë ma shtrenjtë se ni ushtri e rregullt”.

Ajo ka shpërndarë këtë postim në Facebook dhe e pyet se pse ka një urrejte të tillë patologjike ndaj UÇK-së dhe u shpreh se UÇK ka qenë organizatë çlirimtare me pjesëtarë vullnetarë, të cilët e rrezikuar vetën dhe familjarët e tyre në këmbim të asaj që ti aspak se meriton sot, Lirinë.

UÇK ka qenë organizatë çlirimtare me pjestarë vullnetarë të cilët rrezikuan jo vetëm veten por edhe familjarët e tyre në këmbim të asaj që ti aspak se meriton sot- LIRINË”, ka shkruar ajo.

Postimi i 6 viteve më parë i Muratit, vajza e Jakup Krasniqit: Pse ke
Postimi i Muratit

Postimi i plotë:

Pse kjo urrejte patologjike ndaj UÇK-së?
Pse kjo dëshirë kaq e sëmur për të krijuar urretje ndaj çdo pjestari të UÇK-së që guxoi të luftoj?
A mendon Hekurani se lufta sdo duhej të bëhej kurrë, e Hekurani e shumë Hekuranë të tjerë ta gëzonin vllazërim-bashkimin me Serbinë?
A mendon Hekurani se gabimi më i madh është UÇK-ja dhe lufta e lavdishme e saj?
Hekuran, a ti pysim familjarët e dëshmorëve çka mendojn për luften e për ty? A ti pysim familjarët e veteranëve çka mendojnë per lirinë?
Hekuran, logjika jote është aq e cekët saqe është e pamundur me tejkalu pertej urretjes tënde per UÇK-në. E tash me lejo mua “një fmi i komandatëve” qysh shpesh keni qef me na quajt, me të tregu se ky krahasim i yti i ushtarëve vullnetarë të “luftes guerile” me një ushtri të rregullt është krahasimi më absurd që një njëri me mendje e logjikë të shëndoshë mund të bëjë.
UÇK ka qënë organizatë çlirimtare me pjestarë vullnetarë të cilët rrezikuan jo vetëm veten por edhe familjarët e tyre në këmbim të asaj që ti aspak se meriton sot- LIRINË.
UÇK është ushtria me e lavdishme çlirimtare e shqiptarëve por që as armatim të denjë ska pas. A ish çliru Kosova pa ndihmen e NATO-së dhe kombeve e organizatave tjera ndërkombëtare? JO!
A e kish marrë Kosova mbështetjen e NATO-së dhe përkrahjen e kombeve dhe organizatave tjera ndërkombëtare, pa këtë luftë të lavdishme guerile? JO, kurrë as edhe 500 vjet tjera!
Hekuran në ata “tre muaj të asaj lufte guerile” 10.812 shqiptar mbetën të vrarë, mbi 800 mijë shqiptarë të Kosovës u dëbuan nga shtëpitë e tyre nga forcat. Këto të dhëna gjenden në një raport të organizatës së OKB-së për refugjatët, (UNHCR), e cila njofton se 862,979 refugjatë u larguan nga Kosova nga 23 marsi deri më 9 qershor 1999.
Janë 6.057 raste të personave të zhdukur, si pasojë e luftës në Kosovë. Fati i shumicës prej tyre tashmë është zbardhur, por për 1.647 persona ende nuk dihet asgjë.
Në dokumentet e Tribunalit të Hagës, në aktakuzat e prezantuara për shumë të akuzuar për krime lufte nga pala serbe, prej marsit të vitit 2000 janë identifikuar 529 varreza masive, shumica dërmuese e tyre në Kosovë. Në këto varreza janë gjetur trupat e pajetë të 4.300 personave të vrarë.
Pas luftës së Kosovës, në Serbi janë zbuluar disa varreza masive, ku janë futur trupat e shqiptarëve të vrarë në Kosovë. Sipas UNIMK-ut në vitin 2001, trupat e shqiptarëve të vrarë në Kosovë janë gjetur në Batajnicë, në afërsi të Beogradit, ku u zbuluan 744 trupa. Në të njëjtin vit, në Petrovo Selo, në Serbinë Lindore, në një varrezë tjetër masive u gjetën 61 trupa.
Në vitin 2001, në liqenin Peruqac u zbulua një varrezë masive me 84 trupa. Në vitin 2013, në Rudnicë, në jugperëndim të Serbisë, në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Jarinë u gjetën mbetjet mortore të 52 personave. Dhe së fundmi në vitin 2020 u zbulua një varrezë masive në afërsi të Rashkës në Kizhevak me mbetjet mortore të 17 personave që besohet se janë shqiptarë të Kosovës.
Numri i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës llogaritet të jetë rreth 20 mijë vetë.
E mos të flasim për shkatrrim të pronës private. Vetem në fshatin tim në Negroc, pas luftës mbeten vetëm rrënojat sepse çdo gjë u dogj e u shkatrrua nga forcat serbe.
Prandaj Hekuran, ti ndoshta lirinë e ke pas krejt të lirë, por ne që e kemi vuajt atë sistem, lirinë e kemi shumë të shtrenjtë!
Prandaj Hekuran, ti e soji yt, PO duhet me falenderu çdo dëshmorë, çdo të vrarë, çdo të zhdukur, çdo të dhunuar dhe çdo veteran, për lirinë që aq pa meritë e gëzon.
Veç fal kësaj “lufte guerile” ti sot me aq pak dinjitet përfaqëson institucionet e Kosoves.
Po Hekuran, e ki të domosdoshme për çdo ditë që e gëzon, me ju thane faleminderit.
Vetem ti smeriton falenderime!

jakup krasniqi gresa krasniqi hekuran murati

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj