LIVE UPDATES
Bota

Pralajmëroi tarifa masive, vendet në mbarë botën në pritje të qëndrimit të presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump

Gjatë mandatit të tij të parë, Donald Trump vendosi tarifa gjithëpërfshirëse ndaj Kinës, duke tronditur ekonominë globale. Këtë radhë, zoti Trump po premton masa edhe më drastike – tarifa 10% për të gjitha importet dhe 60% për mallrat nga Kina.

25 Nëntor 2024, 18:40 Nga r.ll
Pralajmëroi tarifa masive, vendet në mbarë botën në
foto ilustruese

SHBA- Vendet në mbarë botën po përgatiten për pasoja ekonomike ndërsa presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka paralajmëruar për tarifa masive, veçanërisht ndaj Kinës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Seul Bill Gallo, qeveritë dhe bizneset e kanë të vështirë të bëjnë plane për reagime të mundshme për shkak të situatës së paqartë.

Gjatë mandatit të tij të parë, Donald Trump vendosi tarifa gjithëpërfshirëse ndaj Kinës, duke tronditur ekonominë globale. Këtë radhë, zoti Trump po premton masa edhe më drastike – tarifa 10% për të gjitha importet dhe 60% për mallrat nga Kina.

Kina nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi paralajmërimet e zotit Trump, por ajo ka bërë thirrje për shmangien e tensioneve të mëtejshme tregtare.

"Ne nuk u përgjigjemi pyetjeve hipotetike. Por më lejoni vetëm të përsëris se nuk ka fitues në një luftë tregtare dhe as bota nuk do të përfitojë prej saj", është shprehur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning.

Tarifat ka gjasa të dëmtojnë veçanërisht ekonomitë që varen nga eksportet, por një luftë tregtare e zgjeruar SHBA-Kinë mund të krijojë edhe mundësi.

Shumë vende kanë përfituar nga largimi i kompanive nga Kina për të shmangur tarifat. Ministri i Tregtisë i Tajlandës i tha së fundmi Zërit të Amerikës se një fluks kompanish amerikane kanë zhvendosur fabrikat nga Kina në vendin e tij.

“Duhet të jemi në gjendje ta kapërcejmë këtë situatë. Unë në fakt i shoh këto probleme si përfitime për Tajlandën. Besoj se mund të jemi një destinacion investimi për çdo vend”, tha ai.

Megjithatë kjo qasje vjen me rreziqe. Shumë vende që kanë përfituar nga largimi i tregtisë nga Kina, tani varen gjerësisht tek eksporti drejt Shteteve të Bashkuara, duke u bërë edhe më të ekspozuara ndaj tarifave që mund të vendosë zoti Trump.

Shqetësimet shkojnë përtej partnerëve më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së. Në Afrikë, ku tregtia me SHBA-në është e kufizuar, tarifat më të larta mund ta bëjnë qasjen për bizneset e tyre edhe më të vështirë, i tha një analist Zërit të Amerikës.

“Nëse flasim për prodhim, për shembull nëse flasim për prodhimin e ananasit – dërgimi në tregun amerikan do të jetë i vështirë. Kështu që unë nuk jam optimist për tregtinë e Shteteve të Bashkuara me Afrikën, kur flasim për rritjen e tarifave”, thotë Melvin Foote, themelues i një rrjeti përkushtuar zhvillimit në Afrikë.

Pjesa më e madhe e pasigurisë buron nga fakti që zoti Trump vepron në mënyrë të paparashikueshme. Gjatë mandatit të tij të parë, ai përdori shpesh paralajmërimin për tarifat si mjet negocimi, përpara se të arrinte marrëveshje individuale tregtare, thotë analisti Jayant Menon.

“Nuk besoj se Trump është proteksionist. Ai është tregtar. Ashtu i pëlqen ta paraqesë veten, ai është autor i ‘Artit të Marrëveshjes’ apo jo? Prandaj i pëlqen të ketë rol në marrëveshjet e tregtisë së lirë”, thotë Jayat Menon i Institutit të Studimeve për Azinë Juglindore.

Zoti Menon thotë se vendet e vëna në shënjestër mund ta nxisin zotin Trump për marrëveshje të reja tregtare, në vend të përshkallëzimit të tarifave që mund t’i dëmtojnë ato si edhe ekonominë globale.

Jo të gjitha propozimet e presidentit të zgjedhur sinjalizojnë proteksionizëm. Ai ka sugjeruar gjithashtu heqjen e subvencioneve për automjetet elektrike të prodhuara në SHBA – subvencione të miratuara nga administrata e Presidentit Biden.

“Ai i ka quajtur të gabuara në një intervistë. Kështu që ai me siguri do t'i heqë ato. Dhe kjo është pozitive për sa i përket pasojave të tyre tek ekonomia globale”, thotë zoti Menon.

Në pritje të rikthimit të një presidenti të paparashikueshëm, bota peshon rreziqet dhe mundësitë që mund të krijohen./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj