Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Protetuesit të cilët thonë se masat do të dëmtojnë miliona argjentinas, kanë hedhur benzinë dhe gurë, duke djegur një makinë.
ARGJENTINA- Policia në Buenos Aires ka hedhur gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit jashtë Kongresit, përpara se ligjvënësit të jepnin miratimin fillestar për reformat e shkurtimit të buxhetit në Senatin e vendit. Protetuesit të cilët thonë se masat do të dëmtojnë miliona argjentinas, kanë hedhur benzinë dhe gurë, duke djegur një makinë. Ndërkohë, një numër njerëzish u raportuan të plagosur.
Bëhet e ditur se paketa e reformës, e propozuar nga presidenti i krahut të djathtë, Javier Milei, për të ringjallur ekonominë, përfshin shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ekonomike, uljen e pensioneve dhe zvogëlimin e të drejtave të punës. Por, masat po kundërshtohen nga partitë politike të majta, sindikatat dhe organizatat. Projektligji me 328 artikuj tani do të shqyrtohet pikë për pikë përpara se të pritet miratimi i plotë i tij. Më pas do të kthehet në dhomën e ulët për të kaluar votimin final.
Përplasjet shpërthyen kur protestuesit u përpoqën të shkonin drejt Kongresit, me disa prej tyre që hidhnin gurë mbi policinë. Të paktën pesë deputetë të opozitës dhe 20 oficerë policie u shtruan në spital, ka noftuar ligjvënësja Cecilia Moreau. Gjithashtu, janë arrestuar 15 të tjerë.
“Ne nuk mund të besojmë se në Argjentinë ne po diskutojmë një ligj që do të na kthejë 100 vjet mbrapa”, tha Fabio Nunez, avokat.
Zyra e presidentit argjentinas, Javier Milei, lëshoi një deklaratë duke falënderuar forcat e sigurisë për shtypjen e atyre që i përshkroi si “terroristë”.
“Ne do të ndryshojmë Argjentinën, do ta bëjmë atë vendin më liberal në botë”, tha Milei në një konferencë në Buenos Aires.
DAVANTI AL CONGRESSO
— Bar-Z-8 (@BarZ8369666) June 13, 2024
Tensione ai massimi a Buenos Aires, dove i manifestanti si sono radunati davanti al Congresso, dove si discutono le riforme promosse dal presidente Javier Milei. Danneggiate auto e segnalati tafferugli e scontri con la polizia. pic.twitter.com/8GpBjDGTi6
Piktura ANGLI- Një pikturë shumë e lakmuar nga mjeshtri i Rilindjes "Titian" që u vodh në vitin 1809 dhe më pas në 199...
Flamujt e vendeve të G7-ës. ITALIA- Liderët e shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7) u pajtuan të ...
Liderët europianë BRUKSEL- Për qendrën e majtë të Evropës, ishte natë ferri. Liberalët dhe të Gjelbë...
Foto ilustruese EUROPË- Spiunët rusë u zbuluan në disa vende të BE-së. Shërbimi sekret gjerman beson se ata po operojn&e...
Macron FRANCË- Franca është në rrugë të mbarë për tërheqjen e investimeve në teknologjinë e inteligj...
Foto ilustruese ANGLI- Sipas agjencisë së refugjatëve të OKB-së, numri i njerëzve të detyruar të largohen nga sht&e...
Aeroplanët F-16 dhe F-15 duke fluturuar mbi rafineri të djegura të naftës në Irak, gjatë Luftës së Gjirit, më 199...
Foto ilustruese EUROPË- Një rritje e përdorimit të kokainës vërehet në Evropë, ku është dr...
Osmani MAQEDONI- Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut në largim, Bujar Osmani së fundmi ka theksuar...
Kapitoli, selia e Kongresit të Shteteve të Bashkuara SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve votoi të mërkurën se prokurori i pë...