LIVE UPDATES
Bota

Forcimi i kontrollit në kufirin SHBA-Meksikë, Biden mund të firmosë javën tjetër urdhër ekzekutiv për emigracionin

Urdhri i Presidentit Biden ka të ngjarë të ndalojë shqyrtimin e kërkesave për azil dhe të refuzojë hyrjen e migrantëve pasi të arrihet një kuotë e caktuar ditore, thanë burimet.

30 Maj 2024, 22:49 Nga N.F
Forcimi i kontrollit në kufirin SHBA-Meksikë, Biden mund të
Foto ilustruese

SHBA- Presidenti Joe Biden pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për migracionin në një përpjekje për të forcuar kontrollin në kufirin SHBA-Meksikë, thanë të enjten për agjencinë Reuters dy burime që kanë dijeni mbi planet. Urdhri i Presidentit Biden ka të ngjarë të ndalojë shqyrtimin e kërkesave për azil dhe të refuzojë hyrjen e migrantëve pasi të arrihet një kuotë e caktuar ditore, thanë burimet.

Demokrati Joe Biden, i cili po kërkon një mandat tjetër 5 vjeçar në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, ka ashpërsuar qasjen ndaj sigurisë kufitare gjatë muajve të fundit pasi emigracioni është renditur si një shqetësim kryesor mes votuesve amerikanë.

Republikanët, duke përfshirë kundërshtarin e tij, ish-presidentin Donald Trump, e kanë kritikuar Pesidentin Biden se është tërhequr nga politikat kufizuese për migracionin të vendosura gjatë administratës Trump dhe se ka dështuar të frenojnë numrin e lartë të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë kufirin.

Burimet nënvizuan se Presidenti Biden nuk ka dhënë ende miratimin përfundimtar për planin. Njoftimi mund të bëhet të martën, shtuan burimet. Shtëpia e Bardhë refuzoi të komentonte.

Marrë nga VOA

biden shba emigracion

Sondazh

Poll

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!