LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Biden viziton Gjermaninë, Ukraina në krye të axhendës

Presidenti Biden synon ta shfrytëzojë vizitën në Gjermani për të diskutuar çështje të ngutshme si Ukraina. Kancelari gjerman ka theksuar rëndësinë e kësaj vizite njëditore duke vlerësuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se Presidenti Biden miratoi një tjetër paketë ndihme për Ukrainën me një vlerë prej 425 milionë dollarësh.

17 Tetor 2024, 17:05 Nga N.F
Presidenti Biden viziton Gjermaninë, Ukraina në krye të
Foto ilustruese


GJERMANI- Presidenti Joe Biden mbërrin (sonte) të enjten në Gjermani pas një shtyrjeje njëjavore të udhëtimit pëpr shkak të uraganit Milton. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, presidenti amerikan dhe kancelari gjerman janë përballur me trysni në rritje lidhur me mbështetjen e tyre për Ukrainën, ndërsa dy udhëheqësit kanë njoftuar së fundmi ndihma të reja sigurie.

Presidenti Biden synon ta shfrytëzojë vizitën në Gjermani për të diskutuar çështje të ngutshme si Ukraina. Kancelari gjerman ka theksuar rëndësinë e kësaj vizite njëditore duke vlerësuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se Presidenti Biden miratoi një tjetër paketë ndihme për Ukrainën me një vlerë prej 425 milionë dollarësh.

“Presidenti e vlerëson lart këtë vizitë tek një nga partnerët tanë, një aleat i palëkundur në mbështetjen për Ukrainën. Presidenti dëshironte të shkonte në Gjermani për ta falënderuar drejtpërdrejt Kancelarin Scholz”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Vizita e Presidentit Biden në Gjermani, e planifikuar fillimisht për javën e kaluar, u shty për shkak të Uraganit Milton. Po ashtu, presidenti do të drejtojë virtualisht një takim për sigurinë në Ukrainë. Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden nuk do të takohet personalisht me udhëheqësin ukrainas, siç ishte planifikuar fillimisht.

Kancelari Scholz u takua javën e kaluar me Presidentin Volodymyr Zelenskyy për të dëgjuar planin ukrainas prej pesë pikash, ku përfshihet edhe ftesa për anëtarësim në NATO përpara përfundimit të luftës. Zoti Zelenskyy e paraqiti planin në parlamentin ukrainas të mërkurën.

“Plani shërben si një urë për paqen që do t’i japë fund luftës. Ky plan nuk ka për qëllim të zëvendësojë nismën tonë të paqes, por përkundrazi të forcojë pozitat e Ukrainës në mënyrë që ta sjellim paqen më pranë. Ne mund ta arrijmë këtë përmes bashkëpunimit me të gjithë partnerët tanë. Po llogarisim gjithashtu edhe mbështetjen e Gjermanisë”, tha presidenti ukrainas.

Shefi i ri i NATO-s tha të mërkurën se Ukraina do të jetë “një ditë” anëtare e aleancës. Lufta i ka detyruar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët që të punojnë së bashku përballë një grupi kundërshtarësh që kanë interesa në fatin e Ukrainës, tha për Zërin e Amerikës Gjenerali James Jones, i cili ka shërbyer si këshilltar për sigurinë kombëtare gjatë kohës së Presidentit Barack Obama.

“Aleanca iraniane, ruse, kineze dhe koreano-veriore, nëse mund ta quajmë kështu, është shumë e rrezikshme dhe nuk mund të pretendojmë se nuk është. Duhet forcuar NATO-ja, BE-ja, si dhe marrëdhëniet dypalëshe për t’u siguruar që Putini të mos fitojë në Ukrainë”.

Analistët thonë se ky udhëtim mund të jetë i rëndësishëm për të ardhmen e Ukrainës.

“Presidenti Biden mund ta shfrytëzojë vizitën në Gjermani për të përsëritur rëndësinë e mbështetjes për Ukrainën”, thotë për Zërin e Amerikës analisti William Pomeranz me Qendrën Wilson.

Si në Shtetet e Bashkuara ashtu dhe në Gjermani janë zhvilluar protesta kundër mbështetjes për Izraelin në luftën në Gazë. Njoftimet në të dy vendet tregojnë për shtimin e incidenteve antisemite. Dy udhëheqësit, të cilët thonë se i përkasin “qendrës së majtë”, po përballen me sfida politike nga grupe me prirje të djathta që kritikojnë mbështetjen e qeverive të tyre për Ukrainën dhe Izraelin.

Zoti Scholz ka humbur terren kohët e fundit përballë partisë AfD, lëvizje e ekstremit të djathtë që kundërshton emigracionin. Kjo vizitë vjen në një moment vendimtar. Të dy udhëheqësit e dinë mirë se si luftërat e shekullit të kaluar ndikuan në fatin dhe të ardhmen e shteteve të tyre. Ata duhet të përpiqen të shmangin një konflikt tjetër global./VOA

shba gjermani ukraina

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj