6 Dhjetor 2024, 19:53
Nga E. D
Pete Hegseth
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump mbështeti të premten publikisht të emëruarin e tij për postin e shefit të Pentagonit, Pete Hegseth, në një kohë kur miratimi i tij nga Senati është vënë në pikëpyetje, mes shqetësimeve lidhur me akuzat për sulm seksual, përdorimin e alkoolit dhe pikëpamjeve të tij për gratë ushtarake në frontin e luftës.
“Pete Hegseth po ia del shumë mirë”, shkroi zoit Trump në profilin e tij në rrjetin Truth Social. “Ai do të jetë një Sekretar Mbrojtjeje fantastik dhe me energji të lartë”. Presidenti i zgjedhur shtoi se “Pete është FITUES dhe nuk mund të bëhet asgjë për ta ndryshuar këtë”.
Hegseth kaloi një pjesë të madhe të kësaj jave me takime në Kapitol, duke u përpjekur të sigurojë sentatorë republikanët se ai i ka afësitë e duhura për të udhëhequr Pentagonin, gjatë administratës së Presidentit Trump.
Ai ka premtuar se nuk do të konsumojë alkool në rast se merr detyrën dhe u ka thënë ligjvënësve se nuk ka kryer sulm seksual, ndërsa pikëpamjet e tij profesionale mbi forcat ushtarake gra, po shihen me shumë vëmendje. Ai u shpreh gjatë muajit të shkuar se gratë nuk duhet të shërbejnë në vijën e frontit.
Presidenti i zgjedhur Trump ka hasur rezistencë për disa nga të emëruarit e tij. Dy të zgjedhur prej tij për poste në administratën e ardhshme u tërhoqën nga emërimi pasi u përballën me kundërshtime të forta: Matt Gaetz, ish anëtari i Kongresit, i emëruar si Prokuror i Përgjithshëm dhe Chad Chronister, sherif i qarkut Hillsborough në Florida, i emëruar si drejtor i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Luftën Kundër Drogës (DEA).
Ekipi i tranzicionit i Presidentit të zgjedhur Trump po shqyrton kandidatura të tjera të mundshme në rast se emërimi i zotit Hegseth dështon, mes së cilëve guvernatori i Floridës, Ron De Santis, i cili kandidoi kundër zotit Trump në zgjedhjet paraprake brenda Partisë Republikane./VOA
pete hegseth
Bota
6 Dhjetor 2024, 19:32
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Të paktën nëntë njerëz janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur nga sulmet ruse ...
Bota
6 Dhjetor 2024, 18:15
Viktor Orbán
HUNGARI- Shërbimi sekret i Hungarisë (IH) ka spiunuar dhe përgjuar zyrtarë evropianë që vizituan Hungarin...
Bota
6 Dhjetor 2024, 18:00
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Mediat greke kanë zbuluar se në komunikimet e “Sky Ecc” janë zbardhur rreth 70 raste të...
Bota
6 Dhjetor 2024, 18:02
E. D
Tucker Carlson, Sergej Lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka paralajmëruar se Moska është e përgatitur të p&eu...
Bota
6 Dhjetor 2024, 17:52
E. D
Vivek Ramaswam, Elon Musk
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump ka mbledhur shumë miliarderë dhe multimilionerë për të pl...
Bota
6 Dhjetor 2024, 17:32
E. D
Isaac Herzog, Elon Musk
IZRAEL- Presidenti izraelit Isaac Herzog ka telefonuar Elon Musk për të diskutuar në lidhje me rinisjen e bisedimeve...
Bota
6 Dhjetor 2024, 17:15
E. D
Melania Trump dhe Barron Trump
SHBA- Djali i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Barron Trump, përballet me vështirësi si stu...
Bota
6 Dhjetor 2024, 17:04
E. D
foto ilustruese
SIRI- Kryengritësit sirianë hynë në dy qytete të tjera të premten, në veri të qytetit të Homsi...
Bota
6 Dhjetor 2024, 14:55
ZH.LL
ambasada
SIRI- Gjatë orëve të fundit, Ambasada Ruse në Siri ka nisur një apel për qytetarët duke u kërkuar atyre q&...
Bota
6 Dhjetor 2024, 14:56
r.ll
ura
RUSI- Në qytetin e Kërçit në Krime mëngjesin e 6 dhjetorit janë dëgjuar shpërthime dhe ura, që lidh gadi...