LIVE UPDATES
Bota

Biden kërkon nga Kongresi miratimin e buxhetit dhe ndihmave për Ukrainën

Takimi i Shtëpisë së Bardhë u mbajt pothuajse dy muaj që kur kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson dhe udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer ranë dakord për një buxhet për shpenzimet e qeverisë në vlerë prej 1.59 trilion dollarësh për vitin fiskal që filloi më 1 tetor.

27 Shkurt 2024, 21:29 Nga M.B
Biden kërkon nga Kongresi miratimin e buxhetit dhe ndihmave për
Shtëpia e Bardhë

SHBA- Presidenti Joe Biden u kërkoi udhëheqësve demokratë dhe republikanë në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve të martën që të miratojnë shpejt buxhetin për të shmangur një mbyllje të pjesshme të qeverisë dhe për të dërguar ndihmat ushtarake në Ukrainë, ose të përballen me pasoja të tmerrshme.

“Kemi shumë punë për të bërë”, tha Presidenti Biden në Shtëpinë e Bardhë, me nënpresidenten Kamala Harris në krah dhe katër udhëheqësit e ulur pranë tij.

Takimi i Shtëpisë së Bardhë u mbajt pothuajse dy muaj që kur kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson dhe udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer ranë dakord për një buxhet për shpenzimet e qeverisë në vlerë prej 1.59 trilion dollarësh për vitin fiskal që filloi më 1 tetor. Pavarësisht kësaj marrëveshjeje, Kongresi nuk ka miratuar buxhetin për shpenzimet e qeverisë, kryesisht për shkak të kundërshtimeve brenda Partisë Republikane që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një shumicë të vogël. Biden tha se ai besonte se mund të arrihet një zgjidhje për financimin e qeverisë deri të premten, që është edhe afati se kur duhet shmangur mbyllja e pjesshme e qeverisë, e cila sipas tij do të ishte e dëmshme për ekonominë amerikane.

"Financimi i ndihmave për Ukrainën po bëhet më urgjent çdo ditë", tha Presidenti Biden gjatë takimit.

“Unë mendoj se pasojat e mosveprimit janë të tmerrshme”, tha ai ndërsa fliste për Ukrainën.

Buxheti po pengohet nga kërkesat e republikanëve të vijës së ashpër në Dhomën e Përfaqësuesve, të cilët duan të shohin shkurtime të shpenzimeve qeveritare. Një grup republikanësh të djathtë e kanë sjellë qeverinë në prag të një mbylljeje ose mbylljeje të pjesshme tre herë në gjashtë muajt e fundit. Udhëheqësi i demokratëve në Senat, Chuck Schumer dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Mike Johnson shkëmbyen akuza ditët e fundit se kush ishte fajtori për ngërçin. Të hënën, zoti Schumer u tha gazetarëve se “demokratët po bëjnë gjithçka që munden për të shmangur një mbyllje të qeverisë”.

Nëse nuk miratohet buxheti, fondet për agjencitë që mbikëqyrin bujqësinë dhe transportin, mbarojnë të premten në mesnatë, ndërsa financimi për disa agjenci, përfshirë Pentagonin dhe Departamentin e Shtetit, do të marrë fund më 8 mars. Paketa e shpenzimeve të qeverisë është e ndarë nga projektligji i ndihmës për sigurinë kombëtare që përfshin ndihmat për Ukrainën dhe Izraelin. Dhoma e Përfaqësuesve është nën trysni për të miratuar paketën e sigurisë kombëtare prej 95 miliardë dollarësh që rrit ndihmën për Ukrainën, Izraelin si dhe Indo-Paqësorin. Ky legjislacion u miratua nga Senati me përkrahje dypartiake në fillim të këtij muaji, por zoti Johnson ka rezistuar që të paraqesë projektligjin për votim në Dhomën e Përfaqësuesve. Shtëpia e Bardhë ka rritur trysninë publike ndaj zotit Johnson në javët e fundit ndërsa Ukraina shënoi përvjetorin e dytë të agresionit rus.

“Ajo që presidenti dëshiron të shohë është që ne duam të sigurohemi që interesat e sigurisë kombëtare të popullit amerikan të vihen në plan të parë dhe të mos përdoren për çështje politike”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre./ VOA

lufta rusi-ukraine joe biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj