LIVE UPDATES
Bota

Tensione diplomatike Kroaci-Serbi, Vuçiçit i ndalohet hyrja, kryediplomati: S'njoftoi

Sipas mediave kroate, Vuçiç nuk ka njoftuar asnjë institucion zyrtar për vizitën e tij, madje ai kishte kontaktuar kryetarin e partisë serbe në Kroaci, SDSS, Milorad Pupovac për ta shoqëruar në Jasenovac, në zonën përkujtimore ku vdiqën shumë serbë në Luftën e Dytë Botërore.

17 Korrik 2022, 11:17 Nga d.a.
Tensione diplomatike Kroaci-Serbi, Vuçiçit i ndalohet hyrja,
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidentit serb Aleksandër Vuçiç u ndalua nga autoritetet kroate që të vizitojë Jasenovacin duke shkaktuar kështu tensione diplomatike mes dy palëve.

Sipas mediave kroate, Vuçiç nuk ka njoftuar asnjë institucion zyrtar për vizitën e tij, madje ai kishte kontaktuar kryetarin e partisë serbe në Kroaci, SDSS, Milorad Pupovac për ta shoqëruar në Jasenovac, në zonën përkujtimore ku vdiqën shumë serbë në Luftën e Dytë Botërore.

Nga autoritetet kroate një vizitë private dhe e palajmëruar e Vuçiç në Jasenovac është konsideruar si një tentativë e tij për të krijuar kaos dhe tensione mes dy vendeve.

Pa njoftim zyrtar të autoriteteve kroate, pa koordinim me ambasadën, Vuçiç kishte dashur ta kalonte kufirin nga Bosnjë e Hercegovina, përkatësisht entiteti i saj Republika Srpska dhe të mbërrinte në Jasenovac rreth orës 11:00 dhe më pas në Pakrac rreth orës 14:00.

Pas kësaj vetë Vuçiç ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale ku publikoi një fot dhe e shoqëroi me shkrimin: "Vetëm bëjeni ju punën tuaj. Do të jetojë populli serb dhe kurrë nuk do të harrojë”.

Ndërkohë Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë Gordan Grliq Radman doli në një konferencë për shtyp ku sqaroi se kanë marrë vesh në rrugë jozyrtare se Vuçiç kishte ndërmend ta vizitonte Jasenovacin dhe Pakracin.

Është e pazakontë që ne të mësojmë për këtë në mënyrë jozyrtare. Kujtojmë se me rastin e çdo vizite të zyrtarëve të huaj, koha, rasti dhe plani i vizitës duhet të jetë pjesë e marrëveshjes mes dy palëve. Kroacia nuk është e informuar, kjo është e papranueshme për Kroacinë dhe e konsiderojmë të keqe. Ne mendojmë se kjo nuk është e sinqertë, se kjo nuk tregon respekt”, -tha Radman. 

Ai tha se Kroacia e konsideron këtë veprim si provokim nga ana e Vuçiç dhe se  “Serbia nuk është përballur me të kaluarën”, duke përmendur çështjen e personave të zhdukur që Kroacia i kërkon ende.

Kur bëhet fjalë për përfshirjen e pakicave dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, kush mund të jetë shembull më i mirë sesa Kroacia. Minoriteti serb ka tre vende të garantuara në parlament, SDSS merr pjesë në qeveri, përfaqësuesi i minoritetit serb është zëvendëskryeministër. Zotëri, ky nuk është një udhëtim për në det. Presidenti i vendit është një person i mbrojtur, një vizitë e tillë kërkon përfshirjen e autoriteteve kroate. Ne gjithmonë njoftojmë ardhjen tonë, që mungonte këtu. Nuk mund ta kaloni kufiri ashtu”, shtoi kryediplomati kroat.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, vlerësoi sot se vendimi i qeverisë kroate për të mos lejuar Vuçiç, në një vizitë private në Jasenovac, ku ai dëshironte të nderonte viktimat e atij kampi gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte skandali më i madh në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kroacisë në historinë moderne. 

“Që ju lejojnë të hyni në territorin e Kroacisë, por që nuk ju lejojnë të shkoni në Jasenovac dhe të vendosni një lule, dërgon një mesazh të tmerrshëm. Ky është një akt antievropian, anti-civilizues, ilegal dhe në çdo mënyrë jo vetëm skandaloze, por edhe tmerruese”, -tha kryeministrja.

Ndërkohë Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikola Selakoviç doli në një konferencë për media për të njoftuar se i kanë dërguar një notë proteste ambasadës së Kroacisë në Beograd, lidhur me vendimin e qeverisë në Zagreb për të mos e lënë presidentin serb, që të hyjë në Kroaci. Notën e protestës, sipas Selakoviçit, ambasada kroate nuk ka pranuar ta marrë.

Në kampin e Jasenovacit, sipas raporteve të komisioneve të pavarura, u vranë 700.000 serbë, hebrenj dhe romë, dhe kampi ishte vend i vuajtjeve masive të grave dhe fëmijëve.

aleksander vucic marredheniet kroaci-serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj