Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Duke rikujtuar se kjo krizë është shkaktuar nga Serbia, Osmani tha se Kosova është në të drejtën e saj, në kontekst të sudimit të ligjit e sovranitetit.
PODGORICË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për situatën në veri të Kosovës, shtensionimin e situatës e zgjedhjet e parakohshme e të mundshme në katër komunat. Në një intervistë për RTK-në nga Podgorica, presidentja Osmani deklaroi se sa i përket situatës në veri të Republikës, është me rëndësi që Kosova ta gjejë zgjidhjen bashkë me aletatët e saj.
Duke rikujtuar se kjo krizë është shkaktuar nga Serbia, Osmani tha se Kosova është në të drejtën e saj, në kontekst të sudimit të ligjit e sovranitetit. Duke folur për zgjedhjet e reja në komunat në veri, ajo tha se ligji parasheh disa situata për zgjedhjet e parakohshme, e që një prej tyre, sipas saj, është më e mira sepse siguron edhe pjesëmarrjen e serbëve që jetojnë në ato komuna.
“Kjo ka të bëjë me nënshkrimin e një peticioni nga 20 % e votuesve nga secila prej këtyre komunave. Mendoj se nëpërmjet kësaj, krijohet detyrim ligjor për institucionet, por edhe ne po tregojmë vullnet politik për një gjë të tillë”, tha Osmani.
Sipas saj, kjo hapë rrugën për pjesëmarrjen demokratike të qytetarëve serbë në zgjehdje dhe për zgjedhjen e kryetarëve të rinj.
“Këtë e shoh si çështjen më urgjente dhe njëkohëshsit të vazhdojnë përpjeket e Policisë së Kosovës për sundim të ligjit në veri e në veçanti për ndëshkimin e personave që morën pjesë në dhunë ndaj KFOR-it, policëve e gazetarëve”, tha Osmani.
Duke folur për masat e mundshme ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, në rast të mos shtensionimit të situatës në veri, presidentja Osmani tha se është duke u punuar në evitimin e masave të tilla.
“Kontaktet tona janë të vazhdueshme e të përditshme me BE e SHBA dhe përderisa të gjithë, ne, BE e SHBA e kemi një synim strategjik të përbashkët, që është Kosova sovrane, e pavarur në kufijtë aktualë dhe e integruar në strukturat atlantike, asgjë nuk duhet të na pengojë që këto dallime të momentit t’i kalojmë sa më parë”, u shpreh ajo.
Teksa foli për samitin në të cilin po merr pjesë e që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi, presidentja Osmani u shpreh se një iniciativë e tillë ekziston që nga viti 1996 dhe përfshinë 13 shtete të Evropës Juglindore.
“Qëllimi është të flasim për hapat që vendet tona të përafrohën me BE-në. Procesi i integrimit evropian është prej temave kryesore, pastaj tema e dytë ishte siguria, pasi ka kohë që e gjithë arkitektura e sigurisë së Evropës është nën sulm për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës”, tha ajo.
“Por edhe rajoni ynë preket nga ndikimi malinj rus përmes Serbisë dhe këto ishin disa nga temat që i kam shtruar unë dhe shumë folës. Në emër të Republikës së Kosovës, përvec akspekteve pozitive të bashkëpunimit rajonal që na con drejt integrimit evropian, nëpërmjet iniciativave si kjo, por edhe Procesi i Berlimit, natyrisht se kam folur edhe për sfidat e fundit të sigurisë që janë duke u shkaktuar nga Serbia e cila ka shkaktuar akt agresioni ndaj Kosovës,shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial dhe po ashtu edhe shkelje të Marrëveshjes Tekniko-Ushtarake që e ka me NATO-n”, tha Osmani.
Presidentja Osmani deklaroi se asnjë nga këto veprime nuk kontribuojnë në fqinjësi të mirë.
“Përkundrazi, rrezikojnë përpjekjet edhe të BE-së edhe aleatëve tanë në SHBA për paqe e stabilitet dhe anëtarësim në strukturat euro-atlantike”, tha ajo.
foto ilustruese KOSOVË- Komisioni Evropian do të ndërmarrë një numër masash kundër Kosovës e të cilat do ...
pamje nga ngjarja FRANCË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku, policia vrau një adoleshent që refuzoi ...
Dmytro Kuleba UKRAINË- Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se ndërsa Ukraina nuk kishte ndonjë inteligjencë specifi...
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë nisur ndërmjetësimin e bisedimeve treditore të paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Kjo ësht&e...
Aleksandër Lukashenko BJELLORUSI- Alexandër Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë, ka pohuar se ata nuk ndërtojnë kampe p&eum...
Ramush Haradinaj TIRANË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka deklaruar se po të isht...
Von der Leyen KOSOVË- Pas një bisede telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, presidentja e Komisionit Evropian Ursula ...
Li Qiang KINË- Kryeministri kinez, Li Qiang hodhi poshtë debatin për reduktimin e varësisë ekonomike nga Kina dhe në ven...
Jakor Milatoviç MALI I ZI- President i Malit të Zi, Jakor Milatoviç ka komentuar zhvillimet në veri të Kosovës. Ai ka t...
Annalena Baerbock GJERMANI- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka reaguar në lidhje me kryengritjen e zhvilluar pak dit&eu...